KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Raporti: Dhuna në shkolla alarmante
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Raporti: Dhuna në shkolla alarmante
AnalizeFokusKryesoreSocialeZhvillim

Raporti: Dhuna në shkolla alarmante

Përditësimi i fundit: 9 Dhjetor, 2025 12:44 pm
179 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Raporti i KLSH-së për sigurinë në shkolla ngre alarmin për dhunë fizike dhe verbale dhe vë në pikëpyetje efektivitetin e rolit të oficerit të sigurisë në këto institucione.

Nga gjetjet e auditimit për periudhën 2021-2024, rezulton se forma më e përhapur e problematikave në shkolla mbetet dhuna fizike, me 892 raste të referuara gjatë periudhës së audituar. Pas saj renditet dhuna psikologjike dhe verbale, me 333 raste të raportuara, ndërsa bullizmi, një nga sfidat më shqetësuese për mjedisin shkollor është evidentuar 186 herë në të njëjtën periudhë. Po ashtu, kërcënimet, shantazhet dhe përndjekjet rezultojnë me 178 raste, ndërsa përdorimi i drogës, cigareve apo alkoolit shfaqet në 133 raste.

Në vijim, raporti zbulon se indikatorët e sigurisë në institucionet arsimore parauniversitare janë përkeqësuar ndjeshëm në katër muajt e parë të vitit shkollor 2024–2025. Vetëm gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 528 incidente, ku dominon dhuna fizike, si dhe janë kapur 8 nxënës që mbanin armë.

Mosreferimi i rasteve në Policinë e Shtetit, mungon kriteri përcaktues 

Por auditimi ngre edhe një tjetër shqetësim që lidhet me mungesën e një kriteri të qartë që të përcaktojë kur një ngjarje apo problematikë duhet t’i raportohet jo vetëm titullarit të institucionit arsimor dhe ZVAP-it, por edhe Policisë së Shtetit.

Kjo mungesë standardi ka krijuar një zinxhir pasojash. Oficerët e sigurisë, siç thekson edhe ASCAP, shpesh vetëcensurojnë raportimet e incidenteve në link-un përkatës, duke mos evidentuar emrin e shkollës dhe duke u ndier nën trysninë e drejtuesve të institucioneve arsimore.

Kjo qasje ndikon drejtpërdrejt jo vetëm në procesin e raportimit në ASCAP, por shfaqet si rrezik edhe për detyrimin e referimit të rasteve në polici, sidomos kur mungon një kriter i prerë ligjor që të udhëheqë të gjithë procesin.

Pyetjet e auditimit ndaj oficerëve të sigurisë në shkollat shqiptare nxorën në pah qartësisht këtë boshllëk. Në një intervistë, oficeri i sigurisë deklaroi se vetëm “dhuna ekstreme” mund të bëhej objekt raportimi në polici dhe se rastet më madhore nuk ishin dokumentuar si “Referim i rastit”, por ishin trajtuar brenda shkollës, verbalisht.

Në një tjetër institucion, u theksua se sinjalizimi në polici varet nga mungesa e pajtimit mes palëve, por se “kriter fiks nuk ka”. Ndërkohë, një tjetër oficer u shpreh se referonte vetëm dhunën fizike, por jo atë psikologjike, duke argumentuar se në mungesë të masave konkrete nga policia për rastet e dhunës fizike, nuk shihte ndonjë përfitim nga referimi i dhunës psikologjike. Rastet e bullizmit kibernetik, sipas tij, i referohen strukturave të specializuara të Policisë së Tiranës.

Deklarimet e oficerëve të sigurisë tregojnë se vendimi për të raportuar një incident në polici bazohet në vlerësime individuale “rast pas rasti”, me komunikim të vazhdueshëm me SPZ-në, shpesh vetëm në mënyrë gojore, dhe pa dokumentim të plotë. Sharjet nuk referohen jashtë shkollës, ndërsa çdo situatë i nënshtrohet interpretimit të vet oficerit. Kjo qasje e fragmentuar nxjerr në pah mungesën e një kriteri të unifikuar dhe të detyrueshëm për raportimin e incidenteve, duke bërë që praktikat të ndryshojnë nga një institucion në tjetrin dhe të ndikohet vendimmarrja nga skepticizmi për efektivitetin e bashkëpunimit me policinë. Problemi thellohet nga fakti se Udhëzuesi zyrtar i punës së oficerëve të sigurisë nuk e adreson këtë boshllëk.

Vetë oficerët kanë pranuar se janë ndier nën presion për të raportuar ose për të mos raportuar raste të ndryshme, çka e shndërron procesin në një mekanizëm të brishtë, ku shmangia e konfliktit me prindërit apo drejtuesit e shkollave çon në moszbatim të detyrimeve të parashikuara qartë në aktet nënligjore.

Kjo ngre një pyetje thelbësore: si mund të ushtrohet me objektivitet diskrecioni i lejuar nga udhëzuesi, kur vetë oficerët hezitojnë të zbatojnë edhe detyrimet më bazike për shkak të presioneve të jashtme? Sa të përgatitur janë për të marrë vendime të tilla, kur nga 120 orë trajnimi, vetëm rreth 60 u dedikohen njohurive teorike?

Në mungesë të këtij kriteri, rreziku që incidentet të mos referohen, të minimizohen ose të trajtohen brenda shkollës në mënyrë të pasaktë e jo profesionale, mbetet real dhe me pasoja të drejtpërdrejta për sigurinë e nxënësve dhe efikasitetin e mekanizmave të mbikëqyrjes, përfundon raporti.

 

Marrë nga Ekofin.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shqiptarët, me rrezikun më të lartë të varfërisë në Europë

150 mijë euro pasuri të krimit kalojnë te 21 OJF për projekte sociale

Zyrtarizohet miqësorja e parë e muajit qershor, Shqipëria do të përballet me Izraelin

UEFA Europa League/ Sonte ndeshjet e para gjysmëfinale

KQZ nis përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Luftë në Ballkan? Si e perceptojnë qytetarët e shteteve? Shqiptarët më pak të shqetësuar
Artikulli tjetër Tirana mes trafikut më të rënduar në Europë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ndalohet shitja e dronëve në Pekin
Aktuale Analize Bota HI-Tech Sociale 30 Prill, 2026
Salianji depoziton kandidaturën për kreun e PD
Aktuale Kryesore Politike Sociale 30 Prill, 2026
Drejtuesja shqiptare e JP Morgan akuzohet për abuzim seksual
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e naftës dhe benzinës
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.