KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Tension në PS, Rama kërkon 800 mijë vota në diasporë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Tension në PS, Rama kërkon 800 mijë vota në diasporë
AnalizeOpinionPolitike

Tension në PS, Rama kërkon 800 mijë vota në diasporë

Përditësimi i fundit: 19 Nëntor, 2024 10:38 am
133 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Në selinë e socialistëve nuk ka shqetësim për aferat e korrupsionit, skandalet që pasojnë njëri-tjetrin, keqqeverisjen dhe krimin e bërë bashkë me pushtetin në të gjitha nivelet.

Kontrolli i votës së diasporës duket se i mundon më shumë se gjithçka tjetër tash pas 12 vitesh në pushtet.

Nga njëri takim në tjetrin ka një tension të brendshëm dhe një pendesë në rritje te vetë Edi Rama dhe oborri i pushtetit të tij.

Pendesë që bënë ndryshimet në Kodin Zgjedhor për të mundësuar votën e diasporës. Arsyeja lidhet vetëm me kontrollin e kësaj vote e jo me aspekte të tjera organizative.

Një burim pranë PS i tregoi Lapsi.al për një takim që Edi Rama zhvilloi të hënën e shkuar (11 nëntor) përpara se të fluturonte me charter në Azerbajxhan. Në takimin online ishin drejtuesit politikë të PS dhe kryetarët e bashkive.

Me ton ultimativ, Rama iu ka kërkuar 800 mijë vota për PS-në vetëm nga diaspora. I pakënaqur me punën e deritanishme pasi Taulant Balla bëri një raportim të gjendjes, Rama u largua nga takimi në mënyrë demonstrative.

Aktualisht saktësoi burimi ynë, PS në diasporë ka kontaktuar apo patronazhuar rreth 50-60 mijë shqiptarë. Kjo është një shifër tejet e papërfillshme në raport me numrin total të shqiptarëve më të drejtë vote në disaporë që llogaritet në 1 milion e 630 mijë shtetas.

Shqetësimi është përcjellë edhe në takime të tjera me deputetë e përfaqësues të PS për të pasur një angazhim më të madh me diasporën.

Trajnim për sistemin e ri të patronazhimit

PS mëson Lapsi.al po ndërton një databazë vetëm me votuesit e diasporës, të cilën e quan Libri i Kontakteve të Diasporës. Nuk është gjë tjetër veçse një sistem i ri patronazhimi për shqiptarët jashtë vendit.

Kur u miratua mundësimi i votës së diasporës, Lapsi.al e ka paralajmëruar një skemë të tillë si ajo që Rama zbatoi në Shqipëri në zgjedhjet e vitit 2021 dhe që Lapsi.al e denoncoi i pari me faktë. Dosje që fatkeqësisht nuk u zbardh kurrë nga drejtësia e re me “heronjtë e fëmijëve tanë”.

Në selinë rozë kanë nisur ndërkohë trajnimet për hedhjen e të dhënave në sistem, ku kanë akses vetëm pak njerëz të besuar nga çdo qark e pranë kupolës së pushtetit.

Formulari

Paralelisht me trajnimin ka nisur edhe shpërndarja e një formulari të detyrueshëm për punonjësit e administratës. Kërkohen 10 emra bashkë me kontaktet e tyre jashtë vendit. Të njohur apo të afërm të deklaruesit që janë me të drejtë vote në diasporë.

Në formular duhet speficikuar emër mbiemër, atësia, numri i telefonit, kodi postar dhe shteti ku banon. Nuk ka dyshim që edhe selitë tona diplomatike kudo në botë do të vihen në shërbim të kësaj skeme kriminale, për të lehtësuar procesin e mbledhjes së votave për Partinë Socialiste.

Përtej entuziazmit që krijohet nëpër sallat e takimeve jashtë vendit të cilat mbushen edhe me militantë të PS-së të ardhur nga Shqipëria, por edhe me njerëz të përzgjedhur nga kontaktet e drejtuesve socialistë, siç ndodhi sidomos në SHBA, Edi Rama i trembet fatit të votës së diasporës.

Nuk ka kontroll maksimal e as garanci siç ka me pjesën dërrmuese të votuesve brenda vendit. Për këtë arsye presioni mbi të gjithë strukturën e PS është tejet i lartë. Edhe në takime të ndryshme partiake brenda vendit kryefjala e drejtuesve të PS-së është vota e diasporës dhe patronazhimi i saj me çdo çmim.

PS kërkon tjetër ndërhyrje në Kodin Zgjedhor

Dekretimi i datës së zgjedhjeve po shtyhet në limit të afatit nga Bajram Begaj me porosi të socialistëve pikërisht për t’u vendosur përfundimisht se çdo të bëhet me votën e diasporës.

PS e PD kanë një mekanizëm bllokimi në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve për modalitetet e administrimit të votës. Damian Gjiknuri ka kërkuar një tjetër ndërhyrje në Kodin Zgjedhor ndërsa PD nuk e sheh ende të nevojshme këtë lëvizje.

KQZ pretendon se asnjë prej operatorëve ndërkombëtarë nuk merr përsipër në më pak se 30 deri 45 ditë sjelljen e zarfeve me fletët e votimit.

Sido që të shkojnë gjërat, pak po e sigurt, që Edi Rama s’ka për të hequr dorë nga vesi i patronazhimit të votave edhe në diasporë pavarësisht çmimit shumë më të lartë që mund të ketë ky operacional kriminal e antidemokratik.

Ndoshta dhe është e teprim të flasësh për standarde demokratike në një kohë kur kleptokracia dhe autokracia në Shqipëri kanë zënë vend.

 

Marrë nga Lapsi.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Qeveria “devijoi” nga rekomandimet e ekspertëve për tkurrjen e Zonave të Mbrojtura
Artikulli tjetër Eksportet në pikiatë, bien me 14.3% për 10 mujorin e parë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.