KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Thellohet dallimi mes pagave në Shqipëri
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Thellohet dallimi mes pagave në Shqipëri
AnalizeFinanceKryesoreSocialeZhvillim

Thellohet dallimi mes pagave në Shqipëri

Përditësimi i fundit: 11 Shtator, 2026 10:16 am
87 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Shqipëria po përballet me një ndarje të fortë në tregun e punës, ndërsa qindra mijëra punonjës paguhen në kufijtë e minimumit, një kategori tjetër merr paga disa herë më të larta dhe e çon mesataren kombëtare në nivele që nuk përfaqësojnë shumicën.

Sipas INSTAT-it, paga mesatare mujore bruto arriti në 92.150 lekë gjatë tremujorit të dytë 2026, duke u rritur me 9,8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Por pas kësaj mesatareje fshihet një realitet shumë më i pabarabartë.

Plot 25,8% e të punësuarve marrin deri në pagën minimale prej 50 mijë lekësh. Kjo do të thotë se më shumë se një në katër punonjës duhet të përballojë ushqimin, qiranë, faturat dhe shpenzimet e familjes me të ardhura që mbeten shumë poshtë mesatares së publikuar.

Përveç tyre, 13,1% e punonjësve paguhen nga 50.001 deri në 60.000 lekë dhe 12,8% marrin nga 60.001 deri në 75.000 lekë.

Në total, 38,9% e të punësuarve nuk kalojnë pagën bruto prej 60 mijë lekësh, ndërsa 51,7%, ose më shumë se gjysma, marrin deri në 75 mijë lekë në muaj.

Në skajin tjetër ndodhen punonjësit me paga të larta. Pjesa e të punësuarve që marrin mbi 120 mijë lekë është rritur në 17,1%, nga 16,5% në tremujorin e parë të vitit.

Dallimi bëhet edhe më i fortë kur krahasohen sektorët. Në financa dhe sigurime, paga mesatare ka arritur në 187.267 lekë, më shumë se dyfishi i mesatares kombëtare dhe gati katërfishi i pagës minimale.

Në sektorin e informacionit dhe komunikacionit paga mesatare është 143.528 lekë. Këto janë të vetmet dy aktivitete ekonomike që rezultojnë mbi mesataren kombëtare.

Edhe pozicioni i punës krijon diferenca të mëdha. Menaxherët, ligjvënësit dhe drejtuesit ekzekutivë marrin mesatarisht 141.168 lekë, ndërsa specialistët me arsim të lartë paguhen 119.152 lekë.

Nga ana tjetër, sinjale për rritjen e kërkesës për fuqi punëtore vijnë nga ndërtimi, ku pagat janë rritur me 22,1% brenda një viti. Pagat e zejtarëve dhe artizanëve janë rritur me 16%, ndërsa ato të punëtorëve në profesionet elementare me 15,1%.

Megjithatë, paga mesatare prej 92.150 lekësh duhet lexuar me kujdes. Ajo është bruto dhe përfshin shpërblimet e shtesat mbi pagë, të cilat, sipas INSTAT-it, në fund të çdo gjashtëmujori e rrisin ndjeshëm mesataren statistikore.

Shifrat tregojnë dy realitete të ndryshme: Mbi gjysma e punonjësve paguhen deri në 75 mijë lekë bruto, ndërsa pagat e larta të një grupi më të kufizuar e ngrenë mesataren kombëtare në 92 mijë lekë. Për shumë familje paga mbetet në kufijtë e mbijetesës, ndërsa për një pjesë tjetër të tregut të punës të ardhurat janë disa herë më të larta.

 

Marrë nga Skyweb.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Zgjedhjet, Izrael/ Blloku anti-Netanjahu kryeson, por pa shumicë

BE, e gatshme për bashkëpunim me qeverinë e ardhshme të Serbisë

Senatorët amerikanë mbështesin Serbinë, pas fitores së Listës Studentore

Sulm para Ambasadës izraelite në Beograd, vritet agresori

A është e dënuar Europa?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm 15-29 vjeçarët përballen me krizë në tregun e punës
Artikulli tjetër Deputetë dhe drejtorë, në krye të listës së njerëzve më të paguar në Shqipëri

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Protesta studentore/ I vihet flaka koshave përballë Ministrisë së Arsimit
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 27 Tetor, 2026
Operacion i madh policor në Stamboll, urdhër-arreste për 68 persona
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Rajoni Sociale 27 Tetor, 2026
Fitore ose burg: Beteja e fundit e Bibit
Analize Bota Opinion Politike Sociale 27 Tetor, 2026
Ish-zyrtari gjerman sulmon Von der Leyen pas rënies së Vuçiçit: Brukseli mbyll sytë…
Koment Kryesore Opinion Politike Zhvillim 27 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.