KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Trumpi dhe sfidat tregtare mes BE dhe SHBA
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Trumpi dhe sfidat tregtare mes BE dhe SHBA
AnalizeBotaEkonomiKomentPolitike

Trumpi dhe sfidat tregtare mes BE dhe SHBA

Përditësimi i fundit: 23 Maj, 2025 8:20 am
235 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Për të shmangur futjen e tarifave prej 20 për qind mbi eksportet transatlantike, Bashkimi Evropian ka vendosur të “intensifikojë” negociatat tregtare me Shtetet e Bashkuara.

Komisioneri i BE-së, Maros Shefçoviç, bëri të ditur të enjten e kaluar në margjinat e një takimi të ministrave të Tregtisë së BE-së në Bruksel se “së shpejti” do të takohet me homologun i tij amerikan, Howard Latnick.

Nëse nuk arrihet asnjë marrëveshje deri në fillim të korrikut, tarifat prej 20 për qind – të cilat presidenti i SHBA-së Donald Trump i pezulloi përkohësisht për 90 ditë – do të hyjnë në fuqi. Me sa duket, edhe BE-ja do të hakmerret me kundërmasa ndaj importeve nga SHBA-ja.

Uashingtoni dhe Pekini ulën përkohësisht tarifat e njëri-tjetrit nga mesi i majit – SHBA-të uli tarifat për importet kineze nga 145 në 30 për qind, ndërsa Kina uli tarifat e saj ndëshkuese nga 125 në 10 për qind. Këto masa hynë në fuqi më 14 maj 2025 dhe janë të vlefshme për 90 ditë. Gjatë kësaj periudhe palët do të vazhdojnë negociatat për një marrëveshje afatgjatë.

Disa ditë më parë, Trump njoftoi draftin e parë të një marrëveshjeje tregtare me Britaninë e Madhe. Marrëveshja parashikon një ulje të tarifave për eksportet britanike të makinave në SHBA dhe akses më të lehtë për eksportuesit amerikanë – përfshirë fermerët dhe prodhuesit e etanolit – në tregun britanik.

Trump nën presion

Edhe pse Trump vazhdon të mbajë një qëndrim të ngurtë ndaj Brukselit dhe kohët e fundit deklaroi se “Evropa është më e keqe se Kina në shumë aspekte”, Andrew Cunningham, kryeekonomist për Evropën në qendrën kërkimore Capital Economics, beson se presionet ekonomike do ta pengojnë atë të reagojë tepër në një konflikt me BE-në.

“Këto dy marrëveshje të reja i inkurajojnë negociatorët evropianë që t’i përmbahen strategjisë ekzistuese: shmangia e përshkallëzimit, kërcënimi me kundërmasa dhe gatishmëria për t’u angazhuar në dialog”, tha Kenningham për DW.

Megjithatë, Capital Economics paralajmëroi së fundmi se një marrëveshje BE-SHBA do të ishte e vështirë të arrihej, duke përmendur suficitin e madh tregtar të Evropës dhe sfidën e arritjes së konsensusit midis të 27 anëtarëve të BE-së.

BE-ja ka kërcënuar tashmë me kundërtarifa për mallrat amerikane me vlerë 95 miliardë euro (rreth 107 miliardë dollarë) në përgjigje të tarifave të Trump mbi aluminin, çelikun dhe makinat evropiane. Por i shtyu masat për të vazhduar negociatat. Brukseli po shqyrton gjithashtu kufizimet mbi eksportet e çelikut dhe kimikateve në SHBA.

Kërkesa të paqarta të SHBA-së

Claudia Schmucker nga Këshilli Gjerman për Marrëdhënie me Jashtë (DGAP) beson se marrëveshjet me Kinën dhe Britaninë e Madhe nuk do ta ndryshojnë rrënjësisht situatën: “Trump ende pret që BE t’i ofrojë diçka që ai e konsideron mjaftueshëm të vlefshme”, tha Schmucker për DW.

BE-ja deri më tani ka ofruar rritjen e importeve të gazit natyror të lëngshëm (LNG) amerikan, teknologjisë së përparuar të inteligjencës artificiale (IA) dhe sojës, së bashku me një propozim për të eliminuar reciprokisht tarifat për mallrat industriale. Megjithatë, Brukseli refuzon të bëjë lëshime për çështje të tjera të diskutueshme, të tilla si taksat mbi vlerën e shtuar (TVSH) dhe standardet rregullatore që Trump i sheh si të padrejta.

Vitin e kaluar, SHBA-ja pati një deficit tregtar me BE-në në vlerë prej 235.6 miliardë dollarësh (210 miliardë euro), që është një rritje prej gati 13 për qind krahasuar me vitin e kaluar. Të dhënat e Eurostat për vitin 2023 tregojnë se BE-ja arriti njsë suficit tregtar prej 157 miliardë eurosh në tregtinë me SHBA-në.

Pak shpresë për një marrëveshje të shpejtë

Ministri suedez i Tregtisë, Benjamin Dousa, tha se nuk beson në një marrëveshje të afërt me SHBA-në. Nëse Trump e mban tarifën bazë prej 10 për qind që vendosi së fundmi për importet nga Britania, BE-ja mund të hakmerret me kundërmasa, paralajmëroi ai.

Miguel Otero, një ekspert i ekonomisë politike ndërkombëtare në Institutin Mbretëror Elcano të Spanjës, vlerëson se SHBA-ja mund të humbasë shumë për shkak të hapave të gabuar të Trumpit: “BE-ja ka një deficit në shërbime, veçanërisht në financa, teknologji digjitale dhe platforma argëtimi. SHBA-ja nuk mund të përballojë humbjen e tregut evropian. Nëse BE-ja vepron si një e tërë, ajo ka një ndikim të barabartë me Kinën.”

Pavarësisht suficitit të mallrave të Bashkimit Evropian, tregu evropian përbën 25 për qind të të gjitha eksporteve të shërbimeve të SHBA-së vitin e kaluar, me një vlerë prej 275 miliardë dollarësh. Duke përfshirë Zvicrën dhe Britaninë, kjo përqindje rritet në 42 për qind.

Komisioni Evropian po përgatitet të nisë procedurat para Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT) kundër tarifave “reciproke” të Trump mbi makinat dhe pjesët e këmbimit. Afati i fundit për marrëveshjen skadon më 8 korrik – atëherë përfundon pushimi 90-ditor në zbatimin e tarifave të shpallura.

Capital Economics parashikon që Trump do ta zgjasë pauzën, por se ai mund t’i çojë negociatat në prag të kolapsit në mënyrë që të vazhdojë presionin mbi partnerët negociues. Capital Economics paralajmëroi për një “pikë të nxehtë” të re në muajt në vijim. Kjo mund të shkaktojë tronditje të papritura në tregjet financiare.

Ministrja gjermane e Ekonomisë, Katerina Reiche, kohët e fundit ka qenë më optimiste dhe ka theksuar rolin e rëndësishëm të Shteteve të Bashkuara si partner tregtar për Bashkimin Evropian. “Një zgjidhje është e nevojshme, sepse në rast përshkallëzimi, nuk ka fitues”, tha ajo.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm A ka shanse të rinisë dialogu Kosovë-Serbi, në rrethanat aktuale?
Artikulli tjetër Izraeli ka bërë kundër vetes, shumicën e shteteve të BE

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.