KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kompania, që Nufi thotë se po prodhon armë, ka vetëm një magazinier të punësuar
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Kompania, që Nufi thotë se po prodhon armë, ka vetëm një magazinier të punësuar
AnalizeFokusKryesoreOpinionPolitikeZhvillim

Kompania, që Nufi thotë se po prodhon armë, ka vetëm një magazinier të punësuar

Përditësimi i fundit: 11 Shtator, 2026 12:38 pm
125 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Në 23 prill të këtij viti gjatë një interpelance në Parlament, ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi deklaroi se Shqipëria është duke prodhuar armë, të cilat po përdoren në konflikte.

“Dhe së fundmi kemi dhe shoqërinë AAT, Advanced Arms Technology, e cila prodhon armë dhe këto armë siç e thashë edhe një herë, janë sot në përdorim në konflikte diku. Jo patenta fiktive, deklaroi Ermal Nufi.

Kjo deklaratë e ministrit të Mbrojtjes është një mashtrim i madh publik. Kapitali ka siguruar dokumenta zyrtarë nga Tatimet. Shoqëria Advanced Arms Technology ka vetëm dy të punësuar. Këta janë administratorja, Arjeta Puca dhe magazinieri Serxhio Gj.

Këta janë dy të punësuarit e vetëm të shoqërisë Advanced Arms Technology, për të cilën ministri thotë se prodhon armë, që tashmë janë në përdorim në konflikte diku. Por problemi nuk qëndron vetëm nëse ministri mashtroi për të bërë propagandë dhe treguar arritje të paqëna të qeverisë.

Në këtë rast, shqetësimi është nëse kompania Advanced Arms Technology është përdorur vërtetë për trafik ndërkombëtar armësh.

Ky shqetësim përforcohet nga përgjimet e publikuara nga Arben Ahmetaj në intervistën e tij me çim Pekën, ku aksioneri i kompanisë Advanced Arms Technology, Ron Yeffet, flet për import armësh dhe municionesh nga Sudani dhe paketimin e tyre në Shqipëri.

Qeveria, e cila në këtë rast, është e kompromentuar për shkak të mashtrimit publik nuk mund të bëjë dot transparencën në mënyrë të paanshme për të sqaruar nëse AAT është përfshirë apo jo në trafik ndërkombëtar armësh.

Ndaj i takon organeve të prokurorisë, të thërrasin ministrin e Mbrojtjes si dhe të sekuestrojnë dokumentacionin në dogana për të verifikuar nëse kompania ka bërë importe ose eksporte armësh apo municionesh. Por një gjë është e sigurtë. Arjeta Puca dhe magazinieri Serxhio Gj. as mund të prodhojnë dhe as mund të paketojnë dot armë.

Ky është një rast ku qytetarët duhet të shpresojnë se ministri i mbrojtjes ka gënjyer. Në të kundërtën, nëse Advanced Arms Technology ka tregtuar më të vërtetë armë jashtë Shqipërisë, dyshimi i madh është se qeveria e Shqipërisë mund të jetë përfshirë në trafik ndërkombëtar armësh.

 

Marrë nga Dosja.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Studentët e Mjekësisë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit në ditën e 16-të të protestës

Ndërtimet kaotike në bregdetin shqiptar shqetësojnë BE-në

OTP Bank Albania pëson rënie prej 45% të fitimit neto, në 9-mujorin e 2026-ës

Qafa e Buallit–Martanesh, rruga 22 milionë euro që u shtrua dy herë

Përplasen dy trena me shpejtësi të lartë në Spanjë, të paktën 10 të vdekur

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ron Yeffet, fermë kuajsh në resortin e Ergys Agasit
Artikulli tjetër Artikulli i porositur nga Veliaj flet për sulm politik

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Trafiku i drogës, SPAK kërkon gjykimin e 17 anëtarëve të grupit kriminal
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
A do ta zbrazin sheshin masat e reja të Ramës?
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Autostrada Milot–Morinë/ Miliarda nga buxheti, pikëpyetje mbi transparencën
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Bilanci neto i ‘Paketës Fiskale’: Kush fiton dhe kush humbet nga taksat e reja?
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.