KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kartel në transmetimin e energjisë, EFT dhe NOA e Gent Sulës i vënë lakun në fyt Kosovës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Ekonomi > Korrupsion > Kartel në transmetimin e energjisë, EFT dhe NOA e Gent Sulës i vënë lakun në fyt Kosovës
KorrupsionKryesoreOpinionRajoniSociale

Kartel në transmetimin e energjisë, EFT dhe NOA e Gent Sulës i vënë lakun në fyt Kosovës

Përditësimi i fundit: 11 Qershor, 2025 10:27 am
300 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Lidhja Demokratike e Kosovës ka kallëzuar në sekretariatin e Komunitetit të Energjisë kompanitë EFT dhe NOA Energy për kartel kundër qytetarëve të Kosovës. Përmes një shkrese zyrtare, Janina Ymeri nga LDK ka kërkuar hetim dhe ndërhyrje urgjente për të ccmontuar skemën që sipas saj u ka grabitur miliona euro qytetarëve të Kosovës.

“Provat e pakundërshtueshme tregojnë se EFT dhe kompania e lidhur ngushtë me të, Noa Energy Trade janë përfshirë në një strategji të koordinuar duke bllokuar kapacitetet e transmetimit për të rritur ccmimin. Kjo skemë ka shkaktuar dëmë në rendin e shumë milionë eurove për ekonominë dhe qytetarët e Kosovës,” thuhet në shkresën e dërguar nga Ymeri pranë Agjencisë së Bashkëpunimit të Rregullatorëve të Energjisë të BE-së (ACER) dhe Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë në Vjenë.

Dyshimet janë se skema e kartelit të kapaciteteve të transmetimit ka vazhduar gjatë gjithë vitit 2024. Por ato kulmuan në dhjetor të vitit të kaluar, kur NOA Energy Trade i ngarkoi Kosovës cmim transmetimi prej 789 eurosh për një megavat orë energji, për energjinë që transmetohej nga Mali i Zi drejt Kosovës.

“Ankesa përshkruan një sjellje të përsëritur gjatë vitit 2024 që sugjeron një strategji të koordinuar për bllokimin e kapaciteteve në kufijtë energjetikë të Kosovës, ku dyshohet për përfshirjen e EFT Group dhe NOA Energy Trade Sh.p.k., për manipulim tregu me qëllim të kontrollit të importit edhe rritje ekstreme të çmimeve për aksesin ndërkufitar të energjisë,” shkruan Ymeri në facebook.

Ndërkohë ish ministrja e financave të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kërkuar ndërhyrjen urgjente të prokurorisë speciale për të hetuar këtë skandal. “Prokuroria Speciale duhet të bëj hetim të thellë dhe gjithëpërfshirës, sepse dëmi është kolosal. Ne nuk i kemi borxh askujt, çdo kush ka drejtë të pasurohet por jo në kurriz të qytetarëve të vendit të cilët mezi me kredi e overdrafte e shtyjnë muajin.,” deklaroi Bajrami.

Dy zyrtaret e LDK kanë akuzuar dhe qeverinë e Kosovës, si dhe autoritetet rregullatore për dështim flagrant.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Forcat speciale spanjolle arrestojnë shqiptarin me … mbi 80 precedentë penalë

Rama merr 245 aplikime për të punuar me ‘agjencinë e propagandës së regjimit’

Rrëzohet kërkesa e Ilir Metës, GJKKO lë në burg ish-presidentin

Ndërron jetë Flora Brovina

Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin e GJKKO, mbetet në burg Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Hyrje e afërt e Shqipërisë në BE? Faktet që e rrëzojnë entuziazmin e Edi Ramës
Artikulli tjetër Zgjedhjet e pjesshme në 3 bashki mbeten në dorë të Ramës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“Spiegel”: Si po përdoret Kanye West në Rusi?
Analize Kulture Opinion Politike Zhvillim 15 Shtator, 2026
Goditet banda shqiptare e kokainës në Belgjikë; arrestohet Gert ‘Gjenerali’
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 15 Shtator, 2026
Vetëm 24 orë deri te verdikti në Hagë/ Çfarë mund të ndodhë me ish-krerët e UÇK-së?
Analize Fokus Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 15 Shtator, 2026
“Diplomacia e dollarit” e Jared Kushner-it
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 15 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.