KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: 66.5 mijë makina u shtuan për 8 muaj
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > 66.5 mijë makina u shtuan për 8 muaj
AktualeAnalizeFokusKryesoreSociale

66.5 mijë makina u shtuan për 8 muaj

Përditësimi i fundit: 4 Shtator, 2026 9:03 am
13 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Numri i mjeteve që qarkullojnë në vend sa vjen e po shtohet, ndonëse ritmet e rritjes po ngadalësohen në krahasim me dy vitet e mëparshme, kur u shënua një ecuri e fortë e nxitur nga orientimi i importeve drejt vendeve aziatike.

Sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor, për periudhën janar-gusht kanë hyrë në qarkullim për herë të parë 66.5 mijë automjete, pothuajse në të njëjtin nivele me 8-mujorin e një viti më parë.

Vetëm në gusht u regjistruan gati 8.1 mijë mjete. Në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë, në vend u regjistruan për herë të parë 10% më pak mjete.

Importet e mjeteve u ngadalësuan pas marsit, si rrjedhojë e vështirësive me transportin që u shfaqën pas konfliktit në ngushticën e Hormuzit, që rriti koston e automjeteve që vijnë nga Azia, ndonëse ato nuk kalonin direkt nga kjo ngushticë.

Koreja e Jugut dhe Kina dominojnë

Koreja e Jugut dhe Kina vijojnë të jenë tregjet kryesore nga ku shqiptarët po preferojnë të marrin automjetet dy vitet e fundit.

Për 8-mujorin, rreth 17.5 mijë mjete, ose rreth 26% e regjistrimeve për herë të parë, e kishin origjinën nga Koreja e Jugut. Tre vitet e fundit, Koreja e Jugut po dominon, për shkak të çmimeve më të lira të blerjes nga shteti i largët.

Kina po rritet me shpejtësi, si rrjedhojë e interesi për makina elektrike. Rreth 16% e mjeteve që u regjistruan për herë të parë në janar-gusht, ose 10.6 mijë mjete, kishin origjinën nga Kina.

Gjermania dhe Italia, dy shtetet e dikurshme dominuese, kanë kaluar në vend të tretë dhe të katërt, përkatësisht me 7.9 dhe 7.7 mijë mjete për 8 mujorin.

10.6% e mjeteve të importuara janë elektrike, rritet BYD

Pas një rritjeje rekord në mars dhe prill, duket se ka rënë disi interesi për mjetet elektrike. Në gusht, u regjistruan për herë të parë 681 të tilla, nga 682 në korrik niveli më i ulët i këtij viti.

Gjithsesi, për 8-mujorin janë regjistruar gjithsej 7,087 mjete elektrike, ose 2.5 herë më shumë se e njëjta periudhë e 2025-s.

Mjetet elektrike përbënin 10.6% të regjistrimeve të mjeteve për herë të parë për periudhën janar-gusht.

Sipas llojit të markave, Volkswagen dhe Mercedes-Benz vijojnë të mbeten dy markat historikisht më të preferuara nga blerësit shqiptarë, me përkatësisht 16.5% dhe 14.7% të regjistrimeve në periudhën janar-gusht 2026.

Ndërkohë, spikat ngjitja e shpejtë e BYD, e cila ka arritur në 7.0% të totalit, duke reflektuar interesin në rritje për makinat elektrike dhe forcimin e pranisë së prodhuesve kinezë në treg. Në total, numri i mjeteve që qarkullojnë në vend arriti në rreth 1.1 milionë në fund të gushtit.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Propozimi i Institutit për Bashkitë: Shqipëria me 12 Bashki Metropolitane

Krahu i punës po u kushton ndërtuesve më shumë se materialet

Prapaskenat e përplasjes mes biznesmenëve në Vlorë

Ndëshkimi kriminal që sfidon drejtësinë në Mirditë

Ku punojnë familjarët e ministrave?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Përplasje për pagat e gjyqtarëve/ Ministria e Financave: Nuk i kemi bllokuar
Artikulli tjetër PDK dhe Aleanca bllokojnë Qeverinë e Kosovës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Banorët e Rrjollit u rikthehen protestave
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 4 Shtator, 2026
Kulla e radhës/ Njëri vëlla firmos projektin 140 milionë euro, tjetri merr leje për kullë 21 kate
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
Lorenc Vangjeli: Edi Rama është shkaktari i konfliktit të biznesmenëve në Vlorë
Fokus Koment Kryesore Sociale 4 Shtator, 2026
Dënohet me burg familja shqiptare ‘Balesi’ në Britani
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 4 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.