KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Trump synon ta padisë BBC-në, edhe pse kërkoi falje
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Trump synon ta padisë BBC-në, edhe pse kërkoi falje
AktualeAnalizeBotaKomentPolitike

Trump synon ta padisë BBC-në, edhe pse kërkoi falje

Përditësimi i fundit: 16 Nëntor, 2025 9:44 am
224 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se ka gjasa të padisë javën e ardhshme korporatën britanike BBC me një shumë që mund të arrijë deri në 5 miliardë dollarë, pasi transmetuesi britanik pranoi se kishte montuar gabimisht një video të një fjalimi të tij — megjithëse BBC këmbënguli se pretendimi nuk ka bazë ligjore.

“Do t’i padisim nga 1 deri në 5 miliardë dollarë, ndoshta javën e ardhshme. Mendoj se duhet ta bëj. Ata madje kanë pranuar që mashtruan,” tha Trump para gazetarëve në bord të Air Force One të premten mbrëma (14 nëntor) .

Avokatët e Trump i kishin dërguar BBC-së një letër të hënën, duke e akuzuar se kishte shpifur ndaj presidentit amerikan përmes videos së fjalimit të tij para trazirave në Kapitolin e SHBA-së në vitin 2021, dhe i dhanë afat deri të premten të kërkonte falje dhe të paguante dëmshpërblim për atë që e përshkruan si “dëmtim të madh reputacional dhe financiar”.

E gjitha ka të bëjë me mënyrën se si BBC montoi deklaratat e Trump të 6 janarit 2021 — ditën kur mbështetësit e tij sulmuan Kapitolin amerikan. Çështja e ka futur rrjetin në krizën e tij më të rëndë të dekadave të fundit, duke shkaktuar dorëheqjen e dy drejtuesve të lartë dhe duke nxitur valë kritikash politike.

“Një pjesë e madhe e njerëzve në Mbretërinë e Bashkuar janë shumë të zemëruar për atë që ndodhi, siç mund ta imagjinoni, sepse tregon se BBC është ‘fake news’,” tha Trump.

Ai shtoi se planifikon ta ngrejë këtë çështje me kryeministrin britanik Keir Starmer, i cili ka mbështetur pavarësinë e BBC-së duke shmangur të pozicionohet kundër Trump.

“Do ta telefonoj gjatë fundjavës. Ai në fakt më ka lënë një telefonatë. Është shumë i sikletosur,” tha Trump

“Përtej lajmeve të rreme, kjo është korrupsion”.

Dokumentari, i transmetuar në programin kryesor Panorama të BBC-së, kishte ndërthurur tre pjesë të ndryshme të fjalimit të Trump më 6 janar. Avokatët e tij thonë se renditja e videove krijoi përshtypjen e rreme se ai po nxitje dhunën, duke e cilësuar montazhin si “të pavërtetë dhe shpifës”.

Në një intervistë për GB News, Trump akuzoi BBC-në për keqtrajtim të qëllimshëm. Ai tha se montazhi ishte “i pabesueshëm” dhe e krahasoi me ndërhyrje në zgjedhje.

“Unë mbajta një fjalim shumë të bukur, dhe ata e kthyen në diçka të shëmtuar,” tha ai. “‘Fake news’ ishte një term i mirë, por nuk mjafton. Kjo është më shumë se fake — kjo është korrupsion.”

Ai hodhi poshtë kërkim-faljen e BBC-së si të pamjaftueshme, duke argumentuar se transmetuesi kishte ngjitur deklarata që ishin pothuajse një orë larg nga njëra-tjetra. “Është e pabesueshme të sugjerosh idenë se unë mbajta një fjalim agresiv që çoi në trazira,” u shpreh ai.

 

Marrë nga GB News

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

16 të shtuna protestash në Milano, shqiptarët e Lombardisë vijojnë rezistencën

100 ditë “Revolucioni Flamingo”, institucionet nën presion qytetar

100 ditë “Revolucioni Flamingo”, kultura e re e protestës qytetare

Denoncimi i Ahmetajt: Dumani dhe Kraja grisën flet-arrestin për Benet Becin!

Bllokohen shërbimet në Gjykatën e Tiranës, administrata bojkoton punën për pagat e gushtit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shqiptarët protestojnë sot në Strasburg për ish-krerët e UÇK-së
Artikulli tjetër Posta shqiptare kthehet në agjent marketingu për shushunjat e mikrokredive

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Qeveria i jep leje ortakut të vjehrrit të Lulzim Bashës për pallat 12 katësh
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 8 Shtator, 2026
Nis sot Liga e Kampionëve, vëmendja te përballja Real Madrid-Inter
Aktuale Analize Sociale Sporti 8 Shtator, 2026
Mbyllja e faqeve të mediave në platformat e Meta-s alarmon gazetarët
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 8 Shtator, 2026
Shqipëria i ndaloi hyrjen cisternës së lidhur me oligarkun rus Timchenko
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 8 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.