Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha denoncoi sot përplasjet dhe bandat kriminale që po përdorin institucionet shtetërore për të eliminuar njëri-tjetrin, duke sjellë shembullin e largimit të Vangjush Dakos nga vendi pas një atentati me tritol.
Kryedemokrati denoncoi ditwn e sotme se arrestimi i Aldo Avdylajt nga policia është bërë nën influencën e grupit të Elvis Doçit. Berisha i bëri thirrje institucioneve të zbardhin këto ngjarje dhe theksoi se korrupsioni dhe krimi i organizuar po rëndojnë rëndë mbi qytetarët shqiptarë.
Ai akuzoi korrupsionin në ndërtimin e aeroportit të Vlorës, ku qeveria ka lidhur kontrata të dëmshme për qytetarët shqiptarë. Berisha denoncoi një stërfitim të koncesionarit prej 700 milionë eurosh gjatë 35 viteve të koncesionit, duke përfshirë edhe lidhje familjare mes figurave kyçe të qeverisë.
Kryedemokrati theksoi se supervizori i pistës së aeroportit është arratisur në Britani të Madhe për shkak të cilësisë së ulët dhe mospërputhjes me standardet ndërkombëtare të asfaltimit. Në aspektin mjedisor, Berisha denoncoi shkatërrimin e lagunës së Nartës, duke e cilësuar këtë akt si krimin më të rëndë mjedisor në Shqipëri dhe rajon.
Berisha theksoi dhe qëndrimin e PD-së në zgjedhjet lokale të Vlorës, duke deklaruar se partia do mbështesë kandidatin që ka shpallur dhe nuk ka lidhje me kandidatin tjetër të propozuar si i pavarur.
Në lidhje me politikën e jashtme dhe marrëdhëniet me Kosovën, Berisha ka kritikoi ashpër Edi Ramën, duke e cilësuar si tradhtarin më të madh të shqiptarëve dhe Kosovës.
Marrë nga Dosja.al