KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: 100 ditë protestë kundër qeverisë Rama/ Si u ndërkombëtarizuar “Revolucioni i Flamingove”?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > 100 ditë protestë kundër qeverisë Rama/ Si u ndërkombëtarizuar “Revolucioni i Flamingove”?
AnalizeKryesoreOpinionSocialeZhvillim

100 ditë protestë kundër qeverisë Rama/ Si u ndërkombëtarizuar “Revolucioni i Flamingove”?

Përditësimi i fundit: 7 Shtator, 2026 5:40 pm
15 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Sot mbushen 100 ditë nga nisja e protestave kundër qeverisë së Edi Ramës. Protesta nisi në Zvernec, pas incidentit ku rojet private tërhoqën zvarrë disa qytetarë që po protestonin kundër rrethimit të zonës. Nga protesta për kundërshtimin e projektit në Zvërnec, tubimi u zgjerua dhe mori një dimension tjetër politik, me thirrje kundër qeverisë Rama dhe gjithë klasës politike.

Prej më shumë tre muajsh, tashmë Tiranë është shndërruar në epiqendrën e protestave kundër qeverisë Rama, me qytetarë që mblidhen çdo ditë në rrugët e kryeqytetit për të kërkuar ndryshime politike. Tubimet janë mbajtur çdo ditë, duke krijuar një formë të re proteste politike në vend, e cika ka tërhequr edhe vëmendjen e ndërkombëtarëve.

Përballë Kryeministrisë janë bërë thirrje kundër qeverisë, e kundër gjithë klasës politike, “Rama në burg, Berisha në burg”.  Me kalimin e ditëve, protesta mori një karakter gjithnjë e më të organizuar. Organizatorët listuan pesë kërkesat kryesore dhe u bënë thirrje qytetarëve nga e gjithë Shqipëria që t’i bashkoheshin tubimeve në Tiranë.

1. Dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe të gjithë qeverisë.

2. Krijimin e një qeverie teknike tranzitore për jo më pak se 12 muaj.

3. Ndryshime kushtetuese dhe miratimin e tyre me referendum, ku përfshihet ndryshimi i Kodit Zgjedhor, që sipas tij ka marrë peng vendin që prej vitit 2008.

4. Ndryshime në ligjin për financimin e partive politike, pasi sipas deklaruesit, përmes tij financohen nga paraja e krimit dhe drogës.

5. Kufizimi i ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se dy mandate.

Një element i veçantë i protestës është edhe përdorimi i simbolikës dhe formave alternative të protestimit. Lëvizja u identifikua edhe me emërtimin “Revolucioni i Flamingove”, ndërsa flamingoja u kthye në një nga simbolet e protestës.

Nga Tirana në diasporë

Protesta nuk mbeti vetëm brenda kufijve të kryeqytetit. Me kalimin e javëve, thirrjet për pjesëmarrje iu drejtuan edhe shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit. Diaspora nisi të organizonte tubime në vende të ndryshme, duke shprehur mbështetje për protestuesit në Tiranë. Kjo i dha lëvizjes një dimension më të gjerë dhe e shndërroi protestën nga një zhvillim i përqendruar në kryeqytet në një çështje që përfshiu edhe komunitetet shqiptare jashtë Shqipërisë. Në disa raste, protestat u cilësuan si mobilizime mbarëkombëtare, duke synuar përfshirjen e shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit. Pëveç tubimeve të zhvilluara në vendet kudo ku ka shqiptarë, diaspora ka zbarkuar edhe në Tiranë, duke mbushur plot bulevardin.

Protesta mori vëmendje ndërkombëtare

Zgjatja e protestës për dhjetëra ditë bëri që zhvillimet në Tiranë të tërhiqnin edhe vëmendjen e mediave dhe opinionit publik jashtë Shqipërisë. Fakti që protestuesit vijuan të mblidheshin çdo ditë, pavarësisht kohëzgjatjes së lëvizjes, e ktheu protestën në një prej zhvillimeve më të diskutuara politike në vend. Ndërkombëtarizimi erdhi edhe përmes diasporës, e cila jo vetëm mbështeti protestën nga jashtë, por në disa raste doli në rrugë dhe organizoi tubime në qytetet ku jetojnë komunitete shqiptare.

Protestat në Shqipëri kanë marrë edhe mbështetje nga disa eurodeputetë, të cilët kanë ardhur edhe në Shqipëri, duke takuar nga afër qytetarët. Në deklaratat dhe reagimet e tyre, ata kanë theksuar rëndësinë e të drejtës për protestë dhe të respektimit të parimeve demokratike. Po ashtu, mbështetja nga Parlamenti Europian i ka dhënë protestës një tjetër dimension ndërkombëtar, duke e kthyer situatën politike në Shqipëri në një çështje të ndjekur edhe në Bruksel.

Tubimit i kanë bërë jehonë edhe mediat ndërkombëtare, të cilat kanë raportuar cdë zhvillim të ndodhur gjatë 100 ditëve të tubimit, ku herë pas here ka pasur edhe situata tensioni. Por, më së shumti, raportimet ndërkombëtare janë fokusuar te numri i lartë i protestuesve, vijimësia e tubimeve dhe kërkesat për ndryshime politike. Vëmendje të veçantë ka marrë edhe simboli i flamingos, i cili është kthyer në identifikues të protestës.

Sulmet e policisë ndaj protestuese dhe arrestimet e vazhdueshme

Edhe pse protesta ka qenë paqësore nga protestuesit, policia nuk është kursyer me sulme fizike ndaj tyre dhe arrestime të vazhdueshme. Më së shumti përplasjet kanë ndodhur kur qytetarët janë mbledhur para Parlamentit, për tu thënë deputetëve se nuk përfaqësojnë më popullin, por përfaqësojnë krimin.

Gjatë përplasjeve, policia ka përdoruar gaz lotsjellës, ujë me piper, spraj dhe dhunë. Pamjet tregojnë edhe momentet kur policia i ka tërhequr zvarrë qytetarët, që po protestonin për të drejtat e tyre. Në disa raste janë raportuar persona të lënduar, ndërsa organizatorët kanë kërkuar hetim për mënyrën se si është menaxhuar situata nga uniformat blu.

Përplasjet me policinë janë kthyer në një prej pikave kryesore të debatit publik, duke nxitur reagime edhe nga përfaqësues politikë dhe zyrtarë europianë. Organizatorët kanë insistuar se protesta duhet të jetë paqësore dhe se përdorimi i forcës ndaj protestuesve cenon të drejtën e tubimit, ndërsa autoritetet kanë mbrojtur veprimet e policisë si masa për ruajtjen e rendit dhe sigurisë.

100 ditë në shesh

Në këto 100 ditë, qytetarë janë mbledhur çdo mbrëmje në sheshin “Skënderbej” dhe më pas kanë marshuar drejt Kryeministrisë, aty ku kanë mbajtur dhe fjalime. Pas përfundimt të fjalimeve para kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës, duke thirrur slogane si “Arrestoni Ramën”, “O Ergys o legen prite Ramën se po vjen”, “Edi Rama frikacak”, “Dorëheqje, ju erdhi fundi”, “Policia e krimit”, “Edi Rama jep dorëheqjen”, “Edi Rama në burg”, “O Erion o legen prite Ramën se po vjen”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët” dhe “Shqipëria kërkon revolucion”. Sot në ditën e 100 të protestës, pritet një mobilizim më i madh në Tiranë, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar se kjo do të jetë dita e në një prej tubimeve më të mëdha që prej nisjes së lëvizjes.

 

Marrë nga Dosja.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shpërdorim dhe keqmenaxhim në prokurimin e mbrojtjes në Ukrainë

Dibër/ Shteti nxjerr ‘pasuritë’ e krimit në ankand

“Muzeu i Hebrenjve dhe Klubi Labëria në Vlorë”

Fitorja e AfD-së e trondit Merzin dhe “shqetëson” Evropën

Kosovë/ Fatmir Sheholli mohon fajësinë për spiunazh dhe shantazh

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm “Muzeu i Hebrenjve dhe Klubi Labëria në Vlorë”
Artikulli tjetër Dibër/ Shteti nxjerr ‘pasuritë’ e krimit në ankand

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Sarajeva e tërheq stafin e ambasadës nga Serbia
Aktuale Analize Fokus Politike Rajoni 7 Shtator, 2026
Kosovë/ Një person vret motrën dhe plagos nënën
Aktuale Analize Fokus Kryesore Rajoni Sociale 7 Shtator, 2026
Protesta kundër emigracionit në Britani
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 7 Shtator, 2026
Kryeministri i Serbisë i kërkon presidentit të shpërndajë Parlamentin
Aktuale Analize Politike Rajoni 7 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.