KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Video-call me kryeministrin/ Si u mashtrua zyrtari i lartë nga Inteligjenca Artificiale?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Video-call me kryeministrin/ Si u mashtrua zyrtari i lartë nga Inteligjenca Artificiale?
AnalizeFokusKryesoreSociale

Video-call me kryeministrin/ Si u mashtrua zyrtari i lartë nga Inteligjenca Artificiale?

Përditësimi i fundit: 20 Maj, 2026 11:04 am
48 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Një histori mashtrimi është sjellë sërish në qendër të vëmendjes, këtë herë me metodë më të sofistikuar ku mesazhet nuk kanë mjaftuar.

Bëhej fjalë për 60 mijë euro, shumë që mashtruesit synonin të përfitonin përmes presionit dhe manipulimit, nga një drejtor i një ndërmarrjeje të madhe shtetërore.

Shifra u kërkua nga babë e bir, Kledis dhe Kujtim Muzhaqi, të cilët u hoqën si kryeministri Edi Rama.

Gjithçka nisi me një mesazh të pazakontë që mbërriti në aplikacionin e enkriptuar SIGNAL, në telefonin e një drejtori të një ndërmarrjeje të madhe shtetërore.

“Si jemi me objektivat?”, shkruhej në mesazhin që vinte nga një numër i panjohur.

Drejtori e ka hapur mesazhin, ndërsa vetëm pak çaste më vonë ka marrë një VIDEO CALL. Kur është përgjigjur, në ekran i është shfaqur kryeministri Edi Rama, me syzet karakteristike të kuqe që ai përdor shpesh në daljet publike. Pas mbylljes së telefonatës ka mbërritur një tjetër mesazh:

“Rama jam, më dërgo 60 mijë euro në Elbasan. Komuniko me këtë numër”.

Drejtori ka njoftuar Policinë e shtetit ku sektori Kundër Krimit Ekonomik në Policinë e Tiranës organizoi menjëherë një operacion të mirëfilltë, duke inskenuar takimin në Elbasan sikur shuma do të dorëzohej. Pikërisht gjatë këtij operacioni ranë në pranga Kledis dhe Kujtim Muzhaqi.

Policia dyshon se imazhi i Edi Ramës në video-call është krijuar me Inteligjencë Artificiale, një metodë e re që po përdoret nga grupet kriminale për të manipuluar dhe zhvatur zyrtarë apo biznesmenë.

20-vjeçari Kledis Muzhaqi u la në masën “arrest shtëpie”, ndërsa babai i tij, Kujtim Muzhaqi, në masën “arrest me burg”. Hetuesit janë të bindur se babë e bir nuk kanë vepruar të vetëm.

 

Marrë nga Infonews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Rusia nuk garanton më, askënd

Incident te Gjykata e Durrësit, shkëputet pllaka nga fasada e institucionit

Skandali i ‘skllavit seksual’ në JPMorgan, drejtuesja shqiptare padit ish-bankierin për shpifje

Irani dëshiron t’ia dorëzojë Rusisë rezervën e uraniumit të pasuruar

Shkurtimet e vendeve të punës në Britani arrijnë nivelin më të lartë në pesë vjet

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shefi i policisë së Romës: Grupet shqiptare milionat e kokainës i investojnë në ndërtim
Artikulli tjetër “Anulim Loje”, arti kthen pabarazinë në videolojë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Më pak nxënës dhe maturantë në Shqipëri
Analize Kryesore Sociale Zhvillim 20 Maj, 2026
Shqiptarët u ushqyen me mish importi në Prill
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Maj, 2026
“Anulim Loje”, arti kthen pabarazinë në videolojë
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Maj, 2026
Shefi i policisë së Romës: Grupet shqiptare milionat e kokainës i investojnë në ndërtim
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.