KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: 350 mijë euro për informacionin e fluturimeve në Aeroportin e Kukësit, por fluturime s’ka
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > 350 mijë euro për informacionin e fluturimeve në Aeroportin e Kukësit, por fluturime s’ka
AnalizeFokusKorrupsionKryesoreOpinionSociale

350 mijë euro për informacionin e fluturimeve në Aeroportin e Kukësit, por fluturime s’ka

Përditësimi i fundit: 30 Mars, 2026 10:58 am
65 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Abuzimi pa mëshirë i parasë publike në Shqipëri shpesh prodhon dhe situata komike. Rasti më i fundit i përket shoqërisë Albcontrol, që shquhet për shakara me dëm të madh.

Në fund të vitit të kaluar, Albcontrol shpalli një tender me vlerë 33.2 milionë lekë ose rreth 350 mijë euro për sigurimin e infrastrukturës për ofrimin e shërbimit të Informacionit të Fluturimit në Aeroportin e Kukësit.

Por ka një problem të vogël. Në Aeroportin e Kukësit nuk ka asnjë fluturim prej dy vitesh. Dhe as ka gjasa të ketë, pavarësisht se qeveria herë pas here, lëshon ndonjë premtim bosh

Shpallja e tenderit

Aktualisht në Aeroportin e Kukësit fluturojnë vetëm zogjtë. Ndaj infrastruktura, që do t’u kushtojë shqiptarëve 350 mijë euro, do të ofrojë shërbimin e informacionit për fluturimin e zogjve mbi Aeroportin e Kukësit.

Dhe kjo është një kontratë që përsëritet çdo vit, me qëllimin e vetëm për të marrë 350 mijë eurot, pa u sjellë qytetarëve asnjë dobi publike. Por ky nuk është problemi i vetëm. Ky tender është një kënetë abuzimesh nga të gjitha anët.

350 mijë euro për të marrë me qira një kioskë

Ndonëse zyrtarët marifetcinj të Shqipërisë kanë mësuar t’i emërtojnë tenderat me terma kompleks dhe jo pa qëllim, në fakt objekti i vërtetë i këtij tenderi është marrja me qira për 1 vit e një kioske me përmasa 3 metër me 2.5 metër dhe që ka dy radio dhe një telefon fiks. Bëhet fjalë për të ashtuquajturat kulla të lëvizshme kontrolli si kjo në foton më poshtë.

Në këtë kullë supozohen të rrinë kontrollorët e trafikut ajror, të cilët komandojnë uljet dhe ngritjet e avionëve. Në rastin e Aeroportit të Kukësit do të komandojnë uljet dhe ngritjet e sorrave. Por nuk mbaron këtu.

Një kullë e re me pajisjet dhe kriteret teknike si ato që kërkon Albcontrol në kontratë, kushton 80-100 mijë dollarë po ta blesh të re. Shoqëria shqiptare e lundrimit ajror është duke paguar 350 mijë euro për të marrë 1 vit me qira një kullë të përdorur.

Tenderi për marrjen e kullës me qira u zhvillua përpara dy javësh. Në garën pa garë mori pjesë vetëm një kompani. Kjo ishte R & T, e cila ofroi çmimin 31.6 milionë lekë ose 330 mijë euro. Këtë të premte kompania u shpall fituese e tenderit të kioskës.

Shpallja e fituesit

Me pak fjalë, 350 mijë euro ikën. Por qytetarët shqiptarë nuk kanë për të marrë ndonjë shërbim nga këto para. Zero.

Babëzia me të cilën shpërdorohen paratë e qytetarëve në Shqipëri është e frikshme. Kur spitalet rrinë pa analiza, Albcontrol i cili ka marrë përdrejtë mbi 70 milionë euro injektim kapitali nga paratë e qytetarëve vitin e kaluar, shpenzon para për të numëruar zogjtë që fluturojnë në Aeroportin e Kukësit.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Gjendja shëndetësore e Ilir Metës, Helsinki: Refuzon të hajë ushqimin e komandës

Shqiptarët nuk duan t’ia dinë për çmimin, importi i naftës u rrit në mars

“Konkurrenca” fal Spitalin Amerikan dhe Hygeia-n

GJKKO rrëzon kërkesën e Arbër Veliajt për kontrollet dhe sekuestrimet

E-Albania sërisht jashtë funksionit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kupa e Botës/ Airbnb-të në SHBA po kalojnë 6,000 dollarë për natë
Artikulli tjetër Masakrohet brezi i pishave në Velipojë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

One Albania/ Magyar bllokon 16 miliardë euro për 4iG, mediat hungareze flasin për faliment
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Opinion Sociale 28 Prill, 2026
TAP-i ndërton pikën e daljes në Fier, por qeveria nuk di ku ta çojë gazin
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Opinion Sociale 28 Prill, 2026
Të indeksuarit!
Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Prill, 2026
Vangjel Tavo i jep kompanisë nën hetim nga SPAK, mbi 200 mijë €, për sezonin në Himarë
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Kryesore Opinion 28 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.