KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: 96 organizata i kërkojnë Kuvendit të rishikojë ligjin për zonat e mbrojtura
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > 96 organizata i kërkojnë Kuvendit të rishikojë ligjin për zonat e mbrojtura
AnalizeFokusKryesoreOpinionSocialeZhvillim

96 organizata i kërkojnë Kuvendit të rishikojë ligjin për zonat e mbrojtura

Përditësimi i fundit: 10 Qershor, 2026 10:16 am
118 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Nëntëdhjetë e gjashtë organizata të shoqërisë civile i janë drejtuar Kuvendit të Shqipërisë me një kërkesë për rishikimin me prioritet të politikave qeveritare që prekin zonat e mbrojtura, pas zhvillimeve të fundit në Peizazhin e Mbrojtur Pishë–Poro–Nartë.

Sipas organizatave, shqetësimet e ngritura prej tyre që në vitin 2024, lidhur me ndryshimet në ligjin nr. 81/2017 “Për zonat e mbrojtura”, po materializohen. Ato argumentojnë se ndryshimet e miratuara nga Kuvendi në shkurt të vitit 2024 kanë krijuar hapësirë për zhvillime që cenojnë integritetin e zonave të mbrojtura, duke përmendur si shembull investimin e planifikuar në zonën qendrore të Pishë–Poro–Nartës.

“Qëndrimi ynë paraqitet si një analizë më e gjerë e vendimmarrjes mjedisore, detyrimeve të Shqipërisë në procesin e integrimit evropian dhe pasojave afatgjata që sjell lejimi i zhvillimeve të reja turistike në zonat e mbrojtura”, citohet në kërkesën e tyre.

Në kërkesën drejtuar Kuvendit, organizatat kërkojnë shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura, përafrimin e tij me standardet e Bashkimit Evropian dhe pezullimin e lejeve të reja për investime turistike e infrastrukturore në këto zona deri në përfundimin e këtij procesi.

Sipas organizatave, këto kërkesa mbështeten në tre shqetësime kryesore: rrezikun që ndryshimet ligjore paraqesin për zonat e mbrojtura dhe procesin e integrimit në BE; pasojat afatgjata të investimeve në këto zona; si dhe mungesën e transparencës, llogaridhënies dhe pjesëmarrjes publike në vendimmarrjen mjedisore.

“Që në vitin 2006, me miratimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit, palët angazhoheshin të zhvillonin bashkëpunimin kundër degradimit mjedisor. Njëzet vite më vonë, zhvillimet e fundit në zonat e mbrojtura tregojnë se vendi ka bërë regres në qeverisjen mjedisore”, thuhet në kërkesë.

Një tjetër pikë e theksuar nga firmëtarët është se zonat e mbrojtura nuk mund të tjetërsohen në heshtje institucionale dhe pa llogaridhënie publike. Sipas tyre, informimi dhe përfshirja e qytetarëve në vendimmarrje nuk është çështje vullneti politik, por detyrim ligjor.

“Veprimtaritë në zonat e mbrojtura nuk mund të ushtrohen pa u marrë më parë lejet apo miratimet përkatëse mjedisore”, citohet në reagim.

Citizens.al ka dokumentuar se punimet në Pishë–Poro–Nartë kanë nisur ende pa u miratuar leja e zhvillimit për projektin. Ndërkohë, IKMT ka pohuar se punimet po kryhen mbi bazën e një lejeje të dhënë për “përgatitje” në funksion të ndërtimit.

Duke theksuar se Kuvendi ishte nismëtari dhe miratuesi i ndryshimeve ligjore, organizatat kërkojnë që institucioni të marrë përgjegjësi për adresimin e pasojave të tyre dhe të garantojë që menaxhimi i zonave të mbrojtura të jetë në përputhje me standardet e BE-së dhe parimet e Bashkimit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN).

Së fundmi, edhe Komiteti i Përbashkët Konsultativ BE–Shqipëri (JCC) ka ngritur shqetësime për menaxhimin e zonave të mbrojtura në Shqipëri, duke theksuar se ndryshimet e fundit ligjore mund të rrezikojnë përafrimin me standardet evropiane për mbrojtjen e natyrës.

Kërkesa e 96 organizatave vjen në një moment kur protestat kundër ndërtimeve në Pishë–Poro–Nartë vijojnë prej ditësh, ndërsa debati për zonat e mbrojtura është kthyer në një nga çështjet kryesore publike në vend.

 

Marrë nga Citizens.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shpërdorim dhe keqmenaxhim në prokurimin e mbrojtjes në Ukrainë

Dibër/ Shteti nxjerr ‘pasuritë’ e krimit në ankand

100 ditë protestë kundër qeverisë Rama/ Si u ndërkombëtarizuar “Revolucioni i Flamingove”?

“Muzeu i Hebrenjve dhe Klubi Labëria në Vlorë”

Fitorja e AfD-së e trondit Merzin dhe “shqetëson” Evropën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Rama zgjedh seksizmin ndaj influencereve në protestë
Artikulli tjetër Diaspora i bashkohet “Revolucionit Flamingo”

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kosovë/ Fatmir Sheholli mohon fajësinë për spiunazh dhe shantazh
Aktuale Fokus Koment Kryesore Rajoni 7 Shtator, 2026
Sarajeva e tërheq stafin e ambasadës nga Serbia
Aktuale Analize Fokus Politike Rajoni 7 Shtator, 2026
Kosovë/ Një person vret motrën dhe plagos nënën
Aktuale Analize Fokus Kryesore Rajoni Sociale 7 Shtator, 2026
Protesta kundër emigracionit në Britani
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 7 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.