KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Trump dhe Xi hapin ditën e dytë të bisedimeve, me krizën në Iran
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Trump dhe Xi hapin ditën e dytë të bisedimeve, me krizën në Iran
AktualeAnalizeBotaPolitike

Trump dhe Xi hapin ditën e dytë të bisedimeve, me krizën në Iran

Përditësimi i fundit: 15 Maj, 2026 8:29 am
40 Shikime
Share
9 Min. Leximi
SHARE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe udhëheqës i Kinës, Xi Jinping, e hapën ditën përfundimtare të samitit të tyre në Pekin të premten.

Lufta në Iran po zë gjithnjë e më shumë vend qendror në këtë samit para mosmarrëveshjeve tregtare dhe tensioneve teknologjike që fillimisht pritej ta mbizotëronin takimin midis dy fuqive më të mëdha të botës.

Gjatë takimit të premten në Zhongnanhai, dy udhëheqësit e filluan rundin e fundit të bisedimeve pas një dite të parë të karakterizuar nga shfaqja e vullnetit të mirë publikisht dhe një përafrimi të vazhdueshëm lidhur me rreziqet ekonomike të shkaktuara nga lufta në Iran.

Trump u tha gazetarëve se ai dhe Xi biseduan për tregtinë, Iranin dhe “shumë gjëra të tjera”.

Ministria e Jashtme e Kinës tha të premten se Pekini e mbështet vazhdimin e armëpushimit të brishtë me Iranin dhe se është “duke punuar pa pushim” për të ndihmuar në përfundimin e luftës, dhe se kërkon të luajë “rol konstruktiv” në bisedimet e ardhshme për paqe.

“Rrugët detare duhet të rihapen sa më shpejt të jetë e mundur”, shtoi Ministria kineze, duke iu referuar ndërprerjes së transportit detar rreth Ngushticës së Hormuzit, rrugës jetike ujore nëpër të cilën zakonisht kalon rreth një të pestën e furnizimit global me naftë.

Paraprakisht, Trump theksoi në një intervistë për Fox News në Pekin se Xi kishte ofruar ndihmë për të ndërmjetësuar një marrëveshje me Teheranin, ishte pajtuar që Irani nuk duhet të posedojë armë bërthamore dhe ishte zotuar të mos e furnizojë Iranin me pajisje ushtarake.

“Mendoj se as Kina nuk dëshiron që Irani të ketë armë bërthamore”, tha Trump. “Ajo do të donte ta shihte përfundimin e kësaj”.

Lufta në Iran e ka ndryshuar shpejt agjendën e samitit, pasi në qendër të saj pritej të ishin tregtia dhe teknologjia, por liderët bënë përpjekje më të madhe për t’i menaxhuar pasojat ekonomike dhe gjeopolitike të konfliktit.

Uashingtoni po i bën trysni Pekinit ta përdorë ndikimin që ka mbi Teheranin për të ndihmuar në përfundimin e luftës, ndërsa Kina po balancon lidhjet e saj të ngushta me Iranin kundrejt shqetësimeve në rritje për furnizimet me energji dhe rritjen globale.

“Pekini u pajtua që Ngushtica e Hormuzit duhet të mbetet e hapur dhe që Irani nuk duhet të ketë armë bërthamore. Këto zotime retorike i kushtojnë shumë pak Kinës”, tha për Radion Evropa e Lirë Craig Singleton, bashkëpunëtor i lartë në Fondaconin për Mbrojtjen e Demokracive.

“Testi më i vështirë është nëse Pekini do të ushtrojë trysni ndaj Teheranit, nëse do ta kufizojë blerjen e naftës nga Irani, apo do ta ndihmojë Uashingtonin të shndërrojë në rezultat të dukshëm gjuhën e përgjithshme”, shtoi ai.

Lufta në Iran ndryshon samitin

Trump ka këmbëngulur vazhdimisht se Shtetet e Bashkuara nuk kanë nevojë për ndihmën e Kinës për ta zgjidhur konfliktin.

Para se të largohej nga Uashingtoni në fillim të kësaj jave, ai paralajmëroi se armëpushimi mezi po mbahej, ndërsa në një postim në Truth Social herët të premten në mëngjes, Trump la të kuptohej gjithashtu se operacionet ushtarake amerikane kundër Iranit mund të rifillojnë, duke shkruar se “shkatërrimi ushtarak i Iranit do të vazhdonte!”

Ndërkohë, Pekini ka shmangur me kujdes kritikat e drejtpërdrejta ndaj Uashingtonit, duke e paraqitur veten si mbështetës të diplomacisë dhe stabilitetit rajonal.

“Është në interesin e vet Kinës që gjendja në Lindjen e Mesme të qetësohet”, tha për REL-in Dali Yang, profesor i politikës kineze në Universitetin e Çikagos.

“Pra, strategjikisht, jam pothuajse i sigurt se ekziston një lloj marrëveshjeje [mbi Iranin], pak a shumë, megjithëse Kina shprehu qartazi kundërshtimin ndaj luftës”.

Kina mbetet blerësi më i madh i naftës iraniane dhe një nga partnerët ekonomikë më të afërt të Teheranit, por ajo ka gjithashtu motive të forta për të shmangur një konflikt të zgjatur që mund t’i ndërpresë më tej zinxhirët e furnizimit.

Duke folur për NBC News të enjten, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se Trump diskutoi drejtpërdrejt me Xinë për Ngushticën e Hormuzit gjatë bisedimeve të tyre.

“Pala kineze tha se nuk është në favor të militarizimit të Ngushticës së Hormuzit dhe nuk është në favor të një sistemi me pagesë, dhe ky është edhe qëndrimi ynë”, tha Rubio.

Rubio gjithashtu hodhi poshtë sugjerimet se Uashingtoni po kërkonte ndihmën e Pekinit për t’i dhënë fund konfliktit.

“Ai nuk i kërkoi asgjë”, tha Rubio për Trumpin. “Ne nuk kemi nevojë për ndihmën e tyre”.

Pak përparime të arritur me gjithë vullnetin e mirë

Dita e parë e samitit u karakterizua nga diplomaci e orkestruar me kujdes dhe retorikë optimiste nga të dy udhëheqësit.

Trump e lavdëroi Xinë si “mik” gjatë takimeve të enjten dhe më vonë e ftoi ta vizitojë Shtëpinë e Bardhë më 24 shtator.

Mediat shtetërore kineze e paraqitën samitin si fillimin e asaj që Xi e quajti “një marrëdhënie strategjike konstruktive dhe të qëndrueshme” që synon të jetë udhërrëfyes për lidhjet midis Uashingtonit dhe Pekinit në vitet e ardhshme.

Por, përtej retorikës së ngrohtë, analistët thonë se samiti deri tani ka sjellë përparim të kufizuar dhe ka vënë në pah se sa i rrënjosur mbetet rivaliteti midis dy vendeve.

“Trump po arrin lëvizje modeste që mund t’i shesë politikisht në vend. Xi po vendos bazat për stabilitetin që i nevojitet Pekinit, duke ruajtur njëkohësisht ndikimin që ka ndërtuar”, tha Singleton. “Të dyja palët po përpiqen të mbajnë gjallë momentumin pa ndryshuar kushtet themelore të rivalitetit”.

Përfaqësuesi amerikan i Tregtisë, Jamieson Greer, tha në një intervistë për Bloomberg TV të premten se Uashingtoni pret që Pekini të blejë mallra bujqësore amerikane me vlerë “dhjetëra miliarda dollarë” çdo vit gjatë tri vjetëve të ardhshme.

Autoritetet kineze gjithashtu rinovuan licencat e eksportit për qindra prodhues amerikanë të mishit të viçit, pasi shumë leje kishin skaduar vitin e kaluar mes mosmarrëveshjeve në rritje për tarifat doganore.

Trump gjithashtu i tha Fox News gjatë intervistës së tij se Xi ishte pajtuar t’i porosiste 200 avionë Boeing.

Dy qeveritë po diskutojnë gjithashtu një “Bord Tregtar” prej 30 miliardë dollarësh që do të mbulojë mallra jo të ndjeshme, tha Greer.

Megjithatë, shumë nga çështjet që nxisin konkurrencën afatgjatë midis Uashingtonit dhe Pekinit mbeten të pazgjidhura, përfshirë kontrollet e eksportit për teknologjinë e avancuar, kufizimet mbi mineralet e rralla dhe Tajvanin.

Xi e paralajmëroi Trumpin gjatë ditës së parë të bisedimeve se Tajvani mund të bëhet një pikë e nxehtë për përballje të drejtpërdrejtë nëse situata menaxhohet gabimisht.

“Samiti vendos një ton stabilizues”, tha për REL-in Keitan Zhang, profesor në Universitetin George Mason. “Por, ajo që do të vijë më pas, veçanërisht në çështjet e vështira, do të varet shumë nga politika e brendshme në të dy vendet dhe nga mënyra se si do të zhvillohen konfliktet si Irani dhe Ukraina”.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Paqja Fiskale hyn në zbatim, fshihen borxhet e prapambetura

U kërkua rikthimi në burg, asnjë shenjë nga Lefter Koka/ Ish-ministri ka lënë Shqipërinë

Italia kalon në “sitë” detin/ Gjoba për jahtet dhe anijet luksoze, që lundronin me flamuj të huaj

Mesazh i ri i SHBA-së për Evropën? Pentagoni “ngrin” vendosjen e trupave në Poloni

Hashim Thaçi: “Kosova, e përçarë nga brenda dhe e bllokuar nga jashtë”

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm SHBA-ja furnizon Kosovën me armatim, me vlerë 14 milionë dollarë
Artikulli tjetër Rënie e ndjeshme e migracionit ilegal në BE

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Jeta në Tiranë kushton 60% më shumë se në 2021
Analize Kryesore Opinion Sociale 15 Maj, 2026
Ancelotti zgjat kontratën me Brazilin, deri më 2030-ën
Aktuale Analize Koment Sociale Sporti 15 Maj, 2026
Skandal në Kosovë! Zv.ministri i Financave dhunohet nga kryetari i Komunës së Skënderajt
Aktuale Fokus Kryesore Politike Rajoni 15 Maj, 2026
Punësimi në sektorin bankar arrin rekord
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 15 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.