KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: 35% e të punësuarve nën nivelin e pagës minimale
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > 35% e të punësuarve nën nivelin e pagës minimale
AnalizeFinanceKryesoreSocialeZhvillim

35% e të punësuarve nën nivelin e pagës minimale

Përditësimi i fundit: 19 Shtator, 2025 12:51 pm
245 Shikime
Share
4 Min. Leximi
File source: http://commons.wikimedia.org/wiki/File:HK_Sai_Ying_Pun_Lin_Heung_Kui_restaurant_cleaning_lady_n_kitchen_Aug-2012.JPG
SHARE

Paga minimale pritet të arrijë në nivelin 50 mijë lekë nga 1 janari i vitit 2026 sipas programit të qeverisë.

Të dhënat zyrtare tregojnë se në tremujorin e dytë të vitit 2025 rreth 35% e të punësuarve kishin paga deri në këtë nivel.

Ndërmjet tremujorit të dytë 2024 dhe atij 2025 ka ndryshime të dukshme në shpërndarjen e të punësuarve sipas nivelit të pagës, drejt niveleve më të larta. Pjesa e punonjësve që paguhen deri në pagën minimale (40 mijë lekë bruto në muaj) është përgjysmuar në harkun e një viti. Në vitin 2024, kjo kategori përfshinte mbi një të katërtën e të punësuarve, 25,3%, ndërsa në prill-qershor ajo ra në 12,4%. Zhvillimet në tregun e punës tregojnë se ka ardhur koha për rritjen e pagës minimale dhe se shumica e të punësuarve marrin më shumë se ky prag.

Në të njëjtën kohë, është rritur përqindja e të punësuarve me paga mes 40 mijë dhe 50 mijë lekë, nga 20% në 22,2%. Në tremujorin e dytë 2024 rreth 45,3% e të punësuarve fitonin deri në 50 mijë lekë, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit 2025 kjo shifër është ulur ndjeshëm, në 34,6%. Pra, brenda një viti, pjesa e punonjësve që paguhen me paga të ulëta ka rënë me afro 11 pikë përqindje.

Këto zhvillime tregojnë se struktura e tregut të punës është zhvendosur drejt niveleve më të larta të pagave, duke reflektuar një rritje të përgjithshme të të ardhurave për punonjësit. Si në sektorin privat dhe atë publik pagat janë rritur me ritme më të shpejta në tre vitet e e fundit.

Zgjerimin më të fortë e kishin punonjësit në intervalin e pagës mujore bruto 95-12,000 lekë me rreth 5 pikë për qind në një vit, si rrjedhojë e pagave më të larta në sektorin publik. Pagat në sektorin publik ishin mesatarisht 16 për qind më të larta se vitin 2023. Duke qenë se sektorin publik ishin rreth 185 mijë të punësuar vitin e kaluar niveli më i lartë që nga viti 2022, rritja e pagave ndaj tyre ka ndikuar ri-kategorizimin e punonjësve sipas nivelit të pagesës.

Kategoria me pagë mbi 120 lekë zuri 14.1 për qind të totali te të punësuarve në tremujorin e dytë nga 10.4 në të periudhë të 2024.

Rritja e pagës minimale përgjatë 2022 -2023 në vend ka detyruar punëdhënësit të rrisin nivelin e pagesës edhe pjesën tjetër të fuqisë punëtore në mënyre për të ruajtur diferencat ndërmjet pozicioneve. Presionet e mungesës së fuqisë punëtore, sidomos në sektorë si ndërtimi, shërbimet dhe turizmi kanë detyruar bizneset të ofrojnë paga më konkurruese për të mbajtur dhe rekrutuar staf.

Po inflacioni i lartë i viteve të fundit ka zbehur përfitimet nga paga, pasi INSTAT përllogariti se paga reale mujore bruto ishte rreth 70 mijë lekë në tremujorin e dytë 2025, teksa paga mesatare mujore bruto ka kaluar nivelin e 83 mijë lekëve.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Bullgaria me Presidente grua/ Iljana Jotova fitoi me 57.5% në balotazh

Policia kërkon kujdes nga SMS-të mashtruese në emër të bankave

BSH paralajmëron qeverinë për uljen e pragut të TVSH-së, për bizneset e vogla

Kur Antiterrori heton protestuesit

Kur qeveria bën humor me Kushtetutën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Serbia përgatit ligjin për ushtri me detyrim. Shqiptarët e Luginës së Preshevës kundërshtojnë
Artikulli tjetër Kurti: Nuk jemi prishur me Amerikën, por i kemi disa dallime

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kur zemërimi nuk mjafton: anatomia psikologjike e dy revoltave ballkanike
Analize Fokus Opinion Sociale Zhvillim 2 Nëntor, 2026
Aktet e reja për tubimet rrezikojnë të kufizojnë protestën dhe të frikësojnë organizatorët
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 2 Nëntor, 2026
Fundi i epokës së artë?/ Lëkundet ndërtimi
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 2 Nëntor, 2026
Banka më e madhe e vendit investon 2.2 miliardë euro kursime të shqiptarëve, jashtë
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 2 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.