KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Zelensky në Paris e Witkoff në Moskë, në një “javë vendimtare” për Ukrainën
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Zelensky në Paris e Witkoff në Moskë, në një “javë vendimtare” për Ukrainën
AktualeAnalizeBotaPolitike

Zelensky në Paris e Witkoff në Moskë, në një “javë vendimtare” për Ukrainën

Përditësimi i fundit: 1 Dhjetor, 2025 7:40 pm
180 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ishte në Pallatin Elize në Paris të hënën, për bisedime me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, duke e nisur një tjetër javë të ngjeshur të diplomacisë, me synim për t’i dhënë fund luftës pothuajse katërvjeçare të Rusisë në Ukrainë.

Zelensky shkoi në Paris, me qëllim për t’i gjetur “kushtet për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, një ditë pas bisedimeve në Florida mes delegacioneve amerikane dhe ukrainase, të cilat, sipas të dyja palëve, ishin frytdhënëse.

Pas takimit në Paris, Zelensky tha se ai dhe Macron gjithashtu biseduan me të dërguarin e posaçëm të SHBA-së, Steve Witkoff, i cili pritet të zhvillojë bisedime në Moskë me presidentin rus, Vladimir Putin, të martën.

Ky do të jetë takimi i gjashtë i Witkoffit me Putin që nga janari.

“Ishte një informim i rëndësishëm, dhe u pajtuam të bisedojmë për më shumë hollësi personalisht”, shkroi Zelenskyy në rrjetet sociale.

Duke folur në një konferencë për shtyp, Zelensky tha se gjithashtu pret të bisedojë për çështje kyç me presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

Macron tha se ndërmjetësimi i SHBA-së është “diçka shumë e mirë”, por theksoi se beson se rruga përpara është ende e gjatë.

“Ky nuk është plan i plotë për paqe. Plani i plotë kërkon Ukrainën në tryezë, Rusinë në tryezë dhe europianët në tryezë. Kjo do të ndodhë” tha ai.

“Javë vendimtare” për përpjekjet për paqe

“Ideja e përfundimit të luftës duke bërë disa lëshime ndaj Rusisë nuk do të funksionojë. Përkundrazi, kjo vetëm do ta nxisë Rusinë ta vazhdojë zgjerimin në drejtime të ndryshme”, tha të hënën për Current Time Mykhailo Podolyak, këshilltar në zyrën e presidentit ukrainas.

“Mendoj se një version disi më i qartë kompromisi i nismës së [presidentit amerikan Donald] Trump për paqe, do të jetë në tryezë”, shtoi ai, duke iu referuar një plani të propozuar nga Shtëpia e Bardhë në mes të nëntorit, i cili e ka shkaktuar këtë valë diplomacie.

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, tha të hënën se “kjo mund të jetë javë vendimtare” për përpjekjet për paqe.

Propozimi fillestar amerikan me 28 pika shqetësoi zyrtarët ukrainas, dhe thuhet se zemëroi Zelenskyn. Zyrtarët ukrainas më pas zhvilluan bisedime me sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, dhe zyrtarë të tjerë amerikanë në Gjenevë më 23 nëntor.

Ato bisedime rezultuan në një plan me 19 pika që lë disa çështje të mëdha ende të pazgjidhura, përfshirë fatin e një pjese të rajonit Donbas të Ukrainës, synimet e Ukrainës për të hyrë në NATO dhe një kufi të mundshëm për madhësinë e forcave të armatosura të Kievit. Ato u pasuan nga bisedimet në Florida një javë më vonë.

Rusia gjen “kënaqësi” në skandalin në Ukrainë

Për Ukrainën, një ndërlikim shtesë ka qenë polemika në të cilën është përfshirë shefi i stafit të Zelenskyt, Andriy Yermak, i cili ka luajtur rol kyç në bisedime.

Yermak – i cili nuk është akuzuar nga hetuesit dhe ka thënë se nuk ka bërë asgjë të gabuar – dha dorëheqjen më 28 nëntor pas hetimeve të vazhdueshme për korrupsion. Ai udhëhoqi delegacionin ukrainas në Gjenevë, por nuk ishte pjesë e ekipit në Florida.

Podolyak, i cili ishte këshilltar i Yermakut, i tha Current Time se Rusia po përfiton nga skandali i korrupsionit.

“Ata gjithmonë investojnë në nxitjen e konfliktit të brendshëm në Ukrainë, duke e fryrë atë sa më shumë të jetë e mundur. Ata dinë si ta bëjnë këtë, kanë shumë platforma informuese, rrjete sociale që i përdorin për këtë. Dhe, sigurisht, tani e shikojnë këtë konflikt të brendshëm me kënaqësi”, tha ai.

Trump më 30 nëntor paralajmëroi se skandali nuk ishte i dobishëm për procesin e paqes, duke shtuar se “Ukraina ka disa probleme të vogla të vështira”.

Edhe, ndërsa diplomacia po intensifikohet, vrasjet vazhdojnë.

Autoritetet ukrainase raportuan të hënën se tre persona u vranë dhe tetë u plagosën në një sulm me raketa ruse në Dnipro.

Ndërkohë, zëdhënësi i Kremlinit Peskov u ankua për sulmet ukrainase me dronë ndaj infrastrukturës së naftës në Rusi.

Ai tha se një sulm gjatë fundjavës ndaj infrastrukturës së Konsorciumit të Tubacionit të Kaspikut (CPC) ishte “skandaloz duke pasur parasysh rëndësinë e tij ndërkombëtare dhe përfshirjen e partnerëve ndërkombëtarë”, përfshirë kompaninë amerikane të naftës Chevron.

Kazakistani, një partner në projekt, paraqiti një protestë zyrtare ndaj Qeverisë ukrainase për sulmin, të cilin e quajti “akti i tretë i agresionit ndaj një objekti krejtësisht civil”.

Në të kaluarën, Kievi ka thënë se shënjestron industrinë e naftës për t’ia kufizuar Rusisë të ardhurat për financimin e luftës.

Në anën tjetër, Moska e ka mohuar se synon objektiva civile në Ukrainë, pavarësisht provave dërrmuese të sulmeve ndaj shkollave, spitaleve, banesave dhe objekteve të tjera qëkurse e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt 2022.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kosova si model për paqen në Ukrainë
Artikulli tjetër Dronët rusë fluturojnë lirshëm mbi Moldavi dhe Rumani

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.