KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Trump pezullon sulmin e planifikuar ndaj Iranit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Trump pezullon sulmin e planifikuar ndaj Iranit
AktualeAnalizeBotaPolitike

Trump pezullon sulmin e planifikuar ndaj Iranit

Përditësimi i fundit: 19 Maj, 2026 9:10 am
42 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se ka pezulluar një sulm të planifikuar ajror ndaj Iranit për të lejuar zhvillimin e negociatave për t’i dhënë fund konfliktit në Lindjen e Mesme, pasi Teherani dorëzoi një propozim të ri për paqe përmes Pakistanit, që ka rolin e ndërmjetësuesit.

Trump shkroi në rrjetet sociale mbrëmjen e 18 majit se i ka thënë ushtrisë që “ne nuk do të realizojmë sulmin e planifikuar për nesër ndaj Iranit, por kam dhënë instruksione të reja që të përgatiten për një sulm të plotë në shkallë të gjerë ndaj Iranit, në çdo moment, në rast se nuk arrihet një marrëveshje e pranueshme”.

I përballur me presion për të rihapur Ngushticën e Hormuzit dhe për të reduktuar ndikimin ekonomik të luftës, Trump tha se udhëheqësit e Katarit, Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe i kanë bërë thirrje atij që të ndërpresë sulmin sepse “një marrëveshje do të arrihet”.

Irani ka konfirmuar se qëndrimet e tij i janë dërguar Uashingtonit përmes Pakistanit, edhe pse një burim pakistanez paralajmëroi: “Nuk kemi shumë kohë”.

Duke folur për gazetarët disa orë pasi njoftoi për shtyrjen e sulmit ushtarak të planifikuar për të martën, Trump tha se Shtetet e Bashkuara do të ishin të kënaqura vetëm nëse arrihet një marrëveshje me Iranin që parandalon Teheranin që të ketë armë bërthamore.

Udhëheqësi amerikan shtoi se “duket se ka një shans të mirë që të punohet për një marrëveshje”, teksa Pakistani i përshkroi bisedimet si “të vështira”.

Propozimi i Iranit raportohet se vë si prioritet përfundimin e konfliktit që nisi në fund të shkurtit, rihapjen e Ngushticës së Hormuzit – përmes së cilës para luftës kalonte rreth një e pesta e furnizimeve globale me naftë dhe gaz – dhe lehtësimin e sanksioneve, teksa po ashtu shtyn zgjidhjen e mospajtimeve lidhur me programin bërthamor të Teheranit.

Burimet iraniane po ashtu kanë pretenduar se Uashingtoni ka treguar fleksibilitet më të madh sa u përket aseteve të ngrira dhe aktivitetit civil bërthamor, edhe pse SHBA-ja nuk ka konfirmuar se ka bërë ndonjë lëshim.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Falen taksat dhe tarifat e bashkive

Çmimet e pronave në jug, drejt rekordit të ri

Vajzat “pushtojnë” auditorët në Shqipëri

Rektori Artan Hoxha pezullon nga detyra Dekanen e Fakultetit të Drejtësisë

Shqipëria renditet e fundit në rajon për shpenzimet publike në shëndetësi

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Vuçiç fajëson Malin e Zi, pas arrestimit të shefit të policisë së Beogradit
Artikulli tjetër EUROPOL shënjestron propagandën online të Gardës Revolucionare të Iranit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Raporti i IBAR-it: Korrupsion te Tatimet, koncesionet dhe PPP-të
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Politike Zhvillim 22 Maj, 2026
Si kalojnë koncesionet, nga “investitorët strategjikë”, në kompanitë fantazëm?
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 22 Maj, 2026
Auditorët e mjekësisë për “faqe të zezë”
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 22 Maj, 2026
Kosovë/ Në prag të zgjedhjeve, Qeveria në detyrë ndan para
Analize Finance Kryesore Politike Rajoni Sociale 22 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.