KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: 5 persona në pranga, në Tiranë për pengmarrje
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > 5 persona në pranga, në Tiranë për pengmarrje
AktualeFokusSociale

5 persona në pranga, në Tiranë për pengmarrje

Përditësimi i fundit: 30 Prill, 2025 11:04 am
188 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Pesë persona janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi kanë marrë peng një 68-vjeçar në një zonë periferike në Tiranë. Mësohet se në pranga kanë rënë, Sulejman Sina, 31 vjeç, Klinton Sina, 21 vjeç (vëllezër), Idajet Mashollari, 21 vjeç, Bajram Ibraliu, 57 vjeç dhe Nikoleta Begolli, 32 vjeçe, të gjithë banues në Tiranë.

Nga hetimet, pamjet filmike dhe provat e siguruara ka rezultuar se dy vëllezërit dhe 21-vjeçari kanë marrë me forcë në një automjet 68 vjeçarin me iniciale E. A., në rrugën “George W. Bush”,  dhe kanë mbajtur peng në një banesë të braktisur të fshatit Kakunjë.

Dhe më pas kanë telefonuar bashkëshorten e tij, të cilën e kanë shantazhuar për jetën e 68-vjeçarit, duke i kërkuar shumën prej 2 000 000 lekësh, të cilën ia ka dorëzuar dorëzuar 57-vjeçarit Bajram Ibraliu në zonën e Saukut.

Më pas policia ka kryer kontrolle në banesat e personave si dhe në një automjet me të cilin lëviznin Sulejman Sina dhe Nikoleta Begolli ku u gjetën dhe sekuestruan 1 746 000 lekë të dyshuara të marra nëpërmjet kanosjes, nga bashkëshortja e 68-vjeçarit.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Imediat”. Morën me forcë dhe mbajtën peng në një zonë periferike, një 68-vjeçar, si dhe kërcënuan bashkëshorten e tij, për t’i marrë 2 000 000 lekë. Kapen pas disa orësh, 5 shtetas që bashkëpunuan për kryerjen e këtij krimi. Sekuestrohen 1 746 000 lekë nga shuma që bashkëshortja iu dha këtyre shtetasve.

Menjëherë pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se më datë 29.04.2025, disa shtetas kishin marrë me forcë një shtetas, të cilin e kishin mbajtur peng dhe në këmbim të lirisë së tij i kishin marrë një shumë të madhe parash, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda kanë organizuar punën për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale, të kryera në kuadër të operacionit “Imediat”, u arrestuan 5 shtetasit e dyshuar të implikuar në këtë rast, konkretisht: shtetasit S. S., 31 vjeç, K. S., 21 vjeç (vëllezër), I. M., 21 vjeç, B. I., 57 vjeç dhe N. B., 32 vjeçe, të gjithë banues në Tiranë.

Nga hetimet, pamjet filmike dhe provat e siguruara ka rezultuar se shtetasit S. S., K. S. dhe I. M., në rrugën “George W. Bush”, kanë marrë me forcë në një automjet dhe kanë mbajtur peng, në një banesë të braktisur të fshatit Kakunjë, shtetasin E. A., 68 vjeç. Dhe më pas kanë telefonuar bashkëshorten e tij, të cilën e kanë shantazhuar për jetën e 68-vjeçarit, duke i kërkuar shumën prej 2 000 000 lekësh. Kjo shumë i është dorëzuar shtetasit B. I., në zonën e Saukut.

Në vijim të veprimeve për zbardhjen e plotë të ngjarjes, janë kryer kontrolle në banesat e këtyre shtetasve si dhe në një automjet me të cilin lëviznin shtetasi S. S. dhe shtetasja N. B., ku u gjetën dhe sekuestruan 1 746 000 lekë të dyshuara të marra nëpërmjet kanosjes, nga bashkëshortja e shtetasit E. A. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

 

Marrë nga Dosja.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Mbi 1 milion makina në Shqipëri, shtohen makinat elektrike

Anijet-gjeneratorë në Vlorë/ KESH hap tender 20 milionë euro për mirëmbajtjen

100 ushtarë amerikanë u plagosën nga sulmet e Iranit

Partia “Demokratët Evropianë”: Rama dhe Berisha duhet të largohen

Vendimi i parë i kryeministrit britanik Andy Burnham: Heqja e TVSH-së për energjinë elektrike familjare

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Medvedev kërcënon Finlandën dhe Suedinë me goditje bërthamore
Artikulli tjetër Çfarë fshihet pas rritjes së sulmeve me makina në Evropë?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kryebashkiaku Veliaj bojkoton seancën/ Gjykata rrëzon kërkesën e Xoxës dhe gjobit avokatin Ndreca
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 21 Korrik, 2026
Operacion antidrogë në Itali, sekuestrohen mbi 770 kg kokainë
Aktuale Analize Fokus Sociale 21 Korrik, 2026
Eurodeputeti Zdeçovski denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët, për të transportuar para jashtë shtetit
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 21 Korrik, 2026
Foreign Policy për protestat në Shqipëri: “Flamingot kundër autokratëve”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 21 Korrik, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.