KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Trump: Jam i përkushtuar për ta blerë dhe zotëruar Gazën
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Trump: Jam i përkushtuar për ta blerë dhe zotëruar Gazën
AnalizeBotaOpinionPolitike

Trump: Jam i përkushtuar për ta blerë dhe zotëruar Gazën

Përditësimi i fundit: 10 Shkurt, 2025 1:36 pm
147 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se është “i përkushtuar për të blerë dhe zotëruar” Rripin e Gazës dhe po ashtu bërë të bërë zhvendosjen e dy milionë palestinezëve që jetojnë atje, pavarësisht se plani i tij është dënuar në masë globale.

Ai u ka thënë gazetarëve gjatë udhëtimit të tij për në “Super Bowl” të dielën se mund të lejonte që vendet e Lindjes së Mesme të përfshiheshin në rindërtimin e pjesëve të territorit dhe se do të sigurohej që refugjatët palestinezë të “jetojnë bukur”.

“Unë jam i përkushtuar për të blerë dhe zotëruar Gazën. Për sa i përket rindërtimit të saj, ne mund t’ua japim atë shteteve të tjera në Lindjen e Mesme për të ndërtuar pjesë të saj. Të tjerë mund ta bëjnë këtë nëpërmjet kujdesit tonë. Por ne jemi të përkushtuar ta zotërojmë atë, ta marrim dhe të sigurohemi që Hamasi të mos kthehet prapa”, ka deklaruar ai pa shpjeguar se nga kush do ta blinte Gazën dhe si SHBA-ja do ta zotëronte Gazën.

Si Autoriteti Palestinez ashtu edhe grupi i armatosur Hamas, lufta 16-mujore e të cilit me Izraelin ka shkaktuar shkatërrim të gjerë në Gaza, përsëritën se toka palestineze “nuk ishte në shitje”.

Por kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka vlerësuar propozimin e Trumpit si “revolucionar dhe krijues”.

Deklarata e Trumpit vjen tri javë pas fillimit të zbatimit të një armëpushimi të brishtë në Gaza, gjatë së cilit Hamasi ka liruar disa nga pengjet izraelitë që po mban në këmbim të të burgosurve palestinezë në burgjet izraelite.

Ushtria izraelite nisi një fushatë për të shkatërruar Hamasin në përgjigje të një sulmi të paprecedentë ndërkufitar më 7 tetor 2023, në të cilin rreth 1200 njerëz u vranë dhe 251 u morën peng.

Më shumë se 48,180 njerëz janë vrarë në Gaza që atëherë, sipas ministrisë së Shëndetësisë të territorit të Hamasit.

Shumica e popullsisë së Gazës gjithashtu është zhvendosur disa herë, pothuajse 70% e ndërtesave vlerësohet të jenë të dëmtuara ose të shkatërruara, sistemet e kujdesit shëndetësor, ujit, kanalizimeve dhe higjienës janë shembur, dhe ka mungesë të ushqimit, karburantit, ilaçeve dhe strehimit.

Trumpi ka thënë se njerëzit nga e gjithë bota do të jenë në gjendje të lëvizin në Gaza dhe premtoi të “kujdeset për palestinezët”.

“Ne do të sigurohemi që ata të jetojnë bukur, në harmoni dhe paqe dhe që të mos vriten. Ata nuk duan të kthehen në Gaza. Ata kthehen vetëm sepse nuk kanë alternativë”, ka shtuar ai.

Presidenti gjithashtu ka shprehur përsëri besimin se ai mund t’i bindë Egjiptin dhe Jordaninë fqinje për të ndihmuar, pavarësisht refuzimeve të mëparshme publike të kërkesave të tij për të pranuar refugjatë nga Gaza.

Mbreti Abdullah i Jordanisë do të takohet me Trumpin në Washington të martën, ndërsa presidenti i Izraelit ka thënë se Trumpi do të zhvillojë gjithashtu bisedime me presidentin egjiptian Abdul Fattah al-Sisi dhe Princin e Kurorës Saudite Mohammed bin Salman në ditët në vijim.

 

Marrë nga BBC

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Poloni: Budallallëqet e demokracisë më të vjetër në Botë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Haradinaj përjashton koalicionin me Kurtin
Artikulli tjetër Gjermanët më shumë të shqetësuar për ekonominë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.