Ministria e Jashtme turke ka dënuar me fjalët më të ashpra planin e Izraelit për të marrë kontrollin e qytetit të Gazës, duke bërë thirrje për komunitetin ndërkombëtar dhe Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që të veprojnë për të parandaluar zbatimin e këtij plani.
Ministria ka thënë se Izraeli duhet të ndalojë menjëherë planet e luftës, të dakordohet për një armëpushim në Gaza dhe të fillojë negociatat për një zgjidhje me dy shtete, duke theksuar se çdo hap i qeverisë izraelite për “zhvendosjen me forcë të palestinezëve nga toka e tyre” është një goditje e rëndë për sigurinë globale.
Kujtojmë se kabineti izraelit i sigurisë miratoi planin për të marrë kontrollin ushtarak të Gazës, duke nisur një ofensivë tokësore deri më 7 tetor, përkujtim i dyvjetorit të sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023.
Në plan, përfshihet çarmatimi i Hamasit, kthimi i të gjithë pengjeve (të gjallë e të vdekur), demilitarizimi i Rripit të Gazës, kontroll i sigurisë nga Izraeli pas luftës dhe formimi i një administrate civile që nuk lidhet me Hamasin ose Autoritetin Palestinez.