KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Votimi i dyshimtë për anëtarin e Kushtetueses, reagon e pakënaqur Gjykata e Lartë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Votimi i dyshimtë për anëtarin e Kushtetueses, reagon e pakënaqur Gjykata e Lartë
AktualeAnalizeFokusKryesorePolitike

Votimi i dyshimtë për anëtarin e Kushtetueses, reagon e pakënaqur Gjykata e Lartë

Përditësimi i fundit: 17 Tetor, 2025 5:15 pm
187 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Publikimi nga Top Channel i audios së mbledhjes ku u bë votimi për zgjedhjen e një anëtari të gjykatës Kushtetuese, solli reagimin e Gjykatës së Lartë. Në një njoftim të kësaj gjykate pretendohet se komentet publike kanë deformuar faktet.

Në deklaratën për median, Gjykata e Lartë e cila e cilëson debatin publik “të njëanshëm dhe të pasaktë” thotë se procesi i votimit më 30 shtator është zhvilluar në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjin, duke respektuar fshehtësinë e votës dhe standardet procedurale të pandryshuara.

Në deklaratë, Institucioni sqaron se një fletë u shpall e pavlefshme për shkak të dy shenjave të ndryshme, të cilat, sipas gjykatës, cënonin fshehtësinë e votimit, dhe se në mungesë të shumicës së 3/5, fitues u shpall ipso lege (në kuptim të ligjit) kandidati i parë në listën e KED, Asim Vokshi.

Në të njëjtën deklaratë, Gjykata e Lartë dënon “gjuhën fyese dhe presionin publik”, duke thënë se nuk do të ndikohet nga sulmet apo insinuatat mediatike. Për të rikujtuar publikun, por edhe për të përballur faktet me pretendimet, Top Channel një ditë më parë publikoi zërin e vetë gjyqtarëve dhe pjesëmarrësve në mbledhje, të cilët debatonin për vlefshmërinë e votës.

Po ju rikujtojmë  një pjesë…

Gjyqtarët: “E vlefshme, është po te numri 2 shenja.”

Anisa Kulo (kancelarja): “Po, meqë është një nga shkaqet përveç shenjave, asnjë lloj shënimi tjetër.”
(Zhurmë)

Sokol Sadushi: “Ju lutem, e ka komisioni fletën në dorë, asnjë nga anëtarët nuk ka të drejtë të konsultohet. Komisioni le të vendosë. Atëherë opinioni… vendimi juaj?”

Anisa Kulo (kancelarja): “Vendimi ynë është të konsiderohet i pavlefshëm kjo fletë votimi!”

Gjykata mund ta shpjegonte vetë audion e mbledhjes dhe procesverbalin në lidhje me të, për arsye se bëhet fjalë për një moment shumë delikat që ka të bëjë me drejtësinë, transparencën dhe ligjshmërinë e një votimi.

Duhet thënë se votimi përcakton përbërjen e një institucioni si gjykata Kushtetuese, e cila simbolikisht duhet të jetë në një shtëpi xhami në sytë e publikut.

Top Channel thekson se nuk ushtron presion mbi asnjë institucion, por ushtron detyrën themelore për një media: të pyesë, të verifikojë dhe të informojë publikun për proceset që ndikojnë jetën e qytetarëve me zë dhe me figurë ashtu siç faktet janë.

Publikimi i audios dhe analiza e materialeve kanë qenë pjesë e një pune redaksionale të bazuar në dokumente zyrtare, me qëllim sqarimin e opinionit publik, jo kontestimin e institucioneve.

Në një demokraci funksionale, transparenca dhe llogaridhënia nuk janë kërcënim për drejtësinë, janë kusht për të. Ky debat tregon një tension të shëndetshëm mes institucioneve që mbrojnë ligjin dhe mediave që kërkojnë të vërtetën.

Gjykata mbron procesin, media ngre pyetje, dhe në këtë balancë qëndron thelbi i një shteti demokratik: drejtësi që s’duhet të ketë frikë nga drita.

 

Marrë nga Top Channel

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Rrëzohet një helikopter i EUFOR-it në Bosnje, katër të vdekur dhe 11 të plagosur

Transferimi i Veliajt nga Durrësi në Fier, reagon Drejtoria e Burgjeve: U bë sipas ligjit dhe rregullores

Ronaldo fiton çmimin “B.O.A.T.” për herë të parë

Vrasja e Arlinda Zekajt, pezullohen nga detyra 11 zyrtarë në Policinë e Kosovës

Serbi/ Studentët fituan zgjedhjet në 22 qytete, Vuçiçi në dy, në Kosovë dhe burgje

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Mijëra njerëz protestojnë në Tiranë në mbështetje të ish-eprorëve të UÇK-së
Artikulli tjetër UEFA nis hetim të ri ndaj Juventusit, bardhezinjtë rrezikojnë sërish përjashtim nga Europa

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Skandali te konviktet në Kamëz, Prokuroria e Tiranës nis hetimet
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 29 Tetor, 2026
Mungesa e votave në PS detyron Ramën dhe Ballukun, të paraqiten në parlament
Analize Fokus Kryesore Politike Zhvillim 29 Tetor, 2026
Meta, Veliaj dhe Balluku: Akuza të ngjashme, masa sigurie të ndryshme
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 29 Tetor, 2026
Rama sfidon studentët! Ul fondet për arsimin dhe shëndetësinë
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 29 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.