KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: 47% e popullsisë mbi 15 vjeç, në Shqipëri, mezi shkruan dhe lexon
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > 47% e popullsisë mbi 15 vjeç, në Shqipëri, mezi shkruan dhe lexon
AnalizeKryesoreSociale

47% e popullsisë mbi 15 vjeç, në Shqipëri, mezi shkruan dhe lexon

Përditësimi i fundit: 7 Shkurt, 2025 9:50 am
156 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Afërsisht 47% e popullsisë mbi 15 vjeç në Shqipëri ka arritje të ulëta arsimore dhe një pjesë tjetër 35.2% vlerësohet se kishte njohuri mesatare në vitin 2023, evidentojnë të dhënat statistikore të Fondit Europian të Trajnimeve (ETF) një njësi që operon me financime të KE-së për politika që kanë të bëjnë me kapitalin njerëzor në vendet europiane që nuk janë ende pjesë e BE-së.

Vetëm një pjesë, 18.1% e popullsisë mbi 15 vjeç kishin arritje të larta arsimore.

Sipas ETF-së, kjo do të thotë se gati gjysma e popullsisë së Shqipërisë mbi 15 vjeç nuk është në gjendje të lexojë dhe të shkruajë një deklaratë të shkurtër të thjeshtë për jetën e përditshme dhe ta kuptojë atë.

Gjithashtu ata nuk është në gjendje të bëjnë llogaritje të thjeshta në aritmetikë.

Me këto aftësi, popullsia e Shqipërisë nuk mund të prodhojë forcë të aftë pune që mund të çojë vendin në nivele të tjera të zhvillimit.

Tani kur popullsia e vendit po plaket me shpejtësi dhe revolucioni teknologjik kërkon përditësimin të aftësive, Shqipëria mbetet shumë pas.

Sipas INSTAT në vitin 2024, shkalla e pjesëmarrjes në arsimin dhe trajnimin formal dhe joformal në popullsinë 25 deri në 34 vjeç qëndron në 1.8% dhe nën 0.5% për kategoritë e tjera mbi këtë moshë.

Ky rezultat është shumë larg mesatares së BE-së, duke nënvizuar nevojën për të rritur mundësitë për aftësimin dhe trajnimin e të rriturve, rekomandon ET-ja.

Mirëpo vendit tonë i mungojnë shkollat e veçanta dhe qendrat e tjera burimore për aftësimin e popullsisë së rritur.

Vendi ynë duhet të zhvillojë përveç ambienteve edhe platforma të posaçme për zhvilluar mësime ndaj popullsisë së rritur.

Ndryshimet demografike me plakjen e shpejtë dhe normat e larta të emigrimit, paraqesin sfida të mëdha.

Popullsia e Shqipërisë po plaket dhe po përqendrohet në Tiranë, ndërkohë që shumica e rajoneve përballen shpopullim.

Sistemi arsimor po lufton me rënien e numrit të nxënësve, veçanërisht në arsimin profesional dhe nga ana tjetër ekziston një nevojë kritike për zhvillimin nismave të të mësuarit gjatë gjithë jetës.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Largimi i uniformave të bardha
Artikulli tjetër Gjendet i vrarë një 25 vjeçar në Lezhë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.