KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Trump nënshkroi urdhrin që ndalon dhënien e nënshtetësisë fëmijëve të emigrantëve pa dokumente
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Koment > Trump nënshkroi urdhrin që ndalon dhënien e nënshtetësisë fëmijëve të emigrantëve pa dokumente
BotaFokusKomentPolitikeSociale

Trump nënshkroi urdhrin që ndalon dhënien e nënshtetësisë fëmijëve të emigrantëve pa dokumente

Përditësimi i fundit: 22 Janar, 2025 9:40 am
175 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Prokurorët e përgjithshëm të 22 shteteve amerikane ngritën padi të martën për të bllokuar masën e Presidentit Donald Trump për t’i dhënë fund një praktike imigracioni në Shtetet e Bashkuar të njohur si e drejta e shtetësisë përmes lindjes, e cila garanton që fëmijët e lindur në SHBA janë shtetas pavarësisht nga statusi i prindërve të tyre.

Urdhri ekzekutiv i Trump i nënshkruar të hënën synon përmbushjen e një premtimi të fushatës presidenciale, por suksesi i tij është i pasigurt, në kushtet kur e drejta e shtetësisë në bazë të lindjes është e parashikuar në kushtetutën amerikane. Prokurorët e përgjithshëm të shteteve me shumive demokrate dhe avokatët e të drejtave të emigrantëve thonë se çështja e shtetësisë përmes lindjes është e garantuar me ligj dhe megjithëse presidentët kanë autoritet të gjerë, ata nuk janë monarkë.

“Presidenti nuk mundet të shfuqizojë Amendamentin e 14-të me një të rënë të lapsit, pikë!”, tha Prokurori i Përgjithshëm i Nju Xhersit, Matt Platkin.

Shtëpia e Bardhë tha se është gati të përballet me shtetet në gjykatë dhe i quajti paditë “asgjë më shumë se pjesë e rezistencës së së majtës”.

“Të majtët radikalë ose mund të zgjedhin të refuzojnë vullnetin dërrmues të popullit, ose mund të bashkohen me ne dhe të punojnë me Presidentin Trump”, tha zëvendëssekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë, Harrison Fields.

Prokurori i Përgjithshëm i Konektikatit, William Tong, një shtetas amerikan i natyralizuar dhe prokurori i parë kinezo-amerikan i një shteti amerikan i zgjedhur në vend, tha se padia ishte personale për të.

“Amendamenti i 14-të e thotë qartë se nëse ke lindur në tokë amerikane, je amerikan. Pikë!”, tha ai.

“Nuk ka asnjë arsye ligjore për debat për këtë çështje. Por fakti që Trump është gabim nuk e pengon atë që të shkaktojë dëme serioze për familjet amerikane si e imja”, tha ai.

Në qendër të debatit është e drejta për shtetësi që i jepet kujtdo që lind në SHBA, pavarësisht nga statusi i prindërve të tyre. Njerëzit që janë në Shtetet e Bashkuara me një vizë turistike ose lloj tjetër vize ose në mëmyrë të paligjshme mund të bëhen prindër të një shtetasi nëse fëmija i tyre lind këtu, sipas Amendamentit të 14-të të Kushtetutës, thonë mbështetësit e kësaj të drejte.

Por zoti Trump dhe aleatët e tij e kundërshtojnë këtë interpretim të amendamentit dhe thonë se duhet të ketë standarde më të ashpra për t’u bërë qytetar. SHBA-ja është mes rreth 30 vendeve, mes së cilëve edhe Kanadaja dhe Meksika, ku e drejta e shtetësisë garantohet përmes lindjes. Shumica janë në Amerikë.

Shumica e vendeve të tjera e japin shtetësinë bazuar në faktin nëse të paktën njëri prind – ose e thënë ndryshe përmes “së drejtës së gjakut” – është shtetas ose ka një formë të shtetësisë përmes origjinës që mund ta kufizojë shtetësinë automatike vetëm për fëmijët e prindërve që janë në një territor në mënyrë të ligjshme.

 

Marrë nga VOA (Zëri i Amerikës)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

26 Tetor, 2026

Shqipëria ka nevojë për politikanë që jetojnë për politikën, jo që jetojnë nga politika

KE thotë se vendimet për kufizimin e lëvizjes u takojnë vendeve anëtare

Investigimi i medias spanjolle: Nga ekzekutimi i Artan Myrtajt në Sarandë te tonelatat e kokainës në Spanjë

Fëmijët, më të rrezikuarit nga varfëria në Shqipëri

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm PD kërkon shfuqizimin e ligjit ‘Për Akademinë e Shkencave’ në Gjykatën Kushtetuese
Artikulli tjetër Importet e zarzavateve dhe kafshëve u rritën mbi 30%, në 2024-ën

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rama i jep leje speciale mikut, të tij të ndërtojë park diellor mbi tokë bujqësore në Lushnje
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 26 Tetor, 2026
Del urdhëri për policët: Mos kontrolloni telefonat e protestuesve!
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 26 Tetor, 2026
Prokuroria merr kamerat e Bankës së Shqipërisë për të gjetur policin që qëlloi Erjon Vishkullin
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 26 Tetor, 2026
Kandidati për President në Austri reagon pas fitores së Listës Studentore në Serbi
Aktuale Bota Koment Kryesore Politike 26 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.