KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Zgjedhjet e pjesshme në 3 bashki mbeten në dorë të Ramës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Zgjedhjet e pjesshme në 3 bashki mbeten në dorë të Ramës
AktualeKryesoreOpinionPolitike

Zgjedhjet e pjesshme në 3 bashki mbeten në dorë të Ramës

Përditësimi i fundit: 11 Qershor, 2025 10:38 am
230 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Ervin Demo dha dorëheqjen nga detyra e kryetarit të bashkisë së Beratit më 11 mars për t’i hapur rrugë kandidimit të tij për deputet në listat e Partisë Socialiste. Brenda ditës, dorëheqja e tij u depozitua tek Perfekti i Beratit dhe në të njëjtën ditë Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave njoftoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për aktin e dorëheqjes, veprime ligjore pa të cilat kandidatura e tij nuk do të mund të zyrtarizohej në afatin fundor më 12 mars.

E njëjta procedurë u ndoq dhe me dorëheqjen e kryebashkiakut të Matit, Agron Malaj dhe atij të Tepelenës, Tërmet Peçi, të dy kandidatë fitues në listat e PS-së në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Por ndërsa kanë kaluar 3 muaj nga dorëheqjet e kryebashkiakëve socialistë, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj nuk ka shpallur ende datën e zgjedhjeve të pjesshme në këto 3 bashki, edhe pse ligji parashikon si afat detyrues për zhvillimin e tyre deri në 45 ditë nga momenti i njoftimit të dorëheqjes.

Kushtetuta e Shqipërisë i njeh në nenin 92 Presidentit kompetencën e caktimit të datës së zgjedhjeve për Kuvendin, organet e pushtetit vendor si dhe për zhvillimin e referendumeve. Kjo kompetencë është e kufizuar në kohë nga neni 10 i Kodit Zgjedhor, i cili specifikon se :“Në rast të ndërprerjes së mandatit, për shkaqet e parashikuara në nenin 115 të Kushtetutës, zgjedhjet mbahen jo më parë se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë nga data e njoftimit të ndërprerjes së mandatit”.

Presidenca nuk iu përgjigj pyetjes së BIRN-it për arsyet e moszbatimit të ligjit, ndërsa në një situatë të ngjashme në bashkinë Kukës në qershor 2023, ky institucion pretendoi se nuk mund të merrte vendime pa u njoftuar zyrtarisht me shkresë nga kryeministria për vakancën e krijuar.

Kryeministria gjithashtu nuk komentoi ngërçin e krijuar dhe rolin që ka ky institucion në procedurë, por burime në grupin parlamentar të PS-së i thanë BIRN-it se partia po përgatitej që zgjedhjet e pjesshme vendore të mbaheshin në vjeshtë.

E ndërsa situata kur institucionet nuk zbatojnë afatet ligjore nuk është e izoluar, për ekspertët kjo tregon mungesë përgjegjshmërie institucionale dhe mosfunksionim të shtetit ligjor.

Kristaq Kume,  themelues i Aleancës Qytetare për Zhvillim Demokratik, e përshkruan situatën e krijuar si “shfaqje e mosfunksionimit të shtetit ligjor, e mosrespektimit të legjislacionit të miratuar”.

Kume shpjegon gjithë zinxhirin e procedurave ligjore që çojnë në shpalljen e datës së zgjedhjeve, duke besuar se kjo procedurë ka ngecur tek Këshilli i Ministrave, por ai thekson se kjo procedurë duhej të ishte kryer që në momentin që u regjistruan si kandidatë  për deputetë kryebashkiakët e dorëhequr.

“Duhej që Këshili Bashkiak që ka marrë dorëheqjen të njoftonte Prefektin dhe ai t’ia dërgonte me shkrim Këshillit të Ministrave dhe ky institucion ia dërgon presidentit për vakancën,” thotë Kume, duke shtuar se “zinxhiri nuk ka funksionuar sepse nuk kemi shkresë zyrtare të presidenti”.

Ai i referohet precedentëve të mëparshëm si ai në bashkinë Shkodër në vitin 2019 kur presidenti i atëhershëm, Ilir Meta, nuk e shpalli datën e zgjedhjeve për më shumë se dy vjet pasi dha dorëheqjen kryetari i sapozgjedhur i saj.

Për Agron Haxhimalin, drejtor i Institutit për Bashkitë, presidenti mund të veprojë me iniciativën e tij për të zbatuar Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor, në një rast që vakancat janë botërisht të ditura ose mund t’i kërkojë Këshillit të Ministrave që të veprojë me njoftimin zyrtar.

“Qartë, këtu kemi shkelje të afateve ligjore dhe institucionale,” tha Haxhimali, duke theksuar se afatet ligjore përcaktojnë detyrimin e presidentit për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme për kryetarët e rinj të bashkive.

“Nëse Presidenti nuk ka nxjerrë dekret për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme brenda afatit 48 orësh nga njoftimi për përfundimin e mandatit, kjo përbën shkelje të nenit 10, pika 3 të Kodit Zgjedhor…”- thekson ai, ndërsa apelon që institucionet vendore të mos mbeten “peng i vullnetit politik”.

Haxhimali flet gjithashtu për “pasoja serioze” që ka tek këto bashki, shtyrja pa afat e zgjedhjes së kryetarëve të rinj.

Mosbërja e zgjedhjeve të reja krijon, sipas tij, “bllokim të vendimmarrjes politike dhe ekzekutive të bashkisë, sidomos për politikat prioritare dhe buxhetin; paaftësi për përfaqësim institucional në marrëdhëniet me qeverinë qendrore dhe ndërkombëtarët; dobësim i përgjegjshmërisë politike, pasi zëvendëskryetari nuk ka legjitimitet të njëjtë publik dhe elektoral, si dhe rrezik për keqadministrim, për shkak të mungesës së një figure të qartë drejtuese dhe llogaridhënëse”.

Vakancat në qeverisjen vendore pritet të shtohen, pasi prej më shumë se 3 muajsh edhe bashkia e Tiranës është në një situatë ligjore ku mund të ndërpritet mandati i kryebashkiakut Erjon Veliaj, i arrestuar në fillim të shkurtit me disa akuza nga Prokuroria e Posaçme, SPAK.

Në këtë rast, procedura e shkarkimit të Veliajt interpretohet njësoj nga Kume dhe Haxhimali.

“Këshili bashkiak ndodhet në kushtet që duhet të mblidhet dhe të vendosë për ndërprerjen e mandatit të zotit Veliaj sipas ligjit për qeverisjen vendore,” thotë Kume.

Ndërsa Haxhimali saktëson se “nëse kryetari mungon për më shumë se 3 muaj rresht, kjo përbën arsye për shkarkim nga detyra sipas nenit 62, pika c, me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të këshillit bashkiak përkatës”. Sipas tij, nuk është ndjekur procedura ligjore dhe kjo tregon se “ka shkelje të ligjit dhe mosfunksionim institucional”.

 

Marrë nga Reporter.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pazaret politike të MAGA-s kërcënojnë paqen në Ballkan

Termometri zbret në -3°C në verilindje, dëborë dhe ngrica, bllokohet qarkullimi në disa akse rrugore

Nis sistemi i pagesave të menjëhershme, transfertat brenda 10 sekondash

Kërkoet pagë minimale e patatueshme dhe rishikim i tatimit për pagat e ulëta

Kostoja e jetesës, emigrimi dhe korrupsioni, shqetësimet kryesore të shqiptarëve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kartel në transmetimin e energjisë, EFT dhe NOA e Gent Sulës i vënë lakun në fyt Kosovës
Artikulli tjetër Macron: Nuk do të ketë më rrjete sociale për personat nën 15 vjeç në Francë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Puna e institucioneve publike është përkeqësuar 5 vitet e fundit
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
Shpopullimi i vendit! 28% e shqiptarëve kanë një plan konkret për të emigruar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 24 Nëntor, 2026
Si gënjeu Rama për banesat e boshatisura në Shqipëri?
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
AKSHI drejt një monopoli të ri? Në lojë një izraelit dhe një ish-kancelar nën hetim për korrupsion
Aktuale Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 24 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.