KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Trump i prerë:Nuk do të lejoj aneksim të Jordanit Perëndimor
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Trump i prerë:Nuk do të lejoj aneksim të Jordanit Perëndimor
AktualeAnalizeBotaKomentPolitike

Trump i prerë:Nuk do të lejoj aneksim të Jordanit Perëndimor

Përditësimi i fundit: 27 Shtator, 2025 8:27 am
242 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

“Unë nuk do t’i lejoj Izraelit, që të aneksojë territoret palestineze të pushtuara më 1967”, theksoi presidenti i SHBA-së Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë në Uashington. “Mjaft më. Ka ardhur koha për t’u ndalur”, theksoi më tej Trump. Me këtë kryeministri i IzraelitBenjamin Netanjahu vetëm pak orë para fjalimit të tij në Asamblenë e 80-të të Përgjithshme të OKB-së has në një kundërshtim të fortë të aleatit të vet më të ngushtë.

Trump bisedon me përfaqësuesit arab dhe mysliman

Trump në kuadrin e Asamblesë së Përgjithshme tëOKB-sëbisedoi me përfaqësues të nivelit të lartë nga Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari, Egjipti, Jordania, Turqia, Indonezia dhe Pakistani. Ata e paralajmëruan atë për pasoja të rënda në rast të një aneksimi të plotë të Jordanit Perëndimor. Ministri i Jashtëm saudit, princi Faisal bin Farhan Al-Saud, tha, se Trump e kupton shumë mirë këtë.

Netanjahu përpara se të nisej për në Nju Jork deklaroi, se do të adresohet qartë kundrejt atyre vendeve, që para pak ditësh njohën shtetin palestinez. Ndër të tjerë Franca, Britania e Madhe, Kanadaja dhe Australia me njohjen e shtetit palestinez duan që të mbetet aktive mundësia e zgjidhjes me dy shtete ndërmjet Izraelit dhe Palestinës.

Netanjahu akuzon shtetet perëndimore, se me këtë hap “shpërblejnë” sulmin terrorist të organizatës terroriste palestineze Hamas ndaj Izraelit më 7 tetor 2023. Hamasi, që nga shumë shtete është klasifikuar si organizatë terroriste, bashkë me grupimet aleate vrau 1200 vetë dhe mori 251 pengje. Rreth 48 pengje, prej të cilëve sipas njohurive të Izraelit 20 janë ende gjallë, vazhdojnë të mbahen në Rripin e Gazës.

Sulmi brutal ndezi luftën ndërmjet Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës në Mesdhe. Deri tani si rrjedhojë, sipas të dhënave palestineze, janë vrarë rreth 65.000 vetë në Rripin e Gazës. OKB-ja dhe organizatat e ndihmës e konsiderojnë të pabesueshme këtë shifër. Gjendja e furnizimit në territorin me rreth dy milionë banorë të rrethuar nga Izraeli është katastrofale.

Për shkak të veprimeve në Rripin e Gazës Izraeli po izolohet gjithnjë e më shumë në nivelin ndërkombëtar. SHBA dhe Gjermania ende janë në anën e Izraelit dhe nuk e kanë njohur shtetin palestinez. Qeveria në Berlin megjithatë ka kufizuar furnizimet me armë për Izraelin.

Presioni i ministrave ekstremistë

Ministrat ekstremistë të djathtë në qeverinë e Netanjahut kanë kërkuar me këmbëngulje së fundi – edhe duke iu referuar Hamasit – që të aneksohet edhe Bregu Perëndimor i Jordanit, të cilin ata e konsiderojnë si pjesë të “Izraelit biblik”. Një shtet të mëvetsishëm palestinez ata duan ta pengojnë me çdo kusht.

Në këtë mënyrë qeveria konsevatore religjoze e Netanjahut po avancon vazhdimisht me zgjerimin e vendbanimeve në Bregun Perëndimor të Jordanit dhe po ashtu edhe në Jeruzalemin Lindor të pushtuar më 1967. Në gusht një plan vendbanimesh i emërtuat E1 dhe i kritikuar nga shtetet perëndimore u miratua përfundimisht. Ky projekt do ta priste Jordanin Perëndimor dhe do të shkëpuste Jeruzalemin Lindor.

Në të dyja këto rajone jetojnë sot mbi 700.000 kolonë izraelitë në mes të rreth tre milionë palestinezëve. Palestinezët i pretendojnë këto territore për shtetin e tyre.

Edhe Britania e Madhe e paralajmëron Izraelin

Edhe zëvendëskryeministri britaniak, David Lammy, gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së e paralajmëroi Izraelin lidhur me “aneksimin e territoreve palestineze”. Aneksimet duhet të ndalohen, tha Lammy në forumin më të madh të OKB-së në Nju Jork.

Baerbock i referohet Kartës së OKB-së

Presidentja e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ish-ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, i solli në kujtesë Netanjahut parimet bazë të Kartës së OKB-së. “Aneksimi është i ndaluar, po ashtu sikurse është e ndaluar sipas së drejtës humanitare ndërkombëtare, përdorimi i ndihmës humanitare si armë lufte”, bëri të qartë Baerbock. Secili vend i botës ka të drejtën për vetëvendosje.

Edhe në Rezolutën e parë të OKB-së të shekullit të 20-të theksohet, “që palestiezët mund të jetojnë në paqe në shtetin e tyre krahas shtetit të Izraelit, i cili natyrisht duhet të jetojë në siguri”. Kjo është “një premisë bazë e OKB-së. E kësaj duhet t’i përmbahet çdo shtet dhe kryeministër”.

Kryeministri i Izraelit, sipas mediave, pas takimit të tij me Trump të planifikuar për të hënën do të marrë një vendim përfundimtar lidhur me Bregun Perëndimor të Jordanit. “Përgjigjen ndaj përpjekjeve të fundit për të na imponuar ne një shtet terrori në mes të vendit tonë, do ta japë pas kthimit nga SHBA-ja”, njoftohet nga zyra e tij.

 

Marrë nga AFP

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shtëpia, shkopi dhe karrota: Paradoksi i intervenizmit

Saksonët

Qeveria planifikon të shkrijë Kadastrën dhe Agjencinë e Trajtimit të Pronave

Media italiane: Nuk ndalen protestat, shqiptarët kundër Kastës Rama-Berisha!

Champions League/ Napoli-Arsenal top ndeshja, por në fushë janë edhe Barcelona, Liverpool e Paris Saint Germain

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Evropa mbrohet: “Mur” kundër dronëve
Artikulli tjetër Gazetarët në Serbi nën presionin e regjimit të Vuçiçit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Vuçiç shpërndan Parlamentin në Serbi, shpall zgjedhje të parakohshme më 25 tetor
Aktuale Analize Fokus Politike Rajoni 9 Shtator, 2026
Mbledhja e firmave për ndryshimin e Kodit Elektoral has pengesën e parë
Analize Fokus Kryesore Politike Zhvillim 9 Shtator, 2026
Itali/ Ekzekutohet me armë zjarri 35-vjeçari shqiptar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 9 Shtator, 2026
Më 25 tetor ndryshon ora
Kryesore Sociale Te Tjera Zhvillim 9 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.