Banka e Shqipërisë ka ulur me 4 herë normën maksimale të interesit për kreditë konsumatore.
NEI maksimal ose e cilësuar ndryshe si norma efektive e interesit, do të jetë afro 71%, nga 95.1% që ka qenë deri në fund të muajit janar. Çfarë do të thotë se një qytetarë do të përfitoj duke shlyer një shumë me vlerë më të ulët në fund të mbylljes së kredisë konsumatore sesa paguante para muajit shkurt.
Banka e Shqipërisë bënë të ditur se interesi për kreditë konsumatore është ulur me 4 herë që prej vitit 2022 kur ka hyrë në fuqi kjo rregullore për kufizimin e interesave për këto hua, që në të shumtën e rasteve merren për të përballuar shpenzime të papritura.
Jo vetëm për kreditë deri në 200 mijë lekë, por një rënie të normës së interesit maksimal do të ketë edhe për shuma deri në 600 mijë lekë. Ku NEI maksimal ra nga 37.4% në 36.5%. Ndërsa interesat për shumat nga mbi 600 mijë lekë deri në 2 milionë lekë do të jenë 14.7%.
Aplikimi i një norme tavan interesi për kreditë kosnumatore sipas Bankës së Shqipërisë u ndërmor me qëllim për të mbrojtur individin nga norma abuzive të aplikuara nga institucione financiare jobanka në vend.
Marrë nga Top Channel