KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Vuçiç dhe vëllai i tij në qendër të dyshimeve për korrupsion
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Vuçiç dhe vëllai i tij në qendër të dyshimeve për korrupsion
AktualeAnalizeFokusKorrupsionPolitikeRajoni

Vuçiç dhe vëllai i tij në qendër të dyshimeve për korrupsion

Përditësimi i fundit: 28 Nëntor, 2025 8:42 pm
226 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç dhe vëllai i tij Andrej po dalin sërish në komunikimet e reja SKY, ku dyshohet për korrupsion të nivelit të lartë dhe ndikim mbi drejtësinë në favor të grupeve kriminale. 

Pakot e SKY-t, të ardhura nga Europol në Serbi, flasin për lidhje mes narko-kartelit të Darko Shariç dhe figurave të pushtetit, ndërsa Ministria e Brendshme e Serbisë po akuzohet se po i fsheh provat dhe nuk po ia dorëzon Prokurorisë për Krim të Organizuar, shkruan radar, transmeton KosovaPress. Ndërkohë, qeveria po nxit ndryshime ligjore që mund ta neutralizojnë këtë prokurori para se të hapet një hetim që mund të prekë vetë vëllezërit Vuçiç.

Presioni i pushtetit mbi Prokurorinë për Krim të Organizuar (TOK) në Serbi ka arritur pikën kritike, ndërsa paralelisht me fushatën mediatike kundër saj, po përgatitet edhe ndërhyrja institucionale për t’ia hequr pavarësinë dhe për ta nënshtruar nën Prokurorinë e Lartë të Beogradit.

Një nga arsyet kryesore për përshpejtimin e këtij procesi është një pako e re komunikimesh të platformës SKY, e ardhur në Ministrinë e Brendshme të Serbisë nga Europol–dokumente që, sipas burimeve të Radar, përmbajnë dyshime për korrupsion të nivelit të lartë dhe përmendin drejtpërdrejt presidentin Aleksandar Vuçiç dhe vëllain e tij, Andrej Vuçiç.

Ajo që konsiderohet edhe më problematike është fakti që Ministria e Brendshme e Serbisë ende nuk ia ka dorëzuar këtë pako Prokurorisë për Krim të Organizuar, gjë që ka ngritur dyshime mbi tentativën për ta mbajtur informacionin jashtë sistemit të drejtësisë.

Sipas dokumenteve të deritanishme të rrjedhura, të cilat tashmë janë pjesë e procedurave gjyqësore në vende të ndryshme të rajonit, në komunikimet SKY të grupeve kriminale serbe përmenden, Aleksandar Vuçiç me nofkën “Oskar”, vëllai i tij Andrej Vuçiç, ish-ministri i brendshëm Nebojsha Stefanoviç (“Edo”) si dhe zyrtari i BIA-s serbe Marko Parezanoviç (“Markus”).

Burime nga hetimet tregojnë se në bisedat e grupit të Darko Shariqit përcillet ideja se “vendimet gjyqësore mund të ndikohen vetëm përmes Oskarit”, ndërsa në komunikime flitet për takim në BIA ku kanë marrë pjesë persona nga struktura të larta të drejtësisë dhe të zbulimit.

Vëllai i të burgosurit Darko Shariç, Dushko Shariç, në një mesazh të 26 majit 2020, shkruan:

“E vetmja rrugë reale është përmes Markusit drejt Oskarit. Vetëm ai mund ta zgjidhë këtë punë… Kushdo tjetër nuk mundet”, duke iu referuar kështu Aleksandar Vuçiçit me nofkën tashmë të njohur për publikun, Oskar.

Në një komunikim tjetër, i publikuar nga media malazeze Vijesti, krimineli i dyshuar Petar Lazoviq flet drejtpërdrejt për Vuçiçin me sharje dhe më pas, në mënyrë indikative, disa prej dëshirave të tyre—përfshirë rrëzimin e dënimeve të Shariçit- realizohen në gjykatat serbe.

Dokumentet e reja të SKY-t, të cilat Ministria e Brendshme e Serbisë për momentin nuk po i dorëzon TOK-ut, lidhen me korrupsion të nivelit të lartë dhe përdorim të institucioneve shtetërore për mbrojtjen e rrjeteve kriminale. Sipas burimeve, komunikimet e reja e përmendin sërish emrin e Aleksandar dhe Andrej Vuçiç, duke krijuar presion të jashtëzakonshëm mbi strukturat e drejtësisë në vend.

Një sërë vendimesh të gjykatave—rrëzimi i dënimeve të mëparshme të Shariqit, heqja nga rasti e gjyqtarit Milimir Lukiç, si dhe lirimi i kriminelit nga burgu në arrest shtëpie—po shihen nga ekspertët e drejtësisë si të sinkronizuara me interesat e rrjetit kriminal dhe një pjesë të pushtetit politik.

Burimet brenda Prokurorisë dhe policisë pohojnë se ekziston frikë reale se TOK-u mund të marrë masa ndaj figurave të larta, nëse pakoja e re e SKY-t përfshihet në hetime. Pikërisht për këtë arsye, pushteti ka nisur procedurat për ndryshimin e ligjit, me synim transformimin e TOK-ut në një departament të zakonshëm nën Prokurorinë e Lartë të Beogradit. Nëse kjo ndodh, sipas ekspertëve, çdo hetim që prek figurat e larta politike—përfshirë vëllezërit Vuçiç – mund të ndalet përpara se të fillojë.

 

Marrë nga Kosovapress.com

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shpërdorim dhe keqmenaxhim në prokurimin e mbrojtjes në Ukrainë

Dibër/ Shteti nxjerr ‘pasuritë’ e krimit në ankand

100 ditë protestë kundër qeverisë Rama/ Si u ndërkombëtarizuar “Revolucioni i Flamingove”?

“Muzeu i Hebrenjve dhe Klubi Labëria në Vlorë”

Fitorja e AfD-së e trondit Merzin dhe “shqetëson” Evropën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Qyteti gjerman merr masa të ashpra: 230 mijë euro gjoba për banesat bosh
Artikulli tjetër Përfundon shuarja e zjarrit në Hong Kong, shkon në 128 numri i viktimave

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kosovë/ Fatmir Sheholli mohon fajësinë për spiunazh dhe shantazh
Aktuale Fokus Koment Kryesore Rajoni 7 Shtator, 2026
Sarajeva e tërheq stafin e ambasadës nga Serbia
Aktuale Analize Fokus Politike Rajoni 7 Shtator, 2026
Kosovë/ Një person vret motrën dhe plagos nënën
Aktuale Analize Fokus Kryesore Rajoni Sociale 7 Shtator, 2026
Protesta kundër emigracionit në Britani
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 7 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.