KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Arbitrazhi i Londrës bllokon qeverinë për shtetëzimin e Aeroportit të Vlorës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Arbitrazhi i Londrës bllokon qeverinë për shtetëzimin e Aeroportit të Vlorës
AnalizeFokusKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Arbitrazhi i Londrës bllokon qeverinë për shtetëzimin e Aeroportit të Vlorës

Përditësimi i fundit: 17 Shtator, 2026 9:51 am
14 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Qeveria Shqiptare ka pësuar një pengesë serioze juridike në përpjekjen për të marrë kontrollin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës pas njoftimit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për zgjidhjen e parakohshme të kontratës koncesionare.

Me një urdhër emergjent të datës 16 shtator 2026, arbitri i emëruar në procedurën e administruar nga ICC-ja ka vendosur masë sigurimi duke urdhëruar që Ministria të mos marrë posedimin ose kontrollin operacional të aeroportit, të mos kërkojë dorëzimin e aseteve dhe të mos e zëvendësojë shoqërinë koncesionare VIA me një operator tjetër.

Vendimi ndalon gjithashtu çdo veprim që mund të ndryshojë gjendjen ekzistuese ose të përshkallëzojë më tej mosmarrëveshjen, deri në krijimin e Tribunalit të Arbitrazhit që do ta shqyrtojë çështjen në themel.

Edhe pse në këtë fazë nuk është vendosur përfundimisht mbi vlefshmërinë e zgjidhjes së kontratës, zbatimi i pasojave të saj më të rëndësishme është bllokuar. Praktikisht, Qeveria nuk mund të marrë aeroportin dhe as t’ia kalojë projektin një operatori tjetër.

Urdhri përbën një zhvillim të rëndësishëm në konfliktin ndërmjet VIA-s dhe Ministrisë dhe ngre pikëpyetje serioze mbi nxitimin me të cilin autoritetet shqiptare tentuan të krijonin një situatë të pakthyeshme përpara shqyrtimit të plotë të mosmarrëveshjes.

Njoftimi i Zgjidhjes së kontratës do të hynte në fuqi ditën e nesërme më 17 shtator 2026, pra 30 ditë pune pas shpalljes së tij nga Ministria e Infrastrukturës me 5 gusht. Por urdhi i Gjykatës së Arbitrazhit në Londër, e ndalon qeverinë të zgjidhë kontratën apo të marrë ndonjë veprim për të shpronësuar konçesionarin deri në shqyrtimin e tij e çështjes në themel.

Kjo e vendos aeroportin e Vlorës përballë një skenari të gjatë vonese, nëse qeveria nuk do të gjejë zgjidhje me koncesionarin aktual, pasi çështja e arbitrazhit mund të marrë vite për të shkuar deri tek vendimi final.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shqipëria, ‘parajsa’ e pensionistëve italianë

“Durana Tech Park”, ‘lavatriçja’ e Edi Ramës

“Politika shqiptare, të shohë veten në pasqyrën e demokracisë”

Turizmi rrit kërkesën për akomodim

Furnizimi me ujë në Durrës u përkeqësua në vitin 2025

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Clark për dënimet në Hagë: S’kam parë asnjë dëshmi që e justifikojnë këtë vendim
Artikulli tjetër Tender me klientët e AKSHI-t, KQZ dyshohet se skualifikoi një kompani me shkak të sajuar

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“Revolucioni Flamingo” përballë censurës në “Meta”
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 17 Shtator, 2026
Gjykata fajësoi Thaçin, por dokumenti i vitit 2000 sfidon versionin e Hagës për Behajdin Allaqin
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 17 Shtator, 2026
Lezhë / Skandali me zgjedhjet? Sekuestrohen listat e votuesve, zbardhet vepra penale që po hetohet
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Politike Sociale 17 Shtator, 2026
Tender me klientët e AKSHI-t, KQZ dyshohet se skualifikoi një kompani me shkak të sajuar
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Opinion Zhvillim 17 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.