KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Zgjedhjet në Itali, votat shpallen të vlefshme… edhe pse qytetarët kishin shkruar emrin e qenit, krah kandidatit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Zgjedhjet në Itali, votat shpallen të vlefshme… edhe pse qytetarët kishin shkruar emrin e qenit, krah kandidatit
AktualeAnalizeBotaPolitikeSociale

Zgjedhjet në Itali, votat shpallen të vlefshme… edhe pse qytetarët kishin shkruar emrin e qenit, krah kandidatit

Përditësimi i fundit: 18 Tetor, 2025 9:35 am
201 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Tre fletë votimi që mbanin emrin e qenit të tij, janë cilësuar të vlefshme në favor të kryetarit të bashkisë së Porto Viros në Itali.

Gjykata Administrative e Veneto-s ka rrëzuar ankesën e paraqitur nga kandidati i dytë në zgjedhjet lokale, Stefano Permunian, duke konfirmuar fitoren e Mario Mantovan si kryetar bashkie i qytetit Porto Viro.

Në qendër të debatit ishin fletët e votimit ku ishte shkruar emri “Thor”, emri i qenit të Mantovan.

Në total, këto fletë sollën shtatë vota vendimtare për fitoren e tij në zgjedhjet e mbajtura në maj.

Sipas gjykatës, shkrimi i emrit të qenit nuk përbën një tentativë për të shenjuar votën apo për të identifikuar votuesin, por përkundrazi, është një mënyrë për të shprehur mbështetjen ndaj kandidatit.

Sipas gjykatës, qeni “Thor” ka qenë pjesë aktive e fushatës së Mantovan, duke marrë pjesë në evente publike dhe duke u shfaqur në rrjetet sociale së bashku me kandidatin.

Gjykata vlerësoi se “emri i qenit nuk është një element që e komprometon vlefshmërinë e votës”, por përforcon qëllimin e votuesit për të zgjedhur pikërisht atë kandidat.

I vetmi aspekt që nuk u trajtua nga gjykata ishte prania e Mantovan pranë qendrave të votimit ditën e zgjedhjeve. Ligji kërkon që kandidatët të qëndrojnë të paktën 200 metra larg. Por kjo, sipas gjykatës, është një çështje penale dhe nuk hyn në juridiksionin administrativ.

Përfundimisht, nuk do të ketë asnjë anulim votash dhe as përsëritje zgjedhjesh. Fletët ku ishin shkruar “Thor” apo “Mario Vigile” (referencë për pozicionin e mëparshëm të Mantovan si drejtues i policisë bashkiake) janë konsideruar të vlefshme.

 

Marrë nga Top Channel

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm FBI-ja angleze iu kap 250 kg kokaine çunave të Londrës, tre të arrestuar
Artikulli tjetër Minatorët e Spaçit vijojnë protestën në ditën e 13-të

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.