KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: A do t’i ndalojë Policia edhe ata që kritikojnë Ramën në internet?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > A do t’i ndalojë Policia edhe ata që kritikojnë Ramën në internet?
AktualeFokusKryesoreOpinionSociale

A do t’i ndalojë Policia edhe ata që kritikojnë Ramën në internet?

Përditësimi i fundit: 10 Korrik, 2026 9:01 am
119 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Nga Genc Burimi

 

Pa u tharë mirë boja e firmës së shtetit, që ka derdhur dhjetëra mijëra euro për delegacionin surrealist prej 30 vetash që shoqëruan Ramën në Ankara, ai kthehet në atdhe i frymëzuar për të vënë në jetë leksionet e Erdoganit se si të mbyten protestat popullore.

Në mënyrën më të papritur, kryeministri nxori sot para mediave dhe opinionit publik drejtuesin më të lartë të Policisë së Shtetit, gjoja për të informuar mbi një operacion special policor të rëndësisë më të madhe për interesat kombëtare. Opinioni u informua se janë hetuar mbi 10 mijë llogari në rrjetet sociale, pasi persona anonimë dhe jo anonimë kanë guxuar të kritikojnë kompani që përfitojnë të ardhura nga turizmi, por që shpesh përfliten si biznese të favorizuara nga qeveria, pra me pronarë miq të Edi Ramës.

Nëse qeveria ndjek këtë rrugë, ajo hap Kutinë e Pandorës për abuzimet më të rënda kundër lirisë së shprehjes dhe të drejtës së opinionit. Po hapi tjetër i Policisë cili do të jetë? Të hulumtojë në internet se kush kritikon qeverinë dhe Edi Ramën e më pas t’i arrestojë? Pikërisht siç bëri Erdogan pas “puçit” të vitit 2016?

Nëse rikthehet, apo më mirë ringjallet, në Kodin Penal shqiptar vepra penale e “agjitacionit dhe propagandës” kundër këtij apo atij biznesi, e njëjta logjikë mund të zbatohet nesër edhe ndaj atyre që kritikojnë Edi Ramën.

Kërcënimi që bëri drejtori i Policisë ishte pa asnjë ekuivok:

“Dua ta bëj të qartë se çdo person që do të rezultojë i përfshirë në këtë aktivitet të kundërligjshëm, pavarësisht vendndodhjes së tij, do të përballet me forcën e ligjit.”

Pra, kërcënohen jo vetëm shqiptarët në Shqipëri, por edhe ata në diasporë.

Kur shahen protestuesit, nuk është krim

Ndërkaq, rrjeti serioz i gazetarisë investigative BIRN boton një anketim shume interesant por anasjelltas, domethene denoncon rastet kur autore anonime sulmojne protestuesit. Shkrimi i BIRN mban titullin “Opinionet nga autorë ‘anonimë’ shënjestrojnë protestat e Flamingove”. Mësohet aty se emra të trilluar gazetaresh qe nuk ekzistojnë të botojnë shkrime kundër protestuesve në disa media si Tema, Shqiptarja.com apo JavaNews, infomon BIRN.

Kur BIRN iu drejtua redaksisë Shqiptarja.com nëse kjo gazetë i njihte dhe nese a kishte kontakte me autoret anonime te shkrimeve kundra protestave qe kjo gazete ka botuar, pergjigja e redaksise Shqiptarja.com duket mjaft cinike nese e njejta pergjigje i jepej Policise shqiptare.

“Një opinion mund të botohet edhe në mënyrë anonime, pa cenuar thelbin e mesazhit që ai përcjell » i pergjigjet Shqiptarja.com BIRN-it. Dhe gazeta e Bollinos ka efektivisht shumë të drejtë. Vlen me shume te lexosh mesazhin sesa emrin e autorit te mesazhit.

Një përgjigje qe i duhet transmetuar urgjentish dhe Kryepolicit Hitaj forcat e te cilit kane mijera halle te tjera sesa te merren me llogari anonime qe botojne mesazhe ne internet kundra bizneseve te turizmit.

Nese ne keto mesazhe rendesi ka thelbi, që dhomat jane teper te shtrenjta, te pista apo kritika te tjera te shumellojta qe çdo kush ne nje bote demokratike ka te drejte t’i beje pa u kercenuar nga policia, perse kjo e fundit humb kohe kot? Apo mos mesazhi i vertete i Kryepolicit Rama eshte: kur kritikoni nje dhome hoteli, shihni ç’ju bejme, provoni te me kritikoni mua.

Por edhe Ramës mund t’i thuhet: vetëm me dy ditë “stazh” te Erdogani në Ankara, mendja i shpiku si te kërcënojë rrjetet sociale. Po të kishe qëndruar një javë, me shumë gjasë do të kishe kërcënuar me burg edhe vetë flamingot.

 

Marrë nga Syri.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Skandalime koncertin e Kanye West/ Gazeta gjermane: Imagjinoni çfarë do ndodhte sikur Merz të bënte diçka të tillë
Artikulli tjetër Trafikuan tonelata kokainë/ Ekuadori godet një rrjet mafioz shqiptaro-polak

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.