KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: 1.8 milion shqiptarë kanë lënë vendin, që prej 1990
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > 1.8 milion shqiptarë kanë lënë vendin, që prej 1990
AnalizeFokusKryesoreSocialeZhvillim

1.8 milion shqiptarë kanë lënë vendin, që prej 1990

Përditësimi i fundit: 16 Korrik, 2026 11:48 am
169 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Shqipëria ka pasur një bilanc negativ të migracionit gjatë gjithë periudhës 1990–2025, pasi numri i personave që janë larguar ka qenë vazhdimisht më i lartë se ai i të rikthyerve.

Sipas një analize të Monitor, bazuar në të dhënat e Eurostat, gjatë 35 viteve të fundit nga vendi janë larguar neto rreth 1.8 milionë persona.

Vala më e madhe e emigracionit u regjistrua në dekadën e parë pas rënies së regjimit komunist. Vetëm gjatë viteve 1990–2001, Shqipëria humbi rreth 785.7 mijë banorë nga migracioni, ose mesatarisht 65 mijë persona në vit.

Viti me bilancin më të rëndë ishte 1991, kur u larguan 123,619 persona më shumë sesa u kthyen. Largime të larta u shënuan edhe në vitin 1995, me 118,022 persona, në vitin 1997, me 107,503 persona dhe në vitin 1999, me 105,229 persona.

Pas vitit 2002 ritmet e emigracionit u ngadalësuan, por fenomeni nuk u ndal. Në periudhën 2002–2013, bilanci negativ arriti në rreth 391 mijë persona, ose mesatarisht 33 mijë largime neto në vit.

Ndryshe nga pritshmëritë që emigracioni të zbehej me kalimin e tranzicionit, pas vitit 2014 fenomeni u përkeqësua sërish. Gjatë viteve 2014–2025, Shqipëria humbi rreth 617 mijë persona, ose mesatarisht 51 mijë banorë në vit.

Pas pandemisë, emigracioni neto u rikthye në nivele të larta. Në vitin 2021, nga vendi u larguan 32,853 persona më shumë sesa u kthyen, ndërsa në vitin 2022 bilanci negativ ishte 32,497 persona.

Për vitin 2024, humbja neto vlerësohet në 28,836 persona, ndërsa në vitin 2025 në 28,531 persona.

Shifra e lartë e vitit 2023, me rreth 373 mijë persona më pak, lidhet kryesisht me korrigjimet statistikore të bëra pas rezultateve të Censit të Popullsisë.

Sipas Monitor, Shqipëria vazhdon të humbasë çdo vit rreth 28–30 mijë banorë më shumë sesa fiton nga migracioni.

Ky trend po përshpejton plakjen e popullsisë, po zvogëlon fuqinë punëtore dhe po ngushton numrin e kontribuuesve në skemat e pensioneve dhe të sigurimeve shoqërore.

 

Marrë nga Skyweb.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Tjetërsimi i tokave në Dhërmi, GJKKO e njeh si “viktimë” kompaninë e Gaçit

Mbrojtja e Ballukut, Parlamenti merr notë ngelëse në Bruksel

Qeveritarët e korruptuar po ruajnë pasurinë, SPAK konfiskoi vetëm 100 mijë euro

ONE Albania nën akuzë, lidhur me kërkesat për borxhe ndaj klientëve që paguajnë rregullisht

Investimet e huaja në Shqipëri/ Holanda kalon Greqinë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm “Fluturon” çmimi i naftës në vend
Artikulli tjetër Si u ballkanizua përçarja SHBA-Evropë?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Drejtësia shqiptare mbetet jashtë epokës së Inteligjencës Artificiale
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
Buxheti 2027, ulet pesha e shpenzimeve për mbrojtjen sociale
Analize Finance Kryesore Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
Fituesi i çmimit Goncourt në Francë pranon se, përdori IA për të shkruar romanin
Analize Bota HI-Tech Kulture Sociale 5 Nëntor, 2026
Europa League/ 17 sfida në mbrëmjen e sotme
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.