KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Rama zgjedh seksizmin ndaj influencereve në protestë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Rama zgjedh seksizmin ndaj influencereve në protestë
AnalizeKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Rama zgjedh seksizmin ndaj influencereve në protestë

Përditësimi i fundit: 10 Qershor, 2026 10:13 am
156 Shikime
Share
10 Min. Leximi
SHARE

Pjesëmarrja qytetare e influencerve të rrjeteve sociale në protestat e ditëve të fundit duket se e ka zemëruar Kryeministrin Rama, aq sa t’i shigjetojë ato personalisht në takimet me socialistët.

Komentet e tij, të cilat për një moment shkaktuan të qeshura te mbështetësit e pranishëm në sallë, u konsideruan nga aktivistët si seksiste dhe denigruese, veçanërisht ndaj vajzave dhe grave me ndikim në rrjetet sociale, të njohura ndryshe si influencere, për shkak të popullaritetit që kanë te grupe të ndryshme shoqërore, sidomos te të rinjtë.

“Por ti nuk ke pse u thua shqiptarëve ‘atje e dua komplet të virgjër bregun e detit, sepse atje do dal me bikini, me atë lidhësen e vogël’. Edhe këta që i shkojnë nga pas në protestë thonë ‘inshallah i këputet lidhësja”, tha Rama, duke ironizuar disa prej influencereve që kanë mbështetur protestat.

Keisli Alia, e cila në platformat e saj online njihet si Keishli, tha për Citizens.al se përshtypja e parë pasi dëgjoi deklaratën e kryeministrit ishte keqardhja.

“Ndjeva keqardhje për kryeministrin e vendit tim. Ishte një gjuhë seksiste, bullizuese dhe e turpshme për një kryeministër të një vendi aspirant për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian”, shprehet Keisli.

Ajo vëren kontrastin mes strategjive shtetërore kundër diskriminimit dhe mënyrës se si vetë drejtuesi i qeverisë komunikon publikisht.

“Për të qeshur është fakti që në letër shumë institucione të shtetit tonë kanë përpiluar e miratuar strategji e politika konkrete ndaj bullizmit, gjuhës seksiste dhe diskriminimit gjinor dhe ndodh që kryeministri është bullizuesi më i madh në këtë vend”, argumenton Keisli.

Për të, deklarata të këtij lloji nuk shënjestronin vetëm identitetin e saj si influencere, por edhe angazhimin e saj si qytetare në hapësirën publike.

“Sigurisht që ndihem e sulmuar dhe e shënjestruar për qëndrimet e mia publike”, thotë ajo.

Ajo kundërshton gjithashtu pretendimin se influencueset po e përdorin protestën për më shumë vëmendje apo ndjekës.

“Nuk kemi nevojë për vëmendje. Kemi një audiencë pa ngjyrime politike, pa interesa partiake apo pushtetore, sepse ne ofrojmë vetëm të vërtetën në mënyrën tonë digjitale. E shoh kontributin tim me rëndësi në këtë fushë, sepse kam vite si influencere që e përdor platformën për të promovuar brenda dhe jashtë vendit imazhin e një Shqipërie me njerëz të bukur, të mençur, punëtorë, që e duan zhvillimin dhe demokracinë”, tha Keisli për Citizens.al.

Në narrativën e tij ndaj influencuesve, Rama përmendi edhe pretendimin se ata nuk paguajnë taksa për aktivitetin e tyre.

Për Keislin, ky reagim ishte një përpjekje për t’i paraqitur blogerët dhe influencuesit si pjesë të evazionit fiskal. Sipas saj, një nga arsyet e kësaj revolte është pikërisht pabarazia.

“Nëse dikush bën evazion, është detyrë e shtetit ta ndalojë, të ndjekë gjithçka sipas ligjeve të këtij vendi. Nuk më duket normale që kryeministri ka dijeni për mosfunksionimin në mënyrë të pabarabartë të një tregu të lirë dhe nuk merr masa”, u shpreh Keisli.

Ajo shton se ka reaguar ndër të parat për atë që po ndodhte në Nartë, ashtu siç reagon shpesh për çështje të tjera sociale.

“Jo për interesa të mia vetjake. Në fund të ditës jetojmë në këtë komb, kam zgjedhur t’i bëj dhe t’i rris dy vajzat e mia këtu. Është detyrim qytetar i secilit prej nesh që të mbrojmë vendin tonë dhe t’u mundësojmë pasardhësve tanë një vend më të mirë”, përfundoi Keisli Alia.

“Gratë nuk janë vetëm trupa që veshin bikini”

Në një deklaratë të përbashkët, Kolektivi Feminist në Shqipëri u shpreh se gjuha e përdorur nga kryeministri është pjesë e një modeli të njohur të pushtetit ndaj grave që kundërshtojnë.

“Sa herë që gratë e kundërshtojnë, e kritikojnë apo i kërkojnë llogari, Edi Rama i sulmon përmes përçmimit, ironisë seksiste dhe përpjekjeve për t’i delegjitimuar”, u shpreh Kolektivi Feminist.

Sipas Kolektivit, seksizmi përdoret si armë politike pikërisht kur gratë bëhen të dukshme dhe të zëshme në hapësirën publike.

“Nuk e bën këtë sepse është i fortë, por sepse ndihet i kërcënuar. Dhe përballë grave me zë, zgjedh armën më të vjetër të pushtetit patriarkal: seksizmin”, thuhet në reagim.

Për Zhaklin Lekatarin, aktiviste për të drejtat e njeriut, problemi nuk është vetëm gjuha e përdorur, por mënyra se si ajo e zhvendos debatin nga kauza te trupi i gruas.

“Të reduktosh vajzat dhe gratë në trupa që veshin bikini është jo vetëm seksiste, por një papërgjegjshmëri publike dhe politike, kur këto komente vijnë nga numri një i vendit”, tha Lekatari për Citizens.al.

Sipas saj, këto nuk janë batuta gazmore, por një mesazh që e lidh vlerën e një gruaje me imazhin e saj dhe jo me përgjegjësinë publike apo intelektuale.

“Ky është një mentalitet me të cilin ne, vajzat dhe gratë, përballemi prej shekujsh në mënyrë të përditshme”, tha Lekatari.

Sipas saj, ky është një mekanizëm i njohur me të cilin gratë përballen vazhdimisht në shoqëri: minimizimi i mendimit dhe rolit të tyre publik përmes komenteve mbi pamjen.

“Gratë shqiptare veshin edhe bikini, kostume nga më të ndryshmet; por kjo nuk i bën ato më pak të zonja, profesioniste, aktiviste, studente, sipërmarrëse dhe, mbi të gjitha, votuese. Një shoqëri e emancipuar dhe demokratike shihet nga mënyra se si i trajton gratë”, shprehet Lekatari.

Ajo shton se kryeministri Rama “i ka frikë gratë”, i përdor dhe i kthen në numra, por “kur vjen puna te gjuha që përdor ndaj tyre, aty ai tradhton veten”.

Normalizimi i gjuhës seksiste në politikë

Për aktivisten Xheni Karaj, deklarata të tilla nuk janë raste të izoluara, por pjesë e një kulture më të gjerë politike.

“Kjo qasje seksiste e Ramës është e papranueshme, sepse përfaqëson një metodë sistematike që ai dhe sistemi politik kanë përdorur shpesh për të intimiduar gratë me zë, për t’i reduktuar ato në objekte seksuale, duke u mohuar rolin si aktore të barabarta në jetën publike dhe politike, si dhe për të shmangur debatin mbi çështjet reale”, thotë Karaj.

Një analizë të ngjashme bën edhe Entenela Ndrevataj, aktiviste e të drejtave të njeriut dhe përfaqësuese e organizatës “Albanian Women in Audiovisual”.

“Përmes komenteve mbi pamjen, veshjen apo mënyrën se si ato paraqiten në hapësirën publike, ai i redukton ato në individë që e ndërtojnë ndikimin e tyre vetëm mbi imazhin e jashtëm, duke minuar kështu legjitimitetin e pakënaqësive ndaj mënyrës së qeverisjes dhe duke zhvendosur vëmendjen nga argumentet te personi që i artikulon ato”, argumenton Ndrevataj.

Ajo thekson se gratë që morën pjesë në protestë nuk dolën në shesh si personazhe të rrjeteve sociale, por si qytetare që preken nga vendimmarrjet publike.

“Ato nuk dalin në protestë si figura të njohura të rrjeteve sociale, por si qytetare që preken dhe ndikohen drejtpërdrejt nga politikat publike”, shton ajo.

Sipas saj, narrativa se gratë kërkojnë vëmendje përmes protestës mbështetet mbi stereotipe të vjetra gjinore.

“Kjo krijon përshtypjen se pjesëmarrja e tyre në protestë nuk buron nga bindjet, shqetësimet apo qëndrimet e tyre qytetare, por nga dëshira për vëmendje, klikime apo ndjekës. Në këtë mënyrë, gratë depolitizohen: ato nuk trajtohen më si qytetare me mendime politike dhe mendim kritik, por si figura me funksion estetik, vlera e të cilave matet përmes pamjes së jashtme”, argumenton Ndrevataj.

Sipas saj, gjuha e përdorur nga njerëz me pushtet dhe me dukshmëri publike normalizon gjuhën e urrejtjes dhe forcon seksizmin, i cili është ende shumë i pranishëm në Shqipëri.

“Kjo dekurajon pjesëmarrjen e grave në jetën publike dhe i shtyn ato drejt pjesëmarrjes pasive, pasi kështu janë më të mbrojtura ndaj dhunës seksiste. Një gjuhë e tillë ndihmon në ruajtjen e pabarazisë gjinore dhe është e qëllimshme; në mënyrë që të ruhet sistemi patriarkal, gratë duhet të përjashtohen nga pjesëmarrja e barabartë dhe të kenë sa më pak pozita pushteti”, u shpreh Entenela Ndrevataj.

 

Marrë nga Citizens.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shpërdorim dhe keqmenaxhim në prokurimin e mbrojtjes në Ukrainë

Dibër/ Shteti nxjerr ‘pasuritë’ e krimit në ankand

100 ditë protestë kundër qeverisë Rama/ Si u ndërkombëtarizuar “Revolucioni i Flamingove”?

“Muzeu i Hebrenjve dhe Klubi Labëria në Vlorë”

Fitorja e AfD-së e trondit Merzin dhe “shqetëson” Evropën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Dezinformimi si mjet politik/ Si u fabrikua ‘zhvendosja e investimit në Mikonos’
Artikulli tjetër 96 organizata i kërkojnë Kuvendit të rishikojë ligjin për zonat e mbrojtura

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kosovë/ Fatmir Sheholli mohon fajësinë për spiunazh dhe shantazh
Aktuale Fokus Koment Kryesore Rajoni 7 Shtator, 2026
Sarajeva e tërheq stafin e ambasadës nga Serbia
Aktuale Analize Fokus Politike Rajoni 7 Shtator, 2026
Kosovë/ Një person vret motrën dhe plagos nënën
Aktuale Analize Fokus Kryesore Rajoni Sociale 7 Shtator, 2026
Protesta kundër emigracionit në Britani
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 7 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.