KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Gaz Paja pezullon ‘investitorin strategjik’, në Dhërmi
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Gaz Paja pezullon ‘investitorin strategjik’, në Dhërmi
AnalizeFokusKorrupsionKryesoreOpinionSociale

Gaz Paja pezullon ‘investitorin strategjik’, në Dhërmi

Përditësimi i fundit: 4 Shkurt, 2026 12:37 pm
475 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Gazmend Paja, aktori i programit kabaret “Portokalli”, ka vendosur të pezullojë aktivitetin e kompanisë, me të cilin fitoi statusin e “investitorit strategjik”, për ndërtimin e një kompeksi turistik në Dhërmi, për një vlerë prej rreth 14 milionë euro.

Në 19 janar të këtij viti, ai njoftoi Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) se ka vendosur të pezullojë për një afat të pacaktuar veprimtarinë tregtare të shoqërisë “Echotec Energy Service”.

Në dokumentin e siguruar nuk jepen arsyet e këtij vendimi, megjithatë lëvizja e Gaz Pajës ngre pikëpyetje mbi të gjithë historinë e shpalljes së tij si “investitor strategjik”.

Nga gaztor, në investitor strategjik

Gazmend Paja, një aktor prej vitesh në skenën e Portokallisë, në mënyrë paralele ka ushtruar edhe aktivitetin privat në fushën e beach-barit, në zonën e Dhërmiut, në bregdetin jugor të Shqipërisë.

Gjithashtu, ai është i njohur për raportet e ngushta dhe publike me kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e arrestuar të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Aktori Gazmend Paja nuk e ka fshehur asnjëherë miqësinë me Veliaj. Ai është përfshirë rregullisht në fushatat elektorale për Partinë Socialiste në Tiranë. Gjithashtu, emri i Pajës rezulton edhe në dosjen hetimore që ka hartuar Prokuroria e Posaçme ndaj kryebashkiakut të Tiranës.

SPAK-u thotë se ka zbuluar një apartament të fshehur të Veliajt tek zona rezidenciale “Kodra e Diellit” në Tiranë, një pronë e cili më parë ishte përdorur nga Gazmend Paja. Për këtë episod, Prokuroria e Posaçme akuzon Veliajn për “fshehje pasurie” dhe ndërtuesin Gentian Sula se është përpjekur të fshehë gjurmët e veprës penale. Ndërkohë, pas deklarimeve të dhëna në Prokurori, aktori Gazmend Paja e ka përjashtuar veten nga çdo dyshim të mundshëm.

Në vitin 2019, Komiteti i Investimeve Strategjike (KIS), një strukturë që drejtohet nga Rama, miratoi statusin e investitorit strategjik për projektin “Dhërmi Resort”.

Sipas vendimit, projekti do të realizohej nga kompanitë “Startek” dhe “Echotec Energy Service” dhe vlera e tij përllogaritej në rreth 14 milionë euro.

Dokumentat zyrtare tregojnë se kompeksi turistik do të ndërtohej në një sipërfaqe 133 mijë metra katrorë, në territorin e Himarës.

Një prej dy kompanive që fituan statusin e investitorit strategjike, “Echotek Energy Services” është në pronësi të Gazmend Pajës.

Pas miratimit të këtij vendimi, opozita dhe ekspertë të ndryshëm të fushës së ligjit, ngritën dyshime se Gazmend Paja ishte thjesht një “prestanome” (pra, një emër në mbulim) për llogari të miqve të tij të fuqishëm politikë, Rama e Veliaj. Megjithatë, këto akuza mbetën vetëm në planin e deklarimeve publike.

Paja i dha “gaz” investitorit strategjik

Historia e projektit strategjik “Dhërmi Resort” ka nisur në vitin 2017. Në atë kohë, kompania “Startek” aplikoi e vetme për të marrë statusin e investitorit. Por, aplikimi dështoi.

Komiteti i Investimeve Strategjike, me vendimin nr. 28/2, dt. 20 nëntor 2017, ia ktheu kërkesën aplikuesit, me argumentin se “projekti është i pamaturuar”.

Për rreth 2 vjet, “Startek” shpk, në pronësi të Lulzim Mehmetaj, nuk bëri përpjekje të tjera për të maturuar projektin.

Ndërkohë, në 24 Prill 2019, Gazmend Paja blen nga miku i tij, Alket Cakaj, aksionet e shoqërisë “Echotec Energy Services” për vetëm 100 lekë të reja.

Shoqëria “Echotec…” ishte krijuar në vitin 2017 nga Cakaj dhe kishte si objekt të veprimtarisë “Pastrimi i të gjitha depozitave të hidrokarbureve. Në fushën e ndërtimit të objekteve ushtarake, rikonstruksione të veprave të artit, objekteve industriale, autostrada, në fushën e ndërtimit të veprave hidroenergjitike, etj.”

Shoqëria, gjatë të gjithë ekzistencës së saj, nuk ka publikuar asnjë bilanc tregtar në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe nuk dihet nëse ka pasur aktivitet real.

Megjithatë, vetëm 5 muaj pasi Gazmend Paja blen aksionet e “Echotec Energy Services”, kjo e fundit aplikon së bashku me “Startek” për të marrë statusin e “investitorit strategjik”, me projektin e kompleksit turistik në Dhërmi, i cili ishte refuzuar më herët.

Përfshirja e Gaz Pajës në aplikim rezultoi fatsjellëse për aplikimin. Komiteti i Investimeve Strategjike, me vendimin nr. 2/3, datë 2 shtator 2019, vendosi “Miratimin e statusit të investorit për projektin e investimit me potencial strategjik ‘Dhërmi Resort”.

Përfshirja në investim strategjik me vlerë 14 milionë euro, të kompanisë “Echotek Energy Services”, pa bilance të deklaruara dhe e blerë për vlerën minimale 100 lekë të reja, nuk ngriti asnjë alarm të  kuq tek institucionet ligjzbatuese, për të vlerësuar nëse ishte një skemë klasike pastrimi parash. Megjithatë, 7 vjet pas Gazmend Paja fitoi statusin e “investitorit strategjik”, ai vendosi të pezullojë aktivitetin e kompanisë.

 

Marrë nga Boldnews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Aktgjykimi i Hagës, reagon Richard Grenell

Protesta në Prishtinë, qytetarët thyejnë xhamat e godinës së EULEX-it

109 ditët e protestës për djalin e pankartës, Ani Marku

Asnjë serb nuk u dënua nga Specialja me ashpërsinë e dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

Besmir Beja rrit taksën e zhdoganimit të makinave me urdhër të brendshëm

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Alarmi për pacientët me kancer/ Mungojnë barnat antitumorale
Artikulli tjetër Sorosi financon me 3.3 milion dollarë protestat në Minesota

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Beogradi nuk humb kohë, përdor aktgjykimin për të goditur UÇK-në
Aktuale Fokus Koment Politike Rajoni 16 Shtator, 2026
Gjykata e Lartë kundër draftit për pagat e magjistratëve
Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 16 Shtator, 2026
Dosja “Balluku”/ Vëllezërit Alban dhe Olsi Eftimi të “Atelier 4” paraqiten në SPAK
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 16 Shtator, 2026
Gjykata Speciale “ia kaloi” dhe Millosheviçit/ 10 vite e kishte dënuar Serbia
Fokus Kryesore Opinion Politike Rajoni Sociale 16 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.