KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Alarmi për pacientët me kancer/ Mungojnë barnat antitumorale
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Alarmi për pacientët me kancer/ Mungojnë barnat antitumorale
AktualeAnalizeFokusKryesoreOpinionSociale

Alarmi për pacientët me kancer/ Mungojnë barnat antitumorale

Përditësimi i fundit: 4 Shkurt, 2026 12:34 pm
239 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Pacientët me sëmundje tumorale prej vitesh hasin probleme të shumta me trajtimin që marrin në spitale, si dhe medikamentet që u ofrohen, ose mungesës së këtyre të fundit, duke u rrezikuar jetën dita-ditës.

Kontrolli i Lartë i Shtetit, në një raport të auditimit tematik mbi disponibilitetin e barnave për trajtimin e sëmundjeve tumorale, evidenton problematika të shumta të furnizimit me barna për trajtimin e këtyre sëmundjeve.

Auditimi ka përfshirë institucionet kryesore në zinxhirin e sigurimit të barnave, si Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, Agjencinë e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, si dhe Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Ndër të tjera, auditimi zbulon se pothuajse gjysma e barnave antitumorale të autorizuara për tregtim nuk janë importuar kurrë gjatë periudhës 2021–2025.

“Nga të dhënat e vëna në dispozicion nga Sektori i Shpërndarjes mbi importin e barnave, rezultoi se nga 253 barna antitumorale të autorizuara për tregtim në Republikën e Shqipërisë, 116 prej tyre ose në masën 46%, nuk janë importuar asnjëherë gjatë periudhës së auditimit, janar 2021 – mars 2025. Nga auditimi i korrespondencave mes Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, mangësive të evidentuara, shpjegimeve të ofruara nga subjektet e audituara, rezulton se nga ana e Ministrisë nuk janë ezauruar në mënyrë shteruese mekanizmat monitorues ndaj QSUNT-së në kuadër të të gjithë procesit të sigurimit të barnave në trajtimin e sëmundjeve tumorale,”– thuhet në raport.

Kjo situatë ka krijuar boshllëqe të mëdha në furnizimin e barnave kritike, duke rritur rrezikun për pacientët që kërkojnë trajtim të menjëhershëm. Vonesa të pajustifikuara janë krijuar edhe nga importuesit farmaceutikë.

KLSH thekson se nga 49 raste të vonesave, Drejtoria e Kontrollit ka ndërmarrë masa vetëm në dy raste, duke lënë të paprekura shumicën e subjekteve përgjegjëse për furnizimin me barna.

“Nga auditimi mbi masat e marra nga strukturat përgjegjëse të FSDKSH-së, u konstatua se në 49 raste vonesash në furnizimin me barna antitumorale nga importuesit farmaceutikë, të pajustifikuara me dokumentacion shoqërues, Drejtoria e Kontrollit ka ndërmarrë masa vetëm në dy raste. Sektori i Kontrollit të Depove Farmaceutike nuk ka zbatuar një mekanizëm të rregullt dhe funksional monitorimi, duke vepruar në mënyrë selektive dhe jashtë një plani të miratuar kontrolli. Për rastet e audituara, penalitetet që duhej të ishin aplikuar, janë të një vlere totale prej 49,000,000 lekë për 49 subjekte,”- thekson KLSH në raport.

KLSH nënvizon se procesi i furnizimit është ndikuar edhe nga mungesa e penaliteteve për vonesat në zbatimin e kontratave dhe nga praktikat joefektive të mbikëqyrjes së zbatimit të kontratave, duke rritur rrezikun për ndërprerje të terapive jetike.

“Procesi i furnizimit është gjithashtu i ndikuar negativisht nga mungesa e penaliteteve për vonesat në zbatimin e kontratave dhe nga praktikat joefektive të mbikqyrjes së zbatimit të kontratave dhe kushteve të furnizimit, të cilat në raste të caktuara kanë çuar në certifikimin e padrejtë të operatorëve ekonomikë si “pa probleme”, edhe kur janë evidentuar mungesa të zgjatura të barnave në periudha kritike për trajtimin e pacientëve”, – thuhet në raport.

KLSH shton më tej në raport se mungesa e barnave kombinohet me parregullsi në menaxhimin dhe dokumentimin e barnave.

“Mangësitë në mirëadministrim kanë konsistuar në receta të dublikuara, mungesë shënimesh të sakta, shkarkime të pasakta në sistem, mospërputhje ndërmjet sasive në gjendje progresive dhe inventarit në sistem, dhe kërkesa të përsëritura të paplotësuara për të njëjtin pacient, duke reflektuar dobësi në proceset e menaxhimit, dokumentimit dhe gjurmueshmërisë së barnave në sistemet përkatëse”, -thuhet në raport.

Raporti thekson se masat e njëanshme të ndërmarra ose jo nga institucionet, si edhe mangësitë në bashkëpunimin ndërinstitucional kanë krijuar një situatë kritike për ofrimin e kujdesit shëndetësor për pacientët me sëmundje tumorale.

Kontrolli i Lartë i Shtetit rekomandon veprime urgjente për përmirësimin e planifikimit, monitorimit dhe furnizimit të barnave kritike, si dhe vendosjen e mekanizmave efektivë për të siguruar që pacientët të mos përballen me mungesa të barnave që rrezikojnë jetën e tyre.

 

Marrë nga CNA.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ligji i faljes, shuhen 410 milion euro detyrime në Tatime

Vrasja e turistit në Ksamil, shkon në 12 numri i të arrestuarve

Shqipëria shpenzon për arsimin 2.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, shifra më e ulët në Europë

325 protesta, harta digjitale e “Revolucionit Flamingo”

Hekurudha Tiranë-Durrës nuk është më projekt transporti, por test durimi

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Përshkallëzohet protesta për resortin, në Rrjoll të Velipojës/ Përplasje me policinë
Artikulli tjetër Gaz Paja pezullon ‘investitorin strategjik’, në Dhërmi

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Qeveria jep leje për kullë 17 katëshe në Radhimë
Aktuale Analize Korrupsion Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
AKSHI dhe ADS fusin Shqipërinë dixhitale në kolaps
Aktuale HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 18 Gusht, 2026
Mbi 70 milion lekë gjoba mjedisore nuk u arkëtuan
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
Biznese online me mijëra ndjekës në Instagram, por të paregjistruar
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 18 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.