KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Arsenal-Atletico Madrid, sonte mësohet finalisiti i parë i Champions-it
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Arsenal-Atletico Madrid, sonte mësohet finalisiti i parë i Champions-it
AktualeAnalizeSocialeSporti

Arsenal-Atletico Madrid, sonte mësohet finalisiti i parë i Champions-it

Përditësimi i fundit: 5 Maj, 2026 9:48 am
260 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë, Arsenali e di shumë mirë se një tjetër paraqitje e fortë në shtëpi ndaj Atlético Madridit mund t’i japë fund pritjes së gjatë për një finale në UEFA Champions League.

Ky është një sezon simbolik për londinezët, pasi bëhen plot 20 vite nga hera e fundit që arritën në finalen e kompeticionit më të rëndësishëm europian për klube. Forma aktuale jep arsye për optimizëm: “Topçinjtë” janë të pamposhtur në këtë edicion (10 fitore, 3 barazime), duke mbajtur edhe tetë herë portën e paprekur. Në fundjavë, skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta dominoi 3-0 ndaj Fulhamin, duke konsoliduar vendin e parë në Premier League.

Në “Emirates”, Arsenali ka qenë pothuajse i pathyeshëm në Europë, me vetëm një humbje në 24 ndeshjet e fundit (17 fitore, 6 barazime). Këtë sezon ka fituar pesë nga gjashtë ndeshjet në shtëpi në Champions.

Nga ana tjetër, Diego Simeone dhe Atlético Madrid janë të detyruar të fitojnë për të kaluar më tej. Spanjollët vijnë nga një sukses 2-0 ndaj Valencias në LaLiga, duke siguruar praktikisht një vend në “top-4”. Tani fokusi është i gjithë te Champions-i, ku synojnë finalen e parë që nga sezoni 2015/16.

Statistikat janë në favor të tyre në gjysmëfinale europiane, me gjashtë fitore në shtatë të fundit, përfshirë eliminimin e Arsenalit në UEFA Europa League në vitin 2018. Megjithatë, forma jashtë fushe mbetet problematike: vetëm tri fitore në dhjetë transfertat e fundit dhe tri humbje në Champions këtë sezon, të gjitha ndaj skuadrave angleze.

Historiku gjithashtu favorizon anglezët. Atlético është mposhtur 4-0 në këtë stadium gjatë fazës së ligës dhe ka humbur gjashtë nga shtatë vizitat e fundit në Angli. Ndërkohë, Arsenali është i pamposhtur në nëntë përballjet e fundit ndaj ekipeve spanjolle (7 fitore, 2 barazime).

Sa u përket protagonistëve, Bukayo Saka rikthehet në formë të shkëlqyer, pasi shënoi dhe asistoi në fundjavë. Nga ana tjetër, Antoine Griezmann mbetet arma kryesore e Atlético-s, sidomos në pjesën e dytë të ndeshjeve. Mungesë e rëndësishme për spanjollët pritet të jetë Julián Alvarez.

 

Marrë nga Marca.com

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lirohen katër nxënësit shqiptarë të ndaluar në Mal të Zi, pse bënë simbolin e shqiponjës

Champions League sot/ Spektakël me nëntë sfida

Apeli i Posaçëm vendos për Vlora Hysenin/ Arrest shtëpie sërish, ish-drejtoresha e SHISH

Progres-Raporti i KE për Shqipërinë 2026/ Kritika për Kuvendin, ndërhyrjet politike në drejtësi dhe lirinë e medias

“Ngërçi institucional e ka penguar Kosovën, në rrugën e anëtarësimit në BE”

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Manchester City shmang ‘in extremis’ humbjen ndaj Evertonit
Artikulli tjetër Gjykata e Lartë zbut paraburgimin/ A mund të përfitojnë tani Veliaj, Meta dhe Beqja?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Marta Kos në Parlamentin Europian: “Tirana duhet të vazhdojë punën në sistemin e drejtësisë dhe mjedisit”
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 4 Nëntor, 2026
Erion Veliaj zhvendoset nga sektori i paraburgimit të Fierit në atë spitalor
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 4 Nëntor, 2026
Stërvitje pranë Aeroportit të Rinasit, Ministria: Nuk ka emergjencë reale
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 4 Nëntor, 2026
Qeveria planifikon mbi 1 miliard euro për projekte hekurudhore
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 4 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.