KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: A po funksionon skema me punonjësit e huaj?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > A po funksionon skema me punonjësit e huaj?
AnalizeKryesoreOpinionSociale

A po funksionon skema me punonjësit e huaj?

Përditësimi i fundit: 20 Korrik, 2025 10:46 am
211 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Deri në vitin 2024 në vend kishte 11.2 mijë të huaj, të pajisur me leje pune dhe vërtetime pune, sipas të dhënave të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive (AKPA). Krahasuar me vitin paraardhës, numri i tyre u rrit me 14%.

Në raport me 2018, numri i punëtorëve të huaj me leje apo vërtetime pune është shtuar 1,7 herë. Pavarësisht rritjes, ky numër përbën vetëm 2% të të punësuarve gjithsej kontribuues në sektorin privat, ku ka gjithsej rreth 560 mijë të punësuar, sipas INSTAT. Të dhënat sipas sektorëve janë të disponueshme për vitin 2023.

Në vend të parë është sektori i akomodimit dhe shërbimit ushqimor me 1094 miratime punësimi; në vendin e dytë sektori i ndërtimit me 999 miratime: në vendin e tretë sektori aktivitete të tjera shërbimi, me 985 miratime; në vendin e katërt sektori i tregtisë me shumicë dhe pakicë, me 848 miratime dhe më pas sektori i industrive të tjera përpunuese me 788 miratime.

Në vitin 2023, sipas AKPA, të huajt me numrin me të lartë ishin nga Turqia, Bangladeshi, Nepali, India dhe Itali. Gjatë vitit 2023, numri më i lartë i lejeve unike të miratuara ishte në  maj me përkatësisht 1,421 leje.

Skema për punësimet e shtetasve aziatikë nuk rezultoi efikase, pasi shumë biznese ngritën shqetësimin për largimin e punonjësve drejt BE-së. Shqetësuese ishte edhe mungesa e kualifikimit profesional, pasi të huajt e punësuar në Shqipëri rezultuan se nuk kishin bërë punë të ngjashme.

Problematika ndihet edhe tani me shtetasit nga vendet aziatike, sipas Kryetarit të Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve Enri Jahaj. Ai sjell në vëmendje rastin e një biznesi në sektorin e shërbimeve i cili së fundmi është njoftuar për largimin e 6 punonjësve nga Pakistani drejt Gjermanisë, pas një viti punësim në një nga bar-restorantet e Tiranës.

“Skema për prurjen e punonjësve të huaj vijon të jetë problematike. Shumë prej tyre po e përdorin Shqipërinë si vend trampolinë për të kaluar drejt Greqisë me qëllim punësimin në ishuj gjatë sezonit turistik ku pagat për kamerierë dhe banakierë profesionistë kanë arritur deri në 4 mijë euro.

Po ashtu, një pjesë synojnë të largohen drejt vendeve të Bashkimit Europian, për t’u bashkuar me familjarët”.

Një tjetër sfidë e madhe, sipas tij, është mungesa e kualifikimit profesional. “Edhe pse disa prej punonjësve të huaj vijnë me përvojë nga vende me turizëm të zhvilluar, siç është Dubai, ata shpesh rezultojnë të jenë të patrajnuar për standardet e shërbimit në Shqipëri. Shumica kanë kryer punë ndihmëse dhe nuk janë të përgatitur për pozicione profesionale në sektorin e shërbimit në bare dhe restorante”, thekson z. Jahaj.

Deri më tani, punonjësit e huaj më besnikë ndaj vendeve të punës në Shqipëri rezultojnë të jenë filipinasit. “Në shumë bare dhe restorante të kryeqytetit vijon të vërehet një qëndrueshmëri më e madhe me punonjësit nga Filipinet.

Ata tregohen më korrektë ndaj kontratës së punës, çka lidhet me kulturën e disiplinës në punë dhe përvojën në sektorin e turizmit në vendin nga i cili vijnë”.

Në sektorin e bareve dhe restoranteve, sipas Kryetarit të Shoqatës, Enri Jahaj, vijon të ketë  mungesë të ndjeshme të fuqisë punëtore, e cila arrin deri në 20 mijë vende të lira pune. Në këtë situatë, z. Jahaj e sheh të domosdoshëm vetërregullimin e tregut të punës.

“Nuk ka arsye që një kafene lagjeje të mbajë të punësuar si kamerier edhe banakier. Në raste të tilla, këto funksione mund të kryhen nga një person i vetëm. Tregu duhet të vetërregullohet për të zbutur problemin e mungesës së stafit”, thekson ai.

Problematika

“Skema për prurjen e punonjësve të huaj vijon të jetë problematike. Shumë prej tyre po e përdorin Shqipërinë si vend trampolinë për të kaluar drejt Greqisë me qëllim punësimin në ishuj gjatë sezonit turistik ku pagat për kamerierë dhe banakierë profesionistë kanë arritur deri në 4 mijë euro. Po ashtu, një pjesë synojnë të largohen drejt vendeve të Bashkimit Europian, për t’u bashkuar me familjarët”.

Sipas Erald Pashajt, Drejtor Ekzekutiv i “EPPC Albania & Kosova”, një prej kompanive më të mëdha të konsulencës në fushën e burimeve njerëzore, numri i punonjësve të huaj në Shqipëri pritet të vijojë të rritet në vitet e ardhshme, si pasojë e zhvillimit të mëtejshëm të sektorit të turizmit.

Megjithëse shumë prej tyre vazhdojnë ta shohin Shqipërinë si një shtet tranzit për të kaluar më tej drejt vendeve të Bashkimit Europian, z. Pashaj thekson se ky trend rritjeje do të shoqërohet edhe me sfida, duke përfshirë nevojën për politika efektive që mundësojnë integrimin social dhe profesional të të huajve në tregun shqiptar të punës.

Kjo do të kërkojë një bashkëpunim më të ngushtë mes shtetit dhe sektorit privat. Po ashtu, duhet siguruar që të huajt të mos trajtohen thjesht si zgjidhje afatshkurtër, por si pjesë e qëndrueshme e zhvillimit të tregut të punës.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kush, si u dënua për krime lufte në Kosovë?

Kontratë 8 milionë euro për transformimin e bregdetit të Durrësit

59% e popullsisë kishte akses në rrjetin e kanalizimeve në vitin 2025

Gjeneva miraton rezolutën: “Shqipëria nuk është në shitje”

ARRSH vijon të “qerasë” me tendera biznesmenët në dosjen Balluku

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Gjykatësi urdhëron mbylljen e plazhit nudo në Seattle, shkak sjelljet e pahijshme
Artikulli tjetër Dy vjet nën masat e BE-së, sa humbi Kosova?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Wesley Clark: Edhe George Washington do të ishte dënuar, në një gjykatë të tillë
Koment Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 18 Shtator, 2026
Avokati i Thaçit: Do ta apelojmë aktgjykimin, janë bërë gabime ligjore dhe faktike
Aktuale Fokus Kryesore Opinion Rajoni 18 Shtator, 2026
Shoqata Evropiane e Gjyqtarëve, shqetësim për mos zbatimin e vendimit të ,Kushtetuese për pagat e magjistratëve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 18 Shtator, 2026
Vera 2026/ Mes premtimeve për siguri dhe 19 viktimave
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 18 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.