KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: 34.7% e shqiptarëve kanë qëndruar jashtë vendit mbi 3 muaj
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > 34.7% e shqiptarëve kanë qëndruar jashtë vendit mbi 3 muaj
AktualeAnalizeKryesoreSociale

34.7% e shqiptarëve kanë qëndruar jashtë vendit mbi 3 muaj

Përditësimi i fundit: 9 Dhjetor, 2025 12:48 pm
109 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Emigrimi sezonal ka njohur rritje të fortë në vitin 2025, sipas SecuriMeter të publikuar nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal. Të dhënat tregojnë se 34.7% e shqiptarëve deklarojnë se kanë qëndruar jashtë vendit për më shumë se tre muaj gjatë jetës së tyre, duke shënuar një rritje të dukshme prej gati 8 pikë përqindjeje, krahasuar me vitin 2024. Kjo rritje sinjalizon rritjen e interesit për punësim sezonal, veçanërisht në vendet e Bashkimit Europian.

Rritja e qëndrimeve afatgjata jashtë nuk është një fenomen i ri, por pjesë e një modeli të qëndrueshëm emigrimi. Ndërkohë, shqiptarët po e përdorin edhe emigrimin sezonal si strategji ekonomike, duke lëvizur në cikle 3-6 mujore në sektorë ku ka kërkesë të lartë, si turizmi, ndërtimi dhe bujqësia. Tendenca e vitit 2025 kthen vendin në nivelet e larta të regjistruara para një viti, duke treguar se tregu i punës jashtë vendit mbetet një tërheqje e fortë.

Krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria renditet në grupin e vendeve me normën më të lartë të të anketuarve të cilët janë shprehur se kanë jetuar jashtë për më shumë se 3 muaj. Ndërkohë, vendet si Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi regjistrojnë nivele më të ulëta dhe të qëndrueshme. Kosova dhe Bosnje Hercegovina kanë tradita të forta emigrimi, por rritja e këtij viti është më e theksuar në Shqipëri, duke e vendosur vendin mes ekonomive me lëvizshmërinë sezonale më dinamike në rajon.

Ky zhvillim lidhet ngushtë me kërkesën e lartë për punëtorë sezonalë në ekonomitë perëndimore, si edhe me sfidat brenda vendit. Rrjedhimisht, shumë qytetarë zgjedhin të punojnë jashtë për disa muaj dhe të rikthehen, një model që po bëhet gjithnjë e më i zakonshëm.

Situata në Shqipëri tregon se emigrimi sezonal, por edhe ai i përhershëm po kthehet në një mekanizëm ekonomik të rëndësishëm për familjet dhe një sfidë serioze për tregun vendas të punës, i cili tashmë po përballet me mungesë të fuqisë punëtore në sektorët kryesorë.

 

Marrë nga Scantv.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Von der Leyen: Lufta në Iran i kushton BE-së, 500 milionë euro në ditë

Kriza ajrore e karburantit godet Europën

SPAK, kontrolle të reja për Ballukun dhe të afërmit e saj

Këshilltari kryesor i Fauci-t paditet si bashkëpunëtor, në mbulimin masiv të COVID-it

Lëshohet urdhërarrest për ish-drejtorin e FBI-së

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Tirana mes trafikut më të rënduar në Europë
Artikulli tjetër I vetëm në një karrige, Adriatik Lapaj nis ngujimin përpara zyrës së Ramës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 29 Prill, 2026
Arrestimi i Ervin Matës/ Fundi i një arratisjeje ndërkombëtare
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion 29 Prill, 2026
Marrëveshje sekrete për hotelet dhe avionët e Ramës
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 29 Prill, 2026
Champions/ Vazhdon sonte me ndeshjen e dytë gjysmëfinale, Atletiko Madrid-Arsenal
Aktuale Analize Sporti 29 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.