KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Aktivistët kthejnë në satirë “Shqipërinë turistike” që promovon qeveria
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Aktivistët kthejnë në satirë “Shqipërinë turistike” që promovon qeveria
AktualeAnalizeKryesoreOpinionSociale

Aktivistët kthejnë në satirë “Shqipërinë turistike” që promovon qeveria

Përditësimi i fundit: 9 Shtator, 2026 10:13 am
9 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Në një video promocionale të publikuar nga ministrja Mirela Kumbaro, Banjat e Bënjës në Përmet shfaqen të restauruara. Turistë vendas dhe të huaj pushojnë pranë gjashtë burimeve termale, ndërsa në pamje shfaqen edhe të rinj të veshur me kostume popullore.

Materiali u shpërnda në një kohë kur ndërhyrja në Bënjë ngriti shqetësime të forta te mjedisorët. Sipas tyre, investimi prej 2 milionë eurosh i Fondit Shqiptar të Zhvillimit është realizuar pa studimin e duhur të burimeve dhe ka devijuar rrjedhën e ujit. Si pasojë, disa prej banjave qindravjeçare, mes tyre katër vaska të formuara prej guri, nuk mbushen më si më parë.

Pikërisht kontrasti mes imazhit të promovuar dhe ndryshimeve në terren nxiti një grup qytetarësh, aktivistësh dhe artistësh të rinj të udhëtonin në disa prej zonave ku ndërhyrjet njerëzore kanë prekur peizazhin natyror.

Ata, ashtu si aktorët në videon e ministres Kumbaro, morën me vete edhe kostumet popullore.

Të njëjtat veshje që simbolizojnë traditën, trashëgiminë dhe vazhdimësinë mes brezave, grupi vendosi t’i përdorte në një mënyrë tjetër. Ata pozuan pranë ndërhyrjeve në natyrë dhe mjedis, për të treguar, shpesh në mënyrë satirike, atë ccfarë ka ndodhur realisht në zonat e transformuara.

“Fillimisht ideja na lindi duke parë postimet e Kryeministrit Rama dhe ministres Kumbaro në banjat e Bënjës. Aty u bë një shkatërrim dhe filloi të humbte uji, më pas u bënë ato postime përgënjeshtruese. Edhe ne, në një formë ironike edhe artistike, për t’u treguar që nuk mund t’i bësh një ‘ëashing’ shkatërrimit të pasurive kombëtare, publike dhe natyrore, vendosëm që tregojmë kontrastin artistik përmes kostumeve popullore të traditës”, u shpreh Andi Kurti, njëri nga iniciatorët e nismës.

Nga Banjat e Bënjës, kamera e tyre vijoi drejt vendeve të tjera ku natyra dhe zhvillimi janë vënë përballë njëri-tjetrit.

Guri i Qytetit në Përmet, Erzeni, Ishmi, Shkumbini, Narta dhe Shushica u bënë pjesë e të njëjtit udhëtim. Aktivistët dhe artistët shfaqeshin me kostume tradicionale, ndërsa pas tyre dokumentoheshin ndërhyrjet që kanë ndryshuar lumenj, brigje dhe hapësira natyrore.

Në vitet e fundit, lumenjtë, kanionet, fshatrat dhe zonat e mbrojtura janë bërë pjesë e rëndësishme e imazhit turistik të Shqipërisë. Ato shfaqen në videot promocionale të kuruara deri në detaj, të shoqëruara me muzikë tradicionale dhe veshje popullore.

Por në disa prej këtyre territoreve, zhvillimi turistik dhe projektet infrastrukturore janë shoqëruar edhe me debate mbi ndryshimin e peizazhit, prekjen e rrjedhave ujore dhe ndërhyrjet në zona me rëndësi natyrore.

Në Shushicë, grupi zgjodhi që këtë debat ta kthente në satirë.

Lumi Shushica është një prej degëve të Vjosës dhe lugina e tij përfshihet në Parkun Kombëtar të Vjosës. Prej kohësh, banorët dhe organizatat mjedisore kundërshtojnë projektin për ujësjellësin e ri të Himarës, i cili parashikon marrjen dhe devijimin e ujit nga burimi kryesor i Shushicës.

Përballë kësaj situate, aktivistët iu drejtuan Shekspirit.

Me një enë metalike në dorë dhe i veshur me kostumin popullor të zonës, njëri prej tyre përshtati pyetjen e famshme “Të jesh apo të mos jesh, kjo është çështja” në një version që lidhej drejtpërdrejt me lumin:

“Ujë të kesh e ujë të mos kesh”.

Për artistin dhe pedagogun Ilir Kaso, absurditeti i situatës në Shushicë kishte kaluar tashmë në tragjikomedi.

“Nuk arrijnim ta besonim ndonjëherë që lumi të futet për kilometra të tëra nëpër tuba, për të krijuar një vizion më të pranueshëm për oligarkët apo për qeverinë në bregdetin e Shqipërisë, që po më duket një betonizim, por edhe në aspektin stilistik dhe estetik, më duket si një shfaqe Instagrami më shumë sesa një identitet i vërtetë i vlerave tona kulturore dhe arkitektonike që ndodhet në atë zonë”, thotë Ilir Kaso, artist dhe pedagog në Universitetin e Arteve.

Për grupin, ndërhyrjet në Shushicë nuk janë një rast i izoluar, por pjesë e një debati më të gjerë për mënyrën se si po menaxhohen territoret natyrore dhe zonat e mbrojtura.

Kjo është edhe arsyeja pse aksioni i tyre nuk u kufizua vetëm te lumenjtë.

Kostumet popullore u përdorën edhe në vende ku zhvillimi turistik ka ndryshuar peizazhin, si një kontrast mes idesë së trashëgimisë dhe transformimeve që po ndodhin në territor.

Për Ilir Kason, nisma shkon përtej një performance artistike apo një forme proteste. Ai e lidh atë me përgjegjësinë për të ruajtur atë që do t’u mbetet brezave të ardhshëm.

“Po bëjmë maksimumin që këtë pjesë jo vetëm ta trashëgojmë, por edhe të edukojmë fëmijët, edhe me protestën këtu. Edhe që kjo të jetë paqësore, si protestë, por edhe me artin, por edhe me edukimin në të gjitha format dhe në mënyrë krejt dinamike, sepse vetë koha po e kërkon që ne të jemi sa më prezent në procese të tilla dhe të arrijmë të kuptojmë dhe të reflektojmë brenda vetes dhe gjithashtu në marrëdhënie me tjetrin”, u shpreh artisti Kaso.

Për Andi Kurtin, përplasja nuk është vetëm mes natyrës dhe ndërtimeve. Ajo zhvillohet edhe mes identitetit që promovohet në imazhe dhe asaj që po humbet në terren.

“Një nga tragjeditë më të mëdha që kemi në raport me qeverinë tonë, pasi për të ndjeshmëria njerëzore ka vdekur, ndjeshmëria artistike ka vdekur, ndjeshmëria natyrore ka vdekur, por me sa duket ka vdekur edhe ndjeshmëria ligjore”, përfundoi Andi Kurti.

Në videot promocionale, kostumet popullore përdoren për t’i dhënë natyrës një identitet. Në videot e grupit, ato përdoren për të treguar se çfarë po i ndodh atij identiteti.

 

Marrë nga Citizens.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

“Wolf Theiss”, studio ligjore që shfaqet pas investimeve më të mëdha në Shqipëri

Ukraina mund të legalizojë pornografinë, për financuar luftën ndaj Rusisë

Ari rus përmbyt Hong Kongun, pas sanksioneve perëndimore

More, po ne ku dreqin jetojmë?

Turizmi i përqendruar në dy qarqe, Tirana dhe Vlora

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Arben Muçobega privatizon Llamanin
Artikulli tjetër Një zë potent i muslimanëve në Shqipëri, letër BE-së për Shtetin Bektashi

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ekonomia e përqenderuar në tri qarqe, Tirana, Fieri dhe Durrësi
Analize Ekonomi Kryesore Sociale 9 Shtator, 2026
Pyjet dhe kullotat mbulojnë 60% të Shqipërisë
Analize Kryesore Sociale Zhvillim 9 Shtator, 2026
Rama ndërron mendje: AKSHI, një eksperiencë e keqe
Fokus Koment Kryesore Politike Zhvillim 9 Shtator, 2026
Një zë potent i muslimanëve në Shqipëri, letër BE-së për Shtetin Bektashi
Kryesore Opinion Politike Sociale 9 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.