KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: ARRSH dhe OSHEE një muaj pa drejtim
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > ARRSH dhe OSHEE një muaj pa drejtim
AktualeAnalizeFokusKryesoreSociale

ARRSH dhe OSHEE një muaj pa drejtim

Përditësimi i fundit: 16 Dhjetor, 2025 12:06 pm
283 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Edhe pse ka kaluar rreth një muaj nga pezullimi nga detyra i zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe nga vendosja e masës së sigurisë “arrest shtëpie” për kreun e ARRSH-së, Gentian Gjyli dhe atë të OSHEE-së, Erald Elezi, këto dy institucione kyçe të sektorit energjetik dhe infrastrukturor vazhdojnë të jenë praktikisht pa drejtim.

Burime bëjnë me dije se bordet drejtuese të OSHEE-së dhe ARRSH-së nuk janë mbledhur për të zgjedhur drejtues të rinj, duke e lënë menaxhimin e institucioneve në një situatë pasigurie dhe pa vendimmarrje të qartë. Në një moment kur kërkohet funksionim normal dhe përgjegjësi institucionale, mungesa e drejtimit rrezikon paralizimin e punës dhe shtyrjen e vendimeve të rëndësishme.

Situata ka ngritur pikëpyetje të forta mbi arsyet e kësaj zvarritjeje, ndërsa burimet sugjerojnë se mosmbledhja e bordeve nuk është aspak rastësore. Dyshimet janë përqendruar te ideja se Balluku po i mban këto institucione “peng”, për të ruajtur kontrollin real mbi to dhe për të ndikuar në vendimmarrje nga prapaskena. Sipas këtyre burimeve, kjo heshtje institucionale është një strategji e qëllimshme bllokimi, që synon ruajtjen e influencës politike mbi OSHEE-në dhe ARRSH-në, sektorë strategjikë të lidhur drejtpërdrejt me tenderë, projekte madhore dhe flukse financiare milionëshe.

Kritikët flasin për një ushtrim të pushtetit “në distancë”, ku mungesa e emërimeve të reja shërben si mekanizëm për të ruajtur status quo-në dhe për të penguar çdo ndryshim që do t’i çlironte institucionet nga kontrolli personal.

Në vend që procesi i pezullimit dhe më pas rikthimi në detyrë me vendim të Gjykatës Kushtetuese të shërbente për të sqaruar përgjegjësitë dhe për të rikthyer funksionimin normal të institucioneve, realiteti tregon një kapje të vazhdueshme politike të tyre, duke i mbajtur OSHEE-në dhe ARRSH-në në një gjendje paralize funksionale, pa drejtim të qartë dhe pa vendimmarrje transparente, çka minon transparencën dhe vetë legjitimitetin e qeverisjes.

 

Marrë nga Balkanweb.com

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kush do ta qeverisë Izraelin/ Një ish-gjeneral po rrëzon Netanyahun

Topi i Artë 2026, Mbappé ishte shumë afër fitores!

Plagosje me armë zjarri dhe shpërthim me eksploziv në Tiranë

Reuters: Pse Gjenerata Z po udhëheq valën e protestave në Evropë?

Zgjedhjet në Izrael/ Garë e ngushtë mes Netanyahut dhe Eisenkotit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Rreth 11% e popullsisë ka aftësi në programim! Shqipëria e fundit në vendet e rajonit
Artikulli tjetër Tenderat e AKSHI-t “djegin” edhe zv. drejtorin e Policisë, SPAK “furtunë” brenda bluve

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Gazeta belge: Masat e propozuara nga Rama, rikthim në komunizëm
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike 28 Tetor, 2026
BE forcon kufijtë kundër emigracionit
Analize Bota Fokus Politike Zhvillim 28 Tetor, 2026
SHBA përgatitet për një sulm të ri ndaj Iranit
Analize Bota Fokus Politike Zhvillim 28 Tetor, 2026
Një dorë jep, tjetra merr, dhe të dyja janë të qeverisë!
Finance Koment Kryesore Opinion Politike Sociale 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.