KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Gjykata e Lartë zbut paraburgimin/ A mund të përfitojnë tani Veliaj, Meta dhe Beqja?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Gjykata e Lartë zbut paraburgimin/ A mund të përfitojnë tani Veliaj, Meta dhe Beqja?
FokusKryesoreOpinionPolitikeZhvillim

Gjykata e Lartë zbut paraburgimin/ A mund të përfitojnë tani Veliaj, Meta dhe Beqja?

Përditësimi i fundit: 5 Maj, 2026 9:54 am
58 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Një vendim i ri i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë mund të tronditë praktikën e deritanishme të paraburgimit në Shqipëri. Gjykata ka thënë se masa “arrest me burg” nuk duhet të jepet më si zgjidhje pothuajse automatike, siç ka ndodhur rëndom deri tani, por vetëm si masë përjashtimore, kur provohet qartë se alternativat e tjera nuk mjaftojnë. Një praktikë kjo që s’ishte kundërshtuar deri kur Edi Rama zgjodhi ta bëjë çështje publike.

Në thelb, Gjykata e Lartë ka rrëzuar një interpretim të dhënë 15 vjet më parë, sipas të cilit mjaftonte që gjykata të arsyetonte se burgu ishte “i përshtatshëm” për rastin konkret, pa pasur detyrimin të analizonte seriozisht masa të tjera sigurie. Tani kjo logjikë ndryshon.

Sipas vendimit të ri, prokurori dhe gjykata duhet të japin arsyetim të individualizuar, të mbështetur në fakte konkrete, pse një person duhet të mbahet në burg para gjyqit. Nuk mjafton më pesha e akuzës apo rëndësia politike e çështjes. Gjykata duhet të shohë rrethanat konkrete të faktit, mënyrën si është kryer vepra, por edhe të dhënat që lidhen me vetë personin: personalitetin, sjelljen, rrethanat familjare dhe rrezikun real që ai paraqet. 

Kjo është arsyeja pse vendimi mund të ketë pasoja të menjëhershme edhe për të arrestuarit “VIP” të politikës, që ndodhen prej muajsh apo më shumë se një viti në paraburgim. Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, ish-presidenti Ilir Meta apo ish-ministri Ilir Beqja mund ta përdorin këtë vendim për të kërkuar rivlerësim të masës së sigurisë. 

Dhe pikërisht këtu qëndron pesha e vërtetë e vendimit. Gjykata e Lartë po thotë se paraburgimi nuk duhet të jetë më rregulli, por përjashtimi. Pra, një i arrestuar nuk duhet të mbahet domosdoshmërisht në qeli thjesht sepse akuzohet për një vepër të rëndë. Prokuroria duhet të provojë pse ai person nuk mund të hetohet apo gjykohet me një masë më të butë, si arrest shtëpie apo detyrim paraqitjeje.

Kjo nuk do të thotë se Veliaj, Meta apo Beqja do të lirohen automatikisht. Por do të thotë se ata kanë tani një armë të re ligjore për të sfiduar paraburgimin e tyre.

Pra, vendimi i sotëm nuk prek vetëm një çështje teknike procedurale. Ai mund të hapë një debat të madh mbi mënyrën si është përdorur paraburgimi në Shqipëri deri më sot dhe, në raste të caktuara, të ndryshojë edhe fatin e disa prej emrave më të njohur të politikës që ndodhen pas hekurave. Kujtojmë se Edi Rama e nxorri çështjen e paraburgimit si magjistari që nxjerr lepurin nga kapelja, kur prangat e SPAK-ut po i afroheshin dhe Belinda Ballukut, ish-zëvendëses së tij që vazhdon gëzon imunitet parlamentar edhe sot.

 

Marrë nga Lapsi.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

A është Trump më keq se Obama? Bomba iraniane

Kush ka frikë nga gjyqi publik i Erion Veliajt?

Prokuroria: Korrupsioni ka shënuar rënie, gjatë vitit 2025

Shqipëria ndër vendet me normën më të lartë të vdekshmërinë nga grimcat e pluhurit

“Cunami” i turistëve paralizon qytetet italiane

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Arsenal-Atletico Madrid, sonte mësohet finalisiti i parë i Champions-it
Artikulli tjetër Kushtetuesja shqyrton ankimin e PD-së për komisionet hetimore për McGonigal

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Greqia, gati ligjin për skuterat/ I ndalon për të miturit
Aktuale Analize Fokus Rajoni Sociale 8 Maj, 2026
Projektet “e dështuara” të së ardhmes digjitale
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 8 Maj, 2026
6 propozimet gjermane për zgjerimin e BE-së
Analize Koment Kryesore Politike Sociale 8 Maj, 2026
Avioni më i madh transportues në botë zbarkon në Kosovë
Aktuale Fokus Rajoni Sociale Te Tjera 8 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.