Edhe lojërat online janë një territor shumë i pa sigurtë për fëmijët.Një hetim i prokurorisë së Tiranës ka zbuluar se si nxënëse në një shkollë të mesme hapi një llogati me emrin Leon Kenedi për të luajtur dhe më pas ra viktimë e përndjekjes.
Realisht rezultoi se 14-vjecarja për dy vjet ra në grackën e një të rrituri që u identifikua me emrin Ahmad Madi, dhe që jetonte në Finlandë. Deri tani ai është i dyshuar vetëm për përndjekje.
Në dosje thuhet se 14-vjecarja mbajti komunikim nga frika me Madi. Pasi i postoi foto të banesës, emrin e plotë dhe adresën në disa raste ai i dërgoi pica dhe ushqime deri ditën kur prindërit zbuluan ç’po ndodhte.
E pyetur nga prokuroria vajza insiston se u kërcënua, pastaj u ftua të angazhohej në fe, u bullizua dhe ju kërkua ti jepte fund jetës. Kjo situatë mes tyre ka zgjatur dy vjet deri ditën kur Ahmad Madi trokiti në shtëpinë e saj në Tiranë, duke sjellë reagimin e fqinjëve që e neutralizuan derisa aty mbërriti policia.
Deri më tani departamenti i krimeve kibernetike po heton jo vetëm raste të shantazhit, ngacmimit dhe bullizmit online mes bashkëmoshatarësh dhe të rriturish brenda vendit, por për krime të ngjashme të kryera nga shtetas të huaj.
Marrë nga VoxNews.al