KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: PDK dhe Aleanca bllokojnë Qeverinë e Kosovës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > PDK dhe Aleanca bllokojnë Qeverinë e Kosovës
AnalizeKryesorePolitikeRajoniZhvillim

PDK dhe Aleanca bllokojnë Qeverinë e Kosovës

Përditësimi i fundit: 4 Shtator, 2026 9:09 am
37 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës kanë vazhduar për të katërtën javë radhazi aksionin para godinës së Qeverisë së Kosovës, duke bllokuar hyrjen në ndërtesë dhe duke kërkuar zhbllokimin e konstituimit të institucioneve. Aksionit të së premtes iu bashkuan edhe aktivistë dhe asamblistë të PDK-së nga Prizreni dhe Suhareka. Ndërkohë, Lidhja Demokratike e Kosovës nuk iu bashkua protestës. Në aksion nuk morën pjesë as gjashtë deputetët e LDK-së që kanë dalë kundër marrëveshjes së arritur mes partisë së tyre dhe Lëvizjes Vetëvendosje për çështjen e presidentit.

PDK dhe Aleanca kërkojnë nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, të ndërmarrë hapa për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e institucioneve të reja, duke theksuar se vendi nuk mund të vazhdojë për një kohë të gjatë me institucione në detyrë. Ngërçi politik vazhdon që prej 8 gushtit, kur u ndërpre seanca konstituive e Kuvendit. Që atëherë, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, deputet i Vetëvendosjes, nuk e thërret vazhdimin e saj.

Nga ana tjetër, Kurti ka deklaruar se seanca për konstituimin e Kuvendit pritet të mbahet pasi të arrihet një marrëveshje politike për presidentin. Marrëveshja mes Vetëvendosjes dhe LDK-së, e bërë publike të premten, parashikon mbështetjen e kandidaturës së Bekim Sejdiut për president. Megjithatë, kjo marrëveshje ka hasur në kundërshtime brenda Grupit Parlamentar të LDK-së. Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Kujtim Shala, Armend Zemaj, Arben Gashi dhe Janina Ymeri kanë bërë të ditur se nuk do ta mbështesin me argumentin se nuk duan t’i japin “më shumë pushtet Kurtit”, partia e të cilit i fitoi zgjedhjet e 7 qershorit dhe llogaritet t’i ketë numrat për ta bërë Qeverinë e re.

Pas mbledhjes së grupit parlamentar, kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, deklaroi se qëndrimi i gjashtë deputetëve e vështirë son sigurimin e votave të nevojshme për zgjedhjen e presidentit dhe rrit rrezikun që vendi të shkojë në zgjedhje të reja. Për ekspertët e së drejtës kushtetuese, debati mbi gjashtë deputetët e LDK-së që kundërshtojnë marrëveshjen me Vetëvendosjen nuk mund të zvogëlohet vetëm te qëndrimi i tyre. Sipas tyre, mandati i deputetit është individual dhe Kushtetuta nuk e detyron atë të votojë sipas vendimit të partisë.

Hulumtuesi i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Naim Jakaj, i tha Radio-s Europa e Lirë se marrëveshjet politike kanë peshë politike, por nuk ia heqin deputetit të drejtën për të marrë një vendim sipas bindjes së tij.  “Nëse një pjesë e deputetëve të LDK-së nuk e mbështet kandidatin, kjo mund të krijojë problem politik për partinë që ka hyrë në marrëveshje, por nuk do të thotë se vetëm ata janë përgjegjës për dështimin eventual të zgjedhjes së Presidentit”, tha ai. Ligjëruesi Abit Hoxha gjithashtu vlerëson se demokracia siguron mendimin e pavarur të deputëtëve dhe siguron mekanizma që u mundësojnë deputetëve të votojnë si dëshirojnë. “Përndryshe, do të ishte tirania e shumicës”, thotë ai.

Njohës të politikës ndërkohë thonë se mungesa e konsensusit brenda LDK-së ka shtuar mundësitë që Kosova të shkojë në zgjedhje. “Deputetët e LDK-së kanë thënë disa herë që ata janë kundër çdo bashkëpunimi me Kurtin dhe kjo nënkupton edhe zgjedhjen e presidentit. Tashmë është e qartë që gjasat janë shumë të mëdha që të shkojmë në zgjedhje, pasi që ndarja brenda LDK-së është shumë e madhe dhe kjo nuk është një risi, kjo është diçka që ka qenë evidente qysh më herët, kështu që aktualisht në gjendjen në të cilën gjendemi, zgjidhja e vetme do të jenë zgjedhjet e reja”, tha për RTK-në, Artan Alijaj.

 

Marrë nga Kosovapress.com

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Eksodi i të rinjve po e zbraz Maqedoninë e Veriut: Mbi 22 mijë banorë më pak çdo vit

Propozimi i Institutit për Bashkitë: Shqipëria me 12 Bashki Metropolitane

Krahu i punës po u kushton ndërtuesve më shumë se materialet

Prapaskenat e përplasjes mes biznesmenëve në Vlorë

Ndëshkimi kriminal që sfidon drejtësinë në Mirditë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm 66.5 mijë makina u shtuan për 8 muaj
Artikulli tjetër Transporti publik do të përfitojë edhe 4 muaj shtesë kompensim karburanti, 50 lekë për litër

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ku punojnë familjarët e ministrave?
Analize Finance Kryesore Politike Sociale 4 Shtator, 2026
Banorët e Rrjollit u rikthehen protestave
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 4 Shtator, 2026
Kulla e radhës/ Njëri vëlla firmos projektin 140 milionë euro, tjetri merr leje për kullë 21 kate
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
Lorenc Vangjeli: Edi Rama është shkaktari i konfliktit të biznesmenëve në Vlorë
Fokus Koment Kryesore Sociale 4 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.