Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, në Konferencën Globale të Politikës ka folur për fuqitë e mëdha, SHBA-në dhe Kinën, dhe për atë se ku është Evropa në raport me to sa i përket zhvillimit të teknologjisë dhe aspekteve të tjera.
“Si evropianë, të gjithë po humbasim shumë beteja të rëndësishme, sepse shpesh i nënvlerësojmë të tjerët, pa një vetëdije të qartë për faktin se po mbetemi prapa pjesëve të tjera të botës. Jo vetëm që po mbetemi prapa SHBA-së në robotikë dhe inteligjencë artificiale, por edhe prapa Kinës, dhe kjo po bëhet një hendek në rritje për të gjithë ne.
Vuçiç ka thënë se Serbia është një shtet i vogël, jo aq e rëndësishme për Evropën, megjithatë shton se Beogradi “po punon për të parë drejt të ardhmes”.
Kreu i shtetit serb ka përmendur edhe çështjen e Republikës së Kosovës si një problem që duhet të zgjidhet, duke theksuar se duhen vendime të guximshme.
“Për shkak të mohimit të shkeljes së integritetit territorial të Serbisë, arrijmë në papajtueshmërinë tonë me politikën botërore. Dikush duhet të krijojë mundësi dhe mundësi për popullin serb dhe dikush duhet ta kuptojë pozicionin tonë. Duhet të punojmë për zgjidhjen e problemit. Na duhen vendime të guximshme, përndryshe do të luftojmë dhe nuk do të arrijmë asgjë”, ka thënë Vuçiç.
Marrë nga Top Channel