Partia në pushtet, VMRO-DPMNE, shpalli fitore bindëse pas rundit të parë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, më 19 tetor.
Partia do të ketë kryetarë komunash në 32 nga gjithsej 80 komuna, dhe pret që në rundin e dytë të fitojë edhe në rreth 20 të tjera, përfshirë edhe qytetin e Shkupit, ku kandidati i saj, Orce Gjorgjievski, është në epërsi të madhe.
Në këto zgjedhje partia opozitare LSDM pësoi humbje me të thellë, pas atyre parlamentare dhe presidenciale.
LSDM do të ketë kryetarë komunash në Kriva Pallankë, Bogdanc dhe Krivogashtan, ndërsa pret të kalojë në rundin e dytë në rreth njëzet komuna të tjera.
Koalicioni shqiptar VLEN ka fituar në 5 komuna, ndërsa në 4 të tjera do të përballet në balotazh.
Koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), e udhëhequr nga BDI, fitoi zgjedhjet për kryetarë komunash në Vrapçishtë, Gostivar, Lipkovë, Pllasnicë dhe Çashkë.
Në Tetovë dhe Bogovinë, VLEN do të përballet me kandidatët e koalicionit rival shqiptar AKI, të udhëhequr nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI).
Partia Demokratike e Turqve ka fituar vetëm një komunë.
Në 33 komuna të tjera, përfshirë edhe kryeqytetin Shkup, gara do të vendoset në raundin e dytë, ku shumicën e tyre e kryeson VMRO-DPMNE, duke e pozicionuar veten si favorit edhe për fitoren përfundimtare.
Marrë nga Dosja.al