KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Tirana mes trafikut më të rënduar në Europë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Tirana mes trafikut më të rënduar në Europë
AnalizeFokusKryesoreSociale

Tirana mes trafikut më të rënduar në Europë

Përditësimi i fundit: 9 Dhjetor, 2025 12:47 pm
182 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Trafiku është bërë një nga problemet kryesore që hasin sot qytetet, kryesisht ato shumë të populluara, ato që presin një numër të madh turistësh, si edhe qytetet me aktivitete të shumta ekonomike e kulturore. Indeksi i Trafikut merr në konsideratë faktorë si koha e udhëtimit për në punë, pakënaqësia me kohën e kaluar në trafik, emetimet e CO₂ dhe joefikasiteti i përgjithshëm i sistemit të qarkullimit. Ky indeks ofron një panoramë të qartë të gjendjes së trafikut në një qytet. Por cili qytet vlerësohet me trafikun më të lartë në Europë dhe si pozicionohet vendi ynë?

Tirana renditet në vendin e 49-të nga 129 qytete europiane të marra në shqyrtim, duke pasur 123 pikë në indeks dhe rreth 39 minuta kohë pritjeje në trafik, që është koha mesatare për të udhëtuar nga një vend në tjetrin brenda qytetit në raste trafiku. Kjo e vendos Shqipërinë mes vendeve me trafik të konsiderueshëm në Europë. Këto të dhëna vijnë edhe si pasojë e motorizimit të lartë të vendit pasi është shtuar numri i makinave ndjeshëm si dhe në Tiranë  ka shumë popullsi e cila është shtuar me ritme të shpejta.Nëse e krahasojmë vendin tonë me rajonin, rezulton se renditemi në vendin e dytë, pasi Serbia konkretisht Beogradi ka një indeks më të lartë, me 136.9 pikë dhe një kohë pritjeje prej rreth 37 minutash.

Shumë më mirë paraqitet situata në Bosnje-Hercegovinë dhe Maqedoninë e Veriut, ku indeksi i trafikut rezulton të jetë përkatësisht 97.2 pikë në Shkup dhe 94.7 pikë në Sarajevë, ndërsa koha mesatare e pritjes në trafik për të dyja qytetet është afro 30 minuta.

Por cilat janë shtetet që paraqesin trafikun më të rënduar dhe kushtet më problematike në qarkullimin rrugor?
Sipas Indeksit të Numbeo-s, Krasnodar dhe Moska në Rusi rezultojnë të jenë qytetet me trafikun më të rënduar në Europë. Më pas vijnë Napoli dhe Rumania (qytetet përkatëse), të cilat po ashtu renditen në listën e zonave me trafik të dendur dhe problematik. Edhe Londra pozicionohet ndër 10 qytetet e para për nivel të lartë trafiku.

Nga ana tjetër, vendet ku ka më pak radhë pritjeje në trafik dhe një sistem më efikas të qarkullimit rrugor janë Viena, Banja Luka, Spliti dhe Tartu, një nga qytetet kryesore të Estonisë.

 

Marrë nga Scantv.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pas SPAR-it, Xhevdet Rexhepi ble edhe Eco Market nga vëllezërit Duka

Industria izraelite e mbrojtjes zgjerohet në Ballkan

30 vite treg në rrugë: Tirana, vatër bakteresh!

Prokuroria kërkon lirimin e 14 protestuesve të arrestuar

Vllaznia e femrave tërhiqet nga kampionati i futbollit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Raporti: Dhuna në shkolla alarmante
Artikulli tjetër 34.7% e shqiptarëve kanë qëndruar jashtë vendit mbi 3 muaj

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“The Guardian”: Serbët në shënjestër të programeve spiune
Fokus Opinion Politike Rajoni Sociale 4 Shtator, 2026
‘Le Monde’: Shqipëria e betonit dhe arkitektët “VIP” që fshihen si struci!
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
Kush po i bllokon faqet që mbështesin protestat në Shqipëri?
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 4 Shtator, 2026
Il Manifesto: “Edi Rama dhe Shqipëria si galeri personale arti!”
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.