KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: “Anulim Loje”, arti kthen pabarazinë në videolojë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > “Anulim Loje”, arti kthen pabarazinë në videolojë
AnalizeFokusKryesoreOpinionSocialeZhvillim

“Anulim Loje”, arti kthen pabarazinë në videolojë

Përditësimi i fundit: 20 Maj, 2026 11:10 am
38 Shikime
Share
8 Min. Leximi
SHARE

Nëse ke luajtur ndonjëherë një video lojë dhe ke humbur, humbja zakonisht vjen nga një gabim. Mund të mos kesh kaluar pengesën, nuk ke llogaritur mirë lëvizjen apo nuk je mjaftueshëm i shpejtë. Mirëpo, gjithmonë ekziston mundësia ta nisësh nga fillimi me qëllimin për të fituar.

Për shumë vajza dhe gra në Shqipëri, loja duket e manipuluar që në nisje. Pavarësisht sa përpiqen, sa kujdesen apo sa luftojnë, humbja mund të jetë e shkruar paraprakisht.

Këtë realitet na e sjell projekti artistik “Anulim Loje”, një rrëfim vizual në formën e videolojës, krijuar nga Jolin Matraku dhe Lea Tabaku, i cili fton këdo të reflektojë mbi pabarazinë gjinore, realitetin që shumë vajza dhe gra përjetojnë çdo ditë dhe raportet me sistemin patriarkal.

“Zgjodhëm ti sillnim këto statistika nëpërmjet logjikës dhe estetikës së videolojërave, si një medium shumë popullor, por që funksionon në një parim shumë të thjeshtë që nëse ti përpiqesh vazhdimisht, ti mund t’ia dalësh, mund të fitosh. Donim që këtë premtim ta kthenim përmbys. Si do të funksiononte nëse kjo lojë do të ishte e manipuluar dhe ti nuk do të fitosh kurrë?!”, shprehet Jolin Matraku për Citizens.al.

Sipas Matrakut, ky është një paralelizëm i mirë me realitetin e grave sot në Shqipëri.

Përdorimi i videolojës si medium ishte gjithashtu një zgjedhje strategjike për të komunikuar edhe me djemtë dhe burrat, të cilët, sipas artisteve, shpesh e shohin diskutimin mbi barazinë gjinore si të ekzagjeruar.

“Është pak e vështirë që t’ju përqasesh, kur qëndrimi i tyre është që gratë tashmë po marrin shumë liri, shumë barazi, shumë të drejta dhe nuk vihen kurrë në këpucët e vajzave dhe të grave. Ne përdorëm këtë formë, për t’ju ardhur dhe atyre afër botëkuptimit dhe për t’ju shpjeguar se si kur loja është e manipuluar ose sistemi është i manipuluar, nuk ka rëndësi se sa përpiqesh, kur në fund dihet që do të humbasësh”, u shpreh Lea Tabaku.

Jolin dhe Lea kanë themeluar një kolektiv feminist artistik, “Kolektivi Zanat”, ku çdo ditë me punët e tyre krijuese vizuale trajtojnë tema sociale, barazinë gjinore dhe shoqërore. Por këtë herë donin ta sillnin mesazhin e tyre ndryshe, jo vetëm si vepër për tu parë, por edhe si një përvojë ku publiku të përfshihej emocionalisht.

Përmes tre lojërave të ndërtuara mbi statistika konkrete bazuar në të dhënat e “Un Women” në Shqipëri, projekti vendos lojtarin në realitetin e një vajze shqiptare.

“Personazhi kryesor i lojërave është një personazh vajze, gruaje, pasi donim ta përcaktonim shumë mirë që ky është realiteti i grave. Mund të kishim përzgjedhur të bënim edhe pamje ku ti je brenda lojës, por donim ta tregonim që ky është një realitet që i përket grave, në mënyrë që të sensibilizonim edhe më mirë publikun se si është realiteti i grave sot në Shqipëri”, u shpreh Jolin Matraku.

“Loja 1: Shmang pengesat dhe kalo e sigurt linjën e finishit”

Loja e parë interpreton statistikën e parë, ku një në dy vajza përjetojnë dhunë gjatë jetës së tyre.

“Vendndodhja e gjithë lojës ndodh natën për të reflektuar edhe këtë momentin shumë të vështirë që shumë vajza dhe gra përjetojnë, rrezikun, në një rrugë qyteti gjatë natës që ndoshta duket shumë e paimagjinueshme për shumë njerëz, por është një rrezik i vërtetë. Në momentin që kalon pengesën e fundit, pra hidhet në gropën e fundit, kjo gropë dyfishohet dhe vajza automatikisht humbet”, na tregon Lea Tabaku.

Sipas artisteve, loja synon të tregojë pikërisht barrën që shoqëria ua lë grave: të ruhen më shumë, të shmangin rrezikun, të bëjnë gjithçka “siç duhet”, ndërkohë që problemi qëndron te vetë sistemi.

“Sepse i ngelet gjithmonë barra grave që të mundohen më shumë, të përpiqen më shumë, të bëjnë më mirë, të shmangin rrezikun, ndërkohë që nuk është kështu se është vetë sistemi që është i ndërtuar kundra tyre”, shpjegon Matraku.

“Loja 2: Gjej rrugën për në shtëpi”

Në lojën e dytë, personazhi gjendet në një hapësirë të shkretë dhe të zymtë, duke udhëtuar drejt shtëpisë, vendit që teorikisht duhet të përfaqësojë siguri.

Gjatë rrugës, ajo përballet me objekte simbolike: një pasqyrë ku nuk arrin të shohë veten, mure që mund të shemben në çdo moment dhe karrige të paarritshme.

“Më në fund ajo arrin në shtëpi dhe aty kuptojmë se fundi i saj, ose vdekja ose humbja e lojës, ndodh pikërisht në vendin që supozohet të jetë mbrojtja e saj. Kështu dalim te statistika e dytë, ku 60% e femicidit ndodh brenda shtëpisë së viktimës dhe 90% të rasteve autori i krimit është një partner ose një familjar”, rrëfen Lea Tabaku.

Sipas Jolin Matrakut, në këtë pikë ju është dashur të luajnë pak me konvencionin e shtëpisë si hapësirë e sigurt.

“Për gratë mesa duket nuk është hapësirë e sigurt, duke qenë se krimi më i rëndë ndodh brenda vetë shtëpisë së tyre dhe nga persona të cilët janë premtuar që do e mbrojnë dhe do e duan”, shpjegon Matraku.

“Loja 3: Mposht demonin patriarcus”

Në lojën e tretë, Jolin dhe Lea kanë përcjellë një fenomen që vijon të ndodhë ende në shoqërinë shqiptare, martesa e hershme e vajzave.

“Është një përqindje shumë e lartë e vajzave që ende martohen përpara se të bëjnë 18 vjeç. Është 13% dhe 1% është vajza që martohen përpara se të bëjnë 15 vjeç”, shprehet Jolin.

Sipas Leas, në këtë lojë ka një përballje me patriarkun i shfaqur në lojë si demon.

“Vajza gjithmonë ka epërsi në lojë, derisa në fund përmbyset gjithçka dhe shohim se si çdo gjë kthehet kundër dhe demoni, patriarku tashmë fiton lojën. Mbyllet këtu për të thënë që sado që të luftojmë dhe sado që të përpiqemi dhe sado që të kemi epërsi, gjithmonë do të jemi në disavantazh”, argumenton Lea.

Jolin dhe Lea shprehen se përzgjedhja e statistikave që vendosën të përçojnë përmes vizualizimit nuk ishte rastësore. Ato nxjerrin në pah hendekun mes Shqipërisë dhe vendeve të BE-së në çështjet e të drejtave të grave.

“Ne synojmë të bëhemi pjesë e Bashkimit Evropian, por kur vjen puna te të drejtat njerëzore dhe barazia gjinore, jemi ende shumë mbrapa,” thotë Matraku.

“Anulim Loje” vjen në kuadër të Javës së Evropës dhe do të qëndrojë e hapur pranë Qendrës së Artit Agimi deri më 21 maj.

 

Marrë nga Citizens.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Rusia nuk garanton më, askënd

Incident te Gjykata e Durrësit, shkëputet pllaka nga fasada e institucionit

Skandali i ‘skllavit seksual’ në JPMorgan, drejtuesja shqiptare padit ish-bankierin për shpifje

Irani dëshiron t’ia dorëzojë Rusisë rezervën e uraniumit të pasuruar

Shkurtimet e vendeve të punës në Britani arrijnë nivelin më të lartë në pesë vjet

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Video-call me kryeministrin/ Si u mashtrua zyrtari i lartë nga Inteligjenca Artificiale?
Artikulli tjetër Shqiptarët u ushqyen me mish importi në Prill

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Më pak nxënës dhe maturantë në Shqipëri
Analize Kryesore Sociale Zhvillim 20 Maj, 2026
Shqiptarët u ushqyen me mish importi në Prill
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Maj, 2026
Video-call me kryeministrin/ Si u mashtrua zyrtari i lartë nga Inteligjenca Artificiale?
Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Maj, 2026
Shefi i policisë së Romës: Grupet shqiptare milionat e kokainës i investojnë në ndërtim
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.