KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Trump pas telefonatës me Putinin: Bisedimet Ukrainë-Rusi për armëpushim do të nisin menjëherë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Koment > Trump pas telefonatës me Putinin: Bisedimet Ukrainë-Rusi për armëpushim do të nisin menjëherë
BotaKomentPolitikeZhvillim

Trump pas telefonatës me Putinin: Bisedimet Ukrainë-Rusi për armëpushim do të nisin menjëherë

Përditësimi i fundit: 20 Maj, 2025 8:08 am
255 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë të hënën se Rusia dhe Ukraina do t’i fillojnë “menjëherë” bisedimet për armëpushim, duke shtuar se zhvilloi telefonatë “të shkëlqyer” me presidentin rus, Vladimir Putin, e cila zgjati më shumë se dy orë.

Trump gjithashtu foli me udhëheqësin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe me liderë evropianë, në përpjekje për të arritur përparim drejt një armëpushimi në luftën në Ukrainë.

“Kushtet për këtë do të negociohen midis dy palëve, ashtu siç duhet të jetë, sepse ata i dinë hollësitë e një negociate që askush tjetër nuk do t’i dinte”, tha Trump në një postim në rrjetet sociale.

Ndërkohë, Putini tha pas telefonatës se Rusia është e gatshme t’i vazhdojë bisedimet për përfundimin e luftës, por ai tregoi se nuk kishte ndonjë përparim të madh në telefonatën me Trumpin, të cilën e cilësoi si bisedë “shumë informuese dhe shumë të sinqertë”.

Putin tha se vendet ndërluftuese duhet të “gjejnë kompromise që do të ishin të pranueshme për të gjitha palët”.

“Në të njëjtën kohë, do të doja të theksoja se, në përgjithësi, qëndrimi i Rusisë është i qartë. Për ne, gjëja më e rëndësishme është t’i eliminojmë shkaqet rrënjësore të kësaj krize”, tha presidenti rus.

Më herët, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha se qëllimi i Trumpit është “ta shohë përfundimin e luftës”, dhe se “ai është zemëruar dhe lodhur nga të dyja palët”.

Steve Witkoff, emisar i Shtëpisë së Bardhë, i cili është takuar tashmë tre herë me Putinin, ka parashikuar se biseda me presidentin rus do t’i “kontribuojë identifikimit të asaj se ku jemi tani dhe se si mund t’i përmbyllim këto negociata”.

“Ata e njohin njëri-tjetrin. Presidenti është i vendosur të bëjë diçka këtu… Nëse ai s’mund të bëjë gjë, askush s’mundet”, ka thënë Witkoff në një intervistë për ABC News, në fundjavë.

Trump kishte paralajmëruar telefonatat pasi negociatorët rusë dhe ata ukrainas u takuan në Stamboll për bisedime të drejtpërdrejta. Ai ishte takimi i parë i palëve që nga javët e hershme pas nisjes së pushtimit të gjerë rus të Ukrainës, në shkurtin e vitit 2022.

“Tema të telefonatave do të jenë ndalja e ‘kasaphanës’”, ka shkruar Trump në mediat sociale. “Shpresoj se do të jetë një ditë produktive, se do të ketë armëpushim, dhe se kjo luftë shumë e dhunshme, që s’duhej të kishte nisur kurrë, do të marrë fund”, ka shtuar presidenti amerikan.

Takimet në Stamboll, të cilat përfshinë edhe bisedime të ndara me zyrtarë të SHBA-së, siguruan vetëm rezultate modeste, përfshirë një marrëveshje për këmbimin e 1.000 të burgosurve të luftës. Nuk pati zotim për ndaljen e luftimeve, ndërsa Rusia gjatë fundjavës kreu atë që Ukraina e cilësoi njërin ndër bombardimet më të mëdha me dronë.

Negociatorët rusë raportohet të kenë bërë kërkesa maksimale ndaj Ukrainës, duke i bërë thirrje asaj të tërheqë forcat e saj nga rajonet e okupuara pjesërisht nga Rusia, dhe të kenë paraqitur kushte të tjera, të cilat ishin vënë në pranverën e 2022-tës. Këto kushte janë hedhur kategorikisht poshtë nga Ukraina dhe nga shumë prej aleatëve të saj perëndimorë.

Që nga nisja e mandatit të dytë presidencial, në janar, Trump e ka bërë përfundimin e luftës së Rusisë në Ukrainë prioritet kyç të politikës së jashtme. Këto përpjekje janë penguar nga operacionet e vazhdueshme ofensive të Rusisë në fushëbetejë, dhe nga mosgatishmëria e Moskës për t’u pajtuar për një armëpushim 30-ditor, diçka që Ukraina ka nënshkruar.

Pas një periudhe tensionesh fillestare me Kievin, zemërimi i Shtëpisë së Bardhë është përqendruar mbi Moskën, ndërsa tonet e deklaratave publike nga zyrtarët amerikanë janë ashpërsuar.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Lista Serbe kërkon kompromis, ndërsa Prishtina vazhdon mbylljen e institucioneve serbe
Artikulli tjetër Vazhdon saga: Kuvendi nuk konstituohet as në përpjekjen e 18-të

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.