KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Votimet në Groenlandë, papritur në lojën globale
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Votimet në Groenlandë, papritur në lojën globale
AktualeAnalizeBotaPolitike

Votimet në Groenlandë, papritur në lojën globale

Përditësimi i fundit: 11 Mars, 2025 10:14 am
134 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Nën debatin e ndezur pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump, për të marrë Groenlandën, populli po zgjedh një parlament të ri. Pak më shumë se 50,000 votues me të drejtë vote në ishullin më të madh në botë japin të martën (11.03.) votën e tyre për një nga gjashtë partitë konkurruese.

Interes i madh

Groenlanda si ishulli më i madh në botë është pjesë e shtetit të Danimarkës, por gëzon autonomi të gjerë. Groenlanda ende ndan vetëm politikën e jashtme, sigurinë dhe financat me Danimarkën, por edhe kjo ka specifikat e veta.

Gorenlanda vendosi në vitin 1985 se nuk donte të ishte anëtare e Komunitetit Ekonomik Evropian, apoBashkimit Evropian, si Danimarka. Më parë, vështirë se dikush në botë ishte i interesuar për rezultatet e zgjedhjeve rajonale atje, ku rreth gjashtëdhjetë mijë groenlandezë, do të zgjedhin 31 anëtarë të Inatsisartut, parlamentit lokal.

Para zgjedhjeve të reja të martën interesi ishte shumë i madh, ndër të tjera edhe për shkak të pretendimeve territoriale të presidentit amerikan Donald Trump për të “marrë” Groenlandën si një territor të Shteteve të Bashkuara.

Ushtarakisht dhe strategjikisht, Groenlanda prej kohësh nuk ka qenë asgjë më shumë se një djerrinë e akullt pranë Polit të Veriut. Territori i saj është distanca më e shkurtër midis SHBA-së dhe Rusisë së sotme, kështu që në vitet 1950, Danimarka, si anëtare e NATO-s, i lejoi SHBA-së të krijonte atje bazën ajrore Thule në veriperëndim të Groenlandës. Sot ajo quhet Baza Hapësinore Pitufik dhe përdoret për zbulimin elektronik dhe zbulimin e hershëm të raketave të mundshme sovjetike që synojnë Shtetet e Bashkuara.

Nga nafta te uraniumi

Groenlanda është bërë interesante edhe për shkak të pasurisë së saj me minerale. Supozohet se atje ka naftë dhe gaz natyror, por edhe metale si ari, uraniumi apo zinku – kryesisht në jug.

Në mandatin e tij të parë, Trump i ofroi Danimarkëstë “blinte” Groenlandën – gjë që Kopenhaga e refuzoi kategorikisht. Por Trumpinuk ka shumë respekt për kufijtë kombëtarë. Ai kërkon ndryshime jo vetëm në Groenlandë, por edhe në Kanalin e Panamasë, marrjen e Rripit të Gazës, bashkimin e Kanadasë me SHBA etj.

Edhe para se të kthehej në Shtëpinë e Bardhë, Trumpi dërgoi djalin e tij Donald Jr me aeroplanin e tij nëGroenlandënë një “udhëtim turistik” të supozuar. Në fillim të marsit, Trump i tha Kongresit të SHBA se ai “mbështet të drejtën e tyre për të përcaktuar të ardhmen e tyre”, por shpejt më pas shtoi: “Unë mendoj se ne do të marrim Groenlandën“. “Në një mënyrë ose tjetër, ne do ta marrim atë.” Qytetarët e Groenlandës kanë një mendim tjetër. Në një sondazh thuhet se vetëm gjashtë për qind e groenlandezëve mund ta imagjinonin aneksimin nga SHBA-ja, ndërsa 85 për qind ishin kundër. Një mendim shumë më i përhapur është se Groenlanda duhet të bëhet një shtet plotësisht sovran.

Të huajt nuk kanë shumë shanse atje

Por në kërkimin e pavarësisë, pasuria minerale është një faktor kyç. Aktualisht, rreth një e treta e buxhetit të Groenlandës është e mbushur me para nga Danimarka, sepse Groenlanda, sipas standardeve moderne, është jashtëzakonisht e pazhvilluar.

Nuk ka pothuajse asnjë rrugë, sepse ato nuk mund të ndërtohen për shkak të akullit, e pjesa më e madhe e Groenlandës nuk mund të arrihet as me anije gjatë muajve të gjatë të dimrit.

Shumë banorë të rinj nuk shohin asnjë perspektivë, kështu që nëse nuk largohen, atëherë alkooli – dhe së fundmi, droga – duket se është e vetmja “rrugëdalje”, që është një problem i madh.

Pasuria minerale është një shans i madh për t’u dhënë të rinjve shpresë për një të ardhme më të mirë, por Groenlanda dëshiron të vendosë vetë se kush do të marrë koncesionet: kompanitë amerikane, rusët apo Kina, e cila gjithashtu shpreson të krijojë një terren atje.

Siç paralajmëron shërbimi sekret danez PET, shërbimet e huaja të inteligjencës janë me sa duket aktive edhe përpara zgjedhjeve në Groenlandë. Siç është tipike për shërbimet ruse, janë vërejtur “raste të shumta të regjistrimeve të dyshimta në internet”, të cilat janë të lidhura me individë “që kontribuojnë në polarizimin e opinionit publik”.

As amerikanët nuk po rrinë duarkryq. Sipas informacioneve të fundit, njerëz të afërt me Trumpin kanë shpërndarë kartëmonedha qindra dollarëshe në kryeqytetin e Groenlandës, Nuuk. Ndërsa deputeti groenlandez Kuno Fenker u takua në Uashington me republikanët e Trumpit që mbrojnë aneksimin e Groenlandës.

Zgjedhjet do të kalojnë, por rreziku jo

Johan Farkas, profesor në Universitetin e Kopenhagës, nuk beson se veprime të tilla, veçanërisht ato anonime përmes mediave sociale, kanë një ndikim të rëndësishëm: “Grenlanda është një komunitet shumë i vogël me lidhje të ngushta me njëri-tjetrin. Për mendimin tim, nuk është e lehtë të ndikohen përmes llogarive false në internet apo metodave të ngjashme”, thotë Farkas.

Megjithatë, politikanët groenlandezë janë të shqetësuar për mundësinë e ndikimit të huaj, ashtu si mbështetja e palodhshme e Elon Musk për populistët ekstremistë në vendet evropiane.

Kjo është arsyeja pse, në fillim të shkurtit, parlamenti i Groenlandës miratoi një ligj që ndalon plotësisht donacionet financiare të huaja ose anonime për partitë politike, me përjashtim të atyre nga Danimarka.

Profesor Farkas beson se kjo është përgjigja e duhur. Pas deklaratave të Trump, edhe kryeministri i Groenlandës, Mutte Egede, u shpreh në rrjetet sociale me një mesazh të qartë: “Ne nuk duam të jemi amerikanë apo danezë, ne jemi kalaalis”. Amerikanët dhe udhëheqësi i tyre duhet ta kuptojnë këtë.”

Egede është lideri i partisë së Komunitetit Inuit, e cila, së bashku me partinë socialdemokrate Përparimi, ka një shumicë bindëse në parlamentin rajonal. Por profesori Farkas paralajmëron: “Është e rëndësishme të vazhdohet të monitorohet nga afër situata dhe të kuptohet se ky kërcënim nuk do të zhduket thjesht pas zgjedhjeve.” “Për sa kohë që SHBA-ja synon të marrë nën kontroll Groenlandën, ekziston rreziku i fushatave të ndryshme të zgjerimit të ndikimit”, thekson eksperti.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kush do ta qeverisë Izraelin/ Një ish-gjeneral po rrëzon Netanyahun

Topi i Artë 2026, Mbappé ishte shumë afër fitores!

Plagosje me armë zjarri dhe shpërthim me eksploziv në Tiranë

Reuters: Pse Gjenerata Z po udhëheq valën e protestave në Evropë?

Zgjedhjet në Izrael/ Garë e ngushtë mes Netanyahut dhe Eisenkotit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Studentët bllokojnë hyrjet e dy televizioneve, në Beograd dhe Novi Sad
Artikulli tjetër Çfarë ndodh, nëse SHBA ia mbyll Ukrainës Starlink-un?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Gazeta belge: Masat e propozuara nga Rama, rikthim në komunizëm
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike 28 Tetor, 2026
BE forcon kufijtë kundër emigracionit
Analize Bota Fokus Politike Zhvillim 28 Tetor, 2026
SHBA përgatitet për një sulm të ri ndaj Iranit
Analize Bota Fokus Politike Zhvillim 28 Tetor, 2026
Një dorë jep, tjetra merr, dhe të dyja janë të qeverisë!
Finance Koment Kryesore Opinion Politike Sociale 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.