Të shtunën , më 1 mars besimtarët myslimanë në mbarë botën, përfshirë Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, do të nisin një udhëtim shpirtëror të jashtëzakonshëm: muajin e shenjtë të Ramazanit.
Ky nuk është thjesht një muaj agjërimi, por një kohë reflektimi të thellë, devotshmërie dhe mirësie. Një periudhë ku zemrat afrohen më shumë me Zotin dhe me njëri-tjetrin, ku shpirti pastrohet dhe njeriu lidhet më fort me vlerat e besimit, durimit dhe dhembshurisë.
Më 30 mars do të jetë mbyllja e këtij muaji dhe data e Fitër Bajramit.
Marrë nga Noa.al