KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: 72% e bashkive, në shtesë natyrore negative, jugu në “Vdekje Klinike”
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > 72% e bashkive, në shtesë natyrore negative, jugu në “Vdekje Klinike”
AnalizeFokusKryesoreOpinionSociale

72% e bashkive, në shtesë natyrore negative, jugu në “Vdekje Klinike”

Përditësimi i fundit: 4 Mars, 2026 11:31 am
189 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Shqipëria po shtegton nga tranzicioni drejt një krizë ekzistenciale demografike. Të dhënat e shtesës natyrore për vitin 2024 dëshmojnë se 44 bashki nga 61 gjithsej kishin shtesë natyrore negative sipas të dhënave të INSTAT. Rreth 72% e bashkive ishin me shtesë natyrore negative.

Jugu në “Vdekje Klinike”

Në krye të listës së bashkive me rënien më drastike të shtesës natyrore qëndrojnë Dropulli (-89.6%), Pusteci (-81.8) dhe Finiqi (-80.5). Këto zona po përjetojnë atë që sociologët e quajnë “implozion demografik (shkrumbim i popullsisë)”.

Për ekonominë lokale, kjo do të thotë fundi i konsumit. Bizneset e vogla, shërbimet dhe tregtia në këto zona po mbyllen pasi nuk ka më blerës. Mungesa e moshës riprodhuese tregon se këto bashki janë kthyer në azile gjigante në qiell të hapur, ku e vetmja e ardhur mbetet pensioni dhe remitancat, duke e bërë rritjen ekonomike të pamundur.

Akset Turistike dhe paradoksi i shtëpive bosh

Bashkitë si Himara (-64.4%), Përmeti (-62.1) dhe Saranda (-19.5) shfaqin zhvillime shqetësuese Megjithëse turizmi po lulëzon, baza e popullsisë në këto zona po shkrihet. Ky trend paralajmëron një krizë afatgjatë për sektorin e hotelerisë.

Pa një popullsi vendase të re, këto zona do të jenë plotësisht të varura nga punëtorët e huaj (nga Azia apo Afrika), duke rritur kostot e operimit dhe duke ndryshuar profilin e shërbimit.

“Ishujt” e mbijetesës Tirana, Kamza dhe Veriu

Në anën tjetër Kamza (119.4%) dhe Tirana (61.9%) mbeten motorët e vetëm demografikë, me shtesë natyrore pak të dukshme. Megjithatë, rritja e tyre nuk është organike, por për shkak zhvendosjes së popullsisë nga qarqet e tjera.

Teksa kostoja e jetesës në Tiranë po bëhet pengesë për lindshmërinë e mëtejshme. Zonat e veriut si Kukësi (73.3%), Dibra (68.35) dhe Kurbini (15.75), të cilat ruajnë një shtesë pozitive.

Por edhe këtu, ekonomia nuk përfiton. Këto zona po prodhojnë burime njerëzore për eksport, ku të rinjtë që lindin aty, sapo arrijnë moshën e punës, emigrojnë drejt BE-së ose Tiranës, duke e lënë veriun me një bilanc pozitiv lindjesh por me një varfëri kronike investimesh.

Me një shtesë natyrore që në totalin kombëtar po shkon drejt zeros ose minusit, nëse heqim metropolet, Shqipëria po humbet dividendin demografik. Me më pak lindje dhe më shumë vdekje (plakje), raporti kontribuues/përfitues do të rëndohet, duke detyruar qeverinë të rrisë taksat ose moshën e daljes në pension.

Industritë fason dhe ato përpunuese, që deri dje bazoheshin te kostoja e lirë e punës në rrethe si në Librazhd apo Krujë do të detyrohen të mbyllen ose të robotizohen me ritme të shpejta për shkak të mungesës fizike të punëtorëve.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

E djathta franceze kundër Sanchez

Bota fantastike e rrëfimit progresiv

Kush janë kandidatët që synojnë karrigen e shefit të OKB-së?

“One Albania” pengoi policinë të zbulojë Call Center-at mashtrues

Gjirokastër/ Lajmi për infektim me SIDA në bashki, procedohet penalisht 33-vjeçari

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Grantet e IPARD përfundojnë në gjykatë, betejë për kthimin e fondeve!
Artikulli tjetër PS propozon shkurtim edhe më të madh të kohës së deputetëve në Kuvend

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Qeveria e Shqipërisë së varfër, që sillet si e pasur
Aktuale Analize Kryesore Sociale 21 Prill, 2026
Rrokadë kullash në Tiranë
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 21 Prill, 2026
Deputetët e Melonit kërkojnë “sukses” në Gjadër
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 21 Prill, 2026
Migrimi i paligjshëm i shqiptarëve drejt Britanisë bie ndjeshëm në vitin 2025
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 21 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.